• |
ide | kryesore

Lautaro, argjentinasi me idhull një kolumbian: “Ky është motivi përse më quajnë Demi”

Sport
Lautaro



Lautaro Martinez ishte protagonisti i Matchday Program para Inter-Torino, ndeshja e parë e zikaltërve pas sigurisë matematikore të titullit të njëzetë kampion. Sulmuesi argjentinas foli për veten e tij duke nisur nga origjina dhe duke mbërritur te suksesi i fundit i arritur me fanellën e zikaltërve.

“Që fëmijë kam përballuar çdo sfidë me synimin për t’u rritur. Jam larguar nga shtëpia në moshën 15/16 vjeç duke ndjekur një ëndërr dhe hap pas hapi kam arritur shumë synime që i kam dashur gjithmonë”. Kështu nis historia e gjatë e Lautaro Martinez, i cili më pas vazhdoi: “Çdo etapë dhe çdo fillim ishte i çmuar. Goli i parë me Racing, i pari në kombëtare, i pari me Inter… Që kur kam ardhur në Milano kam gjetur njerëz që më donin dhe më ndihmuan. E tifozët na mbështetën kudo me të njëjtën forcë”.

Lexo më tej: Sherr në derbi, Adli akuzoi Barella si simulues, Lautaro e injoron: “Po ti kush ka*in je?”

IDHULLI E PSEUDONIMI

“Si fëmijë më pëlqente të studioja matematikën dhe biologjinë, më pëlqenin numrat dhe gjithçka që tregonte për jetën. Futbolli ka qenë gjithmonë aty, që në zanafillë, idhulli ishte Radamel Falcao, një sulmues që më frymëzoi me mënyrën e tij të të jetuarit dhe të lojës. Mirëpo, pseudonimin “Demi” e fitova te Racing, ma vunë dy shokë të skuadrës kur mbërrita. Më thanë që godisja fort, se kisha shumë fuqi dhe se ishte e vështirë të më ndalonin, “Demi” lindi prej aty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *