• |
ide | kryesore

Kukësi i vendit të fundit sheh finalen: 2-0 shokuese ndaj Tiranës me golat e Mingo e Solodovnikov

Sport
Mingo



Befasi e madhe në Kukës Arena në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi fiton 2-0 kundër Tiranës, duke hedhur një hap të fortë drejt finales së kompeticionit. Mingo dhe Solodovnikov vendosën ndeshjen, duke shokuar bardheblutë dhe teknikun Fagu, që rrezikojnë të dalin jashtë objektivit nga vendi i fundit i renditjes, që praktikisht në kampionat ka rënë nga kategoria.

Bledar Devolli e kishte përgatitur ndeshjen me detaje, edhe psikologjikisht (“nuk ka ekip më të mirë se ne”), duke arritur një fitore brilante ndaj bardhebluve. Tirana, me vetëm Metën pa disponueshëm, nuk u ngjit në nivel. Ekipi i Fagut vuajti të krijonte lojë dhe presingu lart i Kukësit i futi në krizë. Në minutën e 19′ Mingo zhbllokoi rezultatin, duke u favorizuar nga një top i goditur nga Solodovnikov. Tirana u provokua nga disavantazhi dhe ndryshoi sjellje, por kontrolli i topit u karakterizua nga një lojë sterile.

Në pjesën e dytë Tirana nuk ndryshoi mënyrën e të impostuarit, por vendasit pritën kundërsulmin për të goditur dhe mundësia nuk është se vonoi shumë. Në minutën e 59′ Solodovnikov dyfishoi shifrat duke mundur Kozin. Bardheblutë tani e kuptuan vështirësinë, por u munduan të shënonin të paktën një gol për të patur më të thjeshtë kthimin. Në minutën e 63′ dhe 74′ Tafas ishte protagonist i Kukësit, duke ruajtur portën të paprekur. Një fitore me peshë që afron Kukësin me një finale Kupe të pamenduar, duke parë renditjen e tyre në kampionat. Pasi eliminuan Partizanin, veri lindorët do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë edhe në kthimin më 24 prill.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *