• |
ide | kryesore

Video/ Sassuolo ‘macja e zezë’ e Inter: Laurienté dënon kampionët e Italisë

Sport, Video
Sassuolo



Sassuolo konfirmon veten si ‘macja e zezë’ e Inter në sezonin e yllit të dytë. Pas humbjes në fazën e parë, në javën e 35 të Serie A, kampionët e Italisë humbën edhe ndeshjen e kthimit ndaj jeshilzinjve, të cilët arritën Udinese me 29 pikë në zonën e shpëtimit. Në stadiumin Mapei përfundoi 1-0 në fund të një ndeshjeje të luajtur nën ton nga të besuarit e teknikut Simone Inzaghi. Laurienté (20′) zhbllokoin ndeshjen duke përfituar nga pasiguria e Dumfries. Pastaj reagimi i zikaltërve u përplas te Consigli dhe VAR (goli i Lautaro u anulua në kohën shtesë të pjesës së parë). E, në fund,  pavarësisht presionit të kryesuesve të kampionatit, në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi më.

Ndër çuditë e futbollit, hasim edhe këtë: tirani i kampionatit që humbet dy herë në dy ndaj një skuadre që po lufton për të shmangur rënien. Inter, i aftë për të dominuar egërsisht në çdo fushë, u rrëzua vetëm ndaj një ekipi në këtë kampionat, Sassuolo modeste. Pas humbjes në fund të shtatorit, erdhi një tjetër në fillim të majit. Gjithësesi shumë ndryshe, sepse mbërriti pas një jave festimesh të zikakltërve për yllin e dytë.

Nëse Inzaghi humbi mundësinë për të arritur 100 pikë dhe ndërpreu serinë prej 42 ndeshjesh me gola të shënuar, Ballardini gjen impulsin e papritur për të besuar sërish në shpëtim. Me Udinese të mbërthyer në vendin e tretë nga fundi (me një ndeshje më shumë), shpëtimi është vërtet i mundur tani. Ndër të tjera, Inter do të shkojë në Frosinone të premten dhe do të jetë në gjendje të bëhet arbitri i kësaj lufte gjithëpërfshirëse. Gjithnjë nëse luan me një frymë tjetër nga ajo festive që u pa në stadiumin Mapei.

MONZA 2-2 LAZIO

Monza dhe Lazio barazuan 2-2 në ndeshjen e javës së 35 të Serie A. Një barazim piroteknik mes bardhekuqve dhe bardhekaltërve në stadiumin U-Poëer. Lazio kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit të Immobile (11′), ndërsa në pjesën e dytë Djuric (73′) barazoi rezultatin. Pikërisht  në fund, Vecino (83′) përfitoi nga dhurata e Donati për të gjetur edhe një herë epërsinë e lacialëve. Por nuk ishte thënë të ishte një fitore për Tudor, sepse Djuric në kohën shtesë (92′ ) fiksoi barazimin për briancolët. Një pikë për secilën palë: Lazio mbetet në vendin e 7 dhe nuk arriti të kalojë Atalantën.

Serie A Italy

Monza 2-2 Lazio
Sassuolo 1-0 Inter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *