• |
ide | kryesore

Lautaro “lan duart”, çështja kalon te Marotta: “Dua të rinovoj, por në futboll nuk i dihet kurrë”

Sport
Lautaro



” Në futboll nuk dihet kurrë, por në Milano ndihem mirë dhe vullneti im është të rinovoj”. Muzikë për tifozët e Inter fjalët e thëna nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Inter tregoi edhe një herë të gjithë lidhjen e tij me ngjyrat zikaltër në mes të dialogëve për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026. Toro, që nuk shënon që prej 28 shkurtit, u kthye të flasë edhe për derbin e 22 shkurtit: “Fitimi i yllit të dytë në shtëpinë e tyre ishte i veçantë. Ne bëmë histori”.

Argjentinasi, forca tërheqëse e skuadrës së Inzaghit, por një protagonist negativ në Champions League me penalltinë vendimtare të humbur në natën e Madridit, pranoi: “Kur Milan fitoi titullin dy vjet më parë, ne vuajtëm shumë – ishin fjalët e 26 vjeçarit nga Bahia Blanca -. Nuk do ta harrojmë kurrë ditën e derbit që na dha titullin. Që nga momenti që po bëheshin llogaritë për të fituar titullin, data e derbit ishte e veçantë për ne”.

Lexo më tejVideo/ Sassuolo ‘macja e zezë’ e Inter: Laurienté dënon kampionët e Italisë

I ftuar në studion e Fabio Fazio në ‘Nove’, Lautaro Martinez u projektua për objektivat e tij të radhës: “Pasi kam fituar Kupën e Botës me Argjentinën, tani ëndrra ime është Champions League me Inter. Që kur kam ardhur në Milano, të gjithë më kanë trajtuar gjithmonë në një mënyrë të veçantë. Jam mirënjohës për këtë, por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë ndodh. Vullneti im është të rinovoj, shpresojmë ta mbyll sa më shpejt çështjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *