• |
ide | kryesore

William dhe Kate, të shokuar nga teoritë konspirative

Paparazzi, Slider



Princi William dhe Princesha Kate Middleton kanë qenë subjekt i teorive dhe thashethemeve të pafund konspirative javët e fundit, për gjithçka, nga shëndeti dhe mirëqenia e Middleton deri tek vendndodhja e saj.

Në një intervistë pë ET, ekspertja mbretërore. Katie Nicholl ka treguar se dyshja janë tepër të mërzitur dhe zhgënjyer nga e gjithë situata.

E di me saktësi nga burime me të cilët kam folur se William dhe Kate janë shumë të shokuar dhe sinqerisht të surprizuar nga thashethemet e çmendura që po qarkullojnë në internet. Mendoj se ka një sens të shtuar inati dhe acarimi, sidomos te William”, u shpreh ajo.

Nicholl  vazhdoi duke deklaruar se pritej që pas vizitës së Kate në fermë, e gjithë zhurma të binte, por kjo dukshëm nuk ka ndodhur, gjë që i ka bërë edhe më keq gjërat emocionalisht për William dhe Kate. “Ata kanë mijëra ndjekës në Instagram, por prapë nuk po munden t’i japin fund gjithë ç’po ndodh”, deklaroi Nicholl.

Princesha e Uellsit ka qenë subjekt i spekulimeve që kur Pallati Kensington njoftoi në fillim të këtij viti se ajo do t’i nënshtrohej një operacioni “të planifikuar  abdominal” në janar. Familja mbretërore nuk ka zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje për publikun për momentin.

Kirurgjia ishte e suksesshme dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për 10 deri në 14 ditë, përpara se të kthehet në shtëpi për të vazhduar rikuperimin e saj”, shpjegoi një deklaratë e shkurtër e shpërndarë përmes Instagramit.

Thashethem u nxitën akoma dhe më shumë vetëm disa javë më vonë kur pallati shpërndau një foto të edituar të Middleton-it të rrethuar nga tre fëmijët e saj – Princi George, 10 vjeç, Princesha Charlotte, 8 dhe Princi Louis, 5 vjeç – për nder të Ditës së Nënës në MB./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *