• |
ide | kryesore

Celine Dion zbulon arsyen pse u shfaq me pallto në Grammy

Paparazzi, Slider



Celine Dion, në intervistën e fundit për Vogue France, tregoi arsyen se pse u shfaq në skenën e Grammys me një pallto të gjatë.

Celine, pas sfidave me shëndetin për shkak të “Sindormës së njeriut të ngurtë”, u shfaq gjatë ceremonisë së rëndësishme muzikore për t’i dhënë çmimin e “Albumit të vitit” Taylor Swift. Por pas paraqitjes, fansat nisën aludimet se pse ajo u shfaq me pallton e markës Valentino.

“Unë mendova: “Mund të eci në skenë me atë pallto? Oh, po, mund të bësh ç’të duash në modë. Thjesht kënaqu, vishe atë pallto, bëje tënden. Kjo më bëri të ndihesha mirë për momentin. Të mbaja atë pallto, të fshihja veten nga gjërat e vogla...”, u shpreh këngëtarja.

Celine, në vitin 2022, tregoi se është diagnostikuar me “Stiff Person Syndrome” – “Sindroma e njeriut të ngurtë”. Dion tregoi se kjo sëmundje prek “një në një milion njerëz” para se të tregonte sesi po e trajton gjendjen e saj.

“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat dhe të flas për gjithçka që kam kaluar.

Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindroma e personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi akoma duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, tashmë e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur.

Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Europë në shkurt,” shtoi ajo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *