• |
ide | kryesore

Video/ Milan blindon vendin e dytë mes grevës së tifozëve, 5-1 ndaj Cagliari: Bolonja fitore për Champions në Napoli

Sport, Video
Milan


Në javën e 36 të Serie A, Milan mposhti 5-1 Cagliari, duke iu rikthyer sukseseve në kampionat pas 4 takimesh dhe duke siguruar vendin e dytë. Në një San Siro surreal, protesta e ultrasve kuqezinjve që sërish këtë mbrëmje nuk shfaqën flamuj dhe bënë grevë tifozllëku, kuqezinjtë e thyen ngërçin në minutën e 36′ falë Bennacer. Pioli hodhi në fushë Leao në fillimin e pjesës së dytë për të dëmtuarin Chukëueze dhe Milan bëri diferencën, i udhëhequr nga portugezi. Leao fillimisht goditi traversën dhe më pas shërbeu për Pulisic me një asist brilant për golin e dyfishimit (59′). Nandez ngushtoi diferencën, por Reijnders, Leao dhe Pulisic nënshkruajnë sërish për një shuplakë të fortë për shpresat e Cagliari. Ranieri ende duhet të djersitje për të arritur shpëtimin.

NAPOLI 0-2 BOLOGNA

Bolonja arriti një sukses të madh në Maradona, duke mposhtur Napoli 2-0 në javën e 36 të Serie A. Në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Champions League, Bologna e drejtuar nga Thiago Motta likuidoi napolitanët, duke zgjidhur situatën në minutat e para të ndeshjes. Fillimisht ishte Ndoye ai që goditi me kokë 1-0 (9′) duke paraprirë Di Lorenzo në krosimin e Odgaard. Më pas, në një goditje të Calafiori ishte Posch ai që shënoi të dytin (12′). Një Ravaglia perfekt ndali çdo tentativë të napolitanëve, përfshirë penalltinë e Politano (21′).

Lexo më tej: Theo Hernandez, i thotë ‘po’ Bayern Munich: Milan i detyruar ta shesë me ‘vullnetin e lojtarit’

Një sukses që lejon kuqeblutë të zënë momentalisht vendin e tretë, duke kaluar Juventus dhe duke rritur distancën nga vendi i pestë. Praktikisht një Champions i siguruar, edhe pse për matematikën duhet pritur ende. Napoli, rrezikon të humbasë vendin e tij në Evropë, me vendin e shtatë që mund të largohet edhe më tej me Fiorentinën që mund t’i kalojë të kaltrit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *