• |
ide | kryesore

Elbasan, 27-vjeçari thyen xhamin e dritares me grusht në gjendje të dehur, vdes pasi shkon në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Elbasanit ku ishte transportuar për mjekim një ditë më parë me plagë në krah.

Sipas policisë, ai kishte shkuar në urgjencën e spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore pasi, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte thyer xhamin e dritares, e për pasojë kishte marrë plagë të rëndë në krah.

Por, fatkeqësisht, ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagës së rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Elbasanit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *