• |
ide | kryesore

Giuntoli i kujton Inter titullin e 2002, ku ndihmoi edhe Inzaghi: “Kënaqësi të kujtosh 5 majin në Romë”

F1, Sport
Giuntoli



Juventus pothuaj e siguroi Champion League pas barazimit 1-1 në Olimpico kundër Romës. Tani duhen vetëm 3 pikë në tre ndeshje për matematikën e Cristiano Giuntoli nuk ngurroi të thumbonte rivalët e Inter. Drejtori Sportiv bardhezi ka folur për një përvjetor të rëndësishëm për tifozët e Juventus: “Në çfarë konsiston ADN-ja bardhezi? Ndërkohë, 5 maji është gjithmonë një kënaqësi për t’u kujtuar në Romë për ne juventinët – ishin fjalët e drejtorit sportiv Giuntoli për Dazn -. Më pas duhet të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes. Kjo do të ishte një arritje e madhe, gjithçka është në duart tona. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të marrë pikët e nevojshme”.

Më pas Giuntoli foli për rinovimin e kontratave të lojtarëve si Rabiot dhe McKennie: “Kemi pasur një pjesë të parë të mirë të sezonit, pak të nën ton në kthim. Megjithatë, skuadra shënoi shumë pikë, të drejtosh gishtin te dikush është e padrejtë. Ky grup djemsh është i jashtëzakonshëm, me trajnerin dhe klubin ne po mendojmë vetëm për rikthimin në Champions League. Ata janë djem që po bëjnë mië, futbollistë të rëndësishëm. Në fund të vitit do të ulemi të flasim për të ardhmen”.

Lexo më tejVideo/ Inter kampion i Italisë për herë të 20, Acerbi e Thuram ‘qepin’ yllin e dytë: tre të përjashtuar në derbi

Në fund, Giuntoli u ndal edhe në të ardhmen e Chiesa: “Ndërkohë është një e tashme e mrekullueshme. Ne shkojmë mirë me djalin dhe stafin e tij, çdo rrugë do të vendoset së bashku. Jemi shumë të fokusuar në objektivin tonë që është rikthimi në Champions League”.

ÇFARË NDODHI NË 5 MAJ 2002?

5 maji 2002 është një datë e paharrueshme për tifozët e futbollit. Inter nuk kishte fituar një titull kampion prej trembëdhjetë vjetësh dhe, me vetëm një javë të mbetur, ata kishin një pikë avantazh ndaj të dytit në renditje, Juventus dhe dy ndaj të tretit, Romës. Më 5 maj 2002, Inter duhej të përballej në ndeshjen e fundit kundër Lazios, në Stadio Olimpico në Romë. Para ndeshjes, shumë opinionistë besonin se zikaltrit kishin një detyrë të lehtë, duke marrë parasysh pozicionin tashmë të konsoliduar të Lazios dhe binjakëzimet mes dy tifozerive. Megjithatë, Lazio ende po luftonte për një vend në Kupën UEFA dhe tregoi se dëshironte të fitonte ndeshjen pavarësisht një fillimi të dobët, duke u imponuar në fund 4-2. Juventus, në anën tjetër, fitoi 0-2 në Udine me golat e Trezeguet e Del Piero dhe u shpall kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *