• |
ide | kryesore

Avril Lavigne flet për teorinë konspirative se e kanë klonuar

Paparazzi, Slider


Avril Lavigne ka qenë e ftuar në podkastin “Call Her Daddy”, ku ka folur për teorinë e konspiracionit se ajo është e klonuar dhe në fakt,vajza që shohim quhet Melissa Vandella.

E pyetur nga moderatorja Alex Cooper se cili është thashethemi më i çmendur që Avril ka dëgjuar për veten, artistja u shpreh:

“E di për çfarë po flet. Dua të them, për mua është shumë për të qeshur, se në fund, të gjithë thonë: “S’ke ndryshuar fare. Dukesh njësoj”, por ka njerëz që besojnë në një teorinë në të cilën thuhet se nuk jam unë. Të them të drejtën, s’është aq keq, se mund të ishte edhe më keq, apo jo?”, shtoi ajo duke qeshur. “Mendoj se është një teori e mirë, s’besoj të jetë negative, nuk është e frikshme”.

Në vitin 2003, pretendohej se Avril kishte ndërruar jetë në vitin 2003, pasi lançoi albumin e saj “Let Go” dhe më pas, u zëvendësua me sozinë e saj./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *