• |
ide | kryesore

Nesër ‘dita pa makina’, qarkullimi i automjeteve me orar të kufizuar

Lajme, Të fundit



E diela do të jetë një “ditë pa makina” për kryeqytetarët. Kështu, qarkullimi i automjeteve do të kufizohet nga ora 06: 00 deri në orën 17:00 në disa nga segmentet kryesore në kryeqytet, ndërsa është hartuar një plan i lëvizjes për mjetet e emergjencës dhe atyre të Policisë së Shtetit.
Blutë njoftuan:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit promovues “Tirana pa makina’, në datat 5 Maj 2024 dhe 1 Qeshor 2024, në periudhat kohore nga ora 06:00 deri në oren 17:00, në segmentet e mëposhtme:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti.
– Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit”, duke filluar nga Ura e “Ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
2. Qarkullimi i automjeteve të vazhdojë në rrugën “Ibrahim Rugova”, Bulevardin “Zhan Dark”, bulevardin Bajram Curri” dhe në rrugën ‘George.W.Bush”.
3.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.
4. Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni Trenit” të devijojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.



6 Comments

  1. ….do te jete nje dite pa makina per “KRYEQYTETARĒT”….

    Kyeqytetarē tē tē gjitha kombeve, bashkohuni!🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Kryeqyqarēt…….

    1. Neser eshte dita pa makina per qytetaret, por jo per betonieret. Mbani mend e shikoni o njerez si do jete dita neser, une mendoj se neper rruge do te kete shumica kamione dhe betoniere.

  2. Prej inotit cet karstrati do rrisi cmimin dhe helmin te nafta.
    Lali do mbaje dy kara ne goje.
    Moterqirajt jane te lumtur. Populli ne sfilate me mall fallco.

  3. Keta e kane bere tiranen me hekura e me trotuare qe makinat mezi perroren e jo me te parkojne. Kur te vije nje tjeter Kryetar bashkia duhet te dale me nje eskavator e te shkule betonet e hekurat, per te mos folur per shkurret e shemtuara. Vizionet “rindytese” e kane katandisur tiranen fitimprurese vetem per ndertuesit qe po shesin garazhet 30k eur. Dhe pasdarani Veliaj me qenerit e tij shfrytezojne varferine per makiterine pa fund. Poshte rindytja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *