• |
ide | kryesore

Rrezikon eliminim nga vendi i fundit, Fagu bëhet qesharak: “Më pëlqeu si luajtëm”. Devolli, dedikim me puthje

Sport
Fagu


“Sigurisht e kishim vlerësuar se është trofe për t’u fituar, i dyti nga rëndësia në vend. Mendoj se gjatë gjithë kohës kishim lojën në kontroll, por nuk ishim të qartë në momentet e fundit në konkludimin e aksioneve”. Erbim Fagu mundohet të shpjegojë si ekipi i tij, me pretendimet për titull, rrezikon të eliminohet nga vendi i fundit në renditje, që duket pothuaj i rënë nga kategoria. Ajo që pastaj është absurde është se teknikut të Tiranës i ka pëlqyer ndeshja e të tijve: “Më pëlqeu mënyra se si luajtëm sot, më vjen keq që pësojmë gola shumë të thjeshtë. Ky është meraku i vetëm. Por gjithsesi kemi ndeshje kthimi që do bëjmë gjithçka për ta fituar”.

Fagu megjithatë nuk e humb besimin se kalimi në finale nuk është vendosur ende: “A mund ta kthejmë? Sigurisht që po, që e mendoj të mundshme. Nëse vazhdojmë të luajmë sixç luajtëm sot, duke minimizuar gabimet, çdo gjë është e mundur”. Tani nuk ka më një objektiv të përcaktuar sepse si kampionati ashtu dhe Kupa janë kompromentuar. Ndaj Fagu insiston që bardheblutë të kthehen menjëherë në punë: “Do punojmë padyshim për të rritur moralin nga ana psikologjike se dihet që kampionati është i rëndësishëm. Kemi ndeshje direkte me një kundërshtar para nesh. Kemi lojtarë me eksperiencë, të përqendrohemi që të kalojmë ndeshjen me Skënderbeun”.

DEVOLLI: “NUK KA QETËSI KJO PUNË”

“Kemi bërë një hap të rëndësishëm, një ndeshje shumë të mirë. Kemi marrë një rezultat shumë të mirë, por asgjë ska mbaruar pasi kemi përpara Tiranën, një skuadër shumë të fortë dhe me histori”. Bledar Devolli është në qiellin e shtatë për arritjen e Kukësit të tij. Blutë kanë dhënë shenja rikthimi në kampionat dhe janë një hap pranë finales së Kupës pas 2-0 me Tiranën në vajtje: “Ku ka qetësi tek kjo punë, ska shanse, më pëlqen që shkojmë tek porta. Unë nuk ankohem asnjëherë për rastet e humbura, unë kam për detyrë ti ccoj deri atje pastaj a hyn goli apo jo kjo është në dorë të tjetërkujt”.

Lexo më tejKukësi i vendit të fundit sheh finalen: 2-0 shokuese ndaj Tiranës me golat e Mingo e Solodovnikov

Pastaj Devolli shpjegon festimin me një puthje të dedikuar pas golit të dytë të Solodovnikov: “Kemi dhe njerëz të afërt përsa i përket dedikimit të puthjes pas golit të dytë. Që pas ndeshjes flasim me ekipin i komplimentojmë por lufta vazhdon, të jemi të përulur, të punojmë dhe sakrifikojmë se vërejtjet tona i bëjnë gjithmonë mirë çunave. Duke mos pësuar gol prej 5 ndeshjeve është gjë e mirë, e kemi marrë vetëm nga Egnatia dhe nga hiçi”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *