• |
ide | kryesore

Flet Veliaj: Takimi im i fundit me Shkëlzen Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Veliaj



Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një gënjeshtër deklaratën e Ylli Rakpit se ishte takuar me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, në një lokal në periferi të Tiranës.

Veliaj u shpreh se për herë të fundit me të mund ta ketë parë në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri”, kur ishin adoleshentë. Veliaj tha se shpifjet si kjo, që shpërndahen në oborrin e selisë blu, janë faturë e asaj që ka mbjellë vetë Sali Berisha ndër vite.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj.

Vetë Shkëlzen Berisha e pati mohuar pretendimin e Ylli Rakipit në emisionin “Të paekspozuarit”, se kishte gjetur në një lokal në periferi të Tiranës Shkelzen Berishën, Erion Veliajn dhe Çim Pekën në një tavolinë, në të cilën ai pretendoi se ishte ulur vetë.

“Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë më lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjalë, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milonë eurove në aferat e inceneratorëve dhe kompanise 5D, kërkojnë dëshperimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.” – u shpreh Shkëlzen Berisha.

Veliaj iu përgjigj edhe deklaratës publike të Shkëlzen Berishës, kur tha se prej hallit që ka zënë babanë e tij, ai detyrohet të paguajë njerëz që të vijnë për të protestuar.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, deklaroi kryebashkiaku.

Por çfarë tha Ylli Rakipi, që trazoi politikën shqiptare dhe detyroi Veliajn dhe Shkëlzen Berishën të sinkronizohen ndoshta për herë të parë në historinë e tyre?

Shikoni videon më poshtë. ©LAPSI.AL 

https://www.tiktok.com/@shqiperia.imee/video/7364874378116467974?is_from_webapp=1&sender_device=pc



19 Comments

  1. EHAAAAAA…
    SA QEF KA I GJATI KUR I BEN SI I ZGJUT….
    ka per ta ca pulen fare….
    dhe me ty do fitoje zgjedhjet serist.
    do jen te gjith heppy kur te ta fuse ty

  2. Ky e ka me qejf te futmen.
    Po c’taksirat kane te tjeret ,qe ja qifsha ate jevgen oficere spiune moterqire. Zyrat e shtetit te mutit jane kthy ne prone private.
    Ju bofsha mutin ne goje.

  3. Akoma nuk ka hyre ne burg ky hajdut ndyresire? O SPAK largojeni kete nga taksat, ky nuk paska limite! Ne paguajme taksa ky vjedh, ik o homo bej test ADN te femijes se nuk e ke tendin!

  4. Ky esht dt 1979, i bje ta ket mbaru gjimnazin sh para 97s kur u bene piramidat dhe trazirat. Genjen si dreq…si gjithmon sa her hap gojen

  5. Une ke Samiu kam qene dhe kte rroskopin e bashkise e degjeneroja sa her me dilte para. Ishte nga ata tipat e shpifur qe hante peshtyma e veze kokes sa here e shikoje. Pyesni Bert Ykollarim dhe ja u thote ai..

    1. Ke harru dhe kunatin e Bashes, Erionin nje veremli me nota 5. Se nuk po flas per rroskopet Majli, Jori etj etj

    2. Po të njëjtën gjë thonë edhe për Bashën te Skënder Çaçi, … ja merrshin gocat bukën nga dora.

      Të tillë tipa dështake rekruton sorrosi, njerëz që thellë thellë i urrejnë njerzit dhe kanë inate të vjetra…. Farë e keqe!

  6. Ik ore bure kurve .
    Po leri keto deklarata o legen dhe ta kesh takuar ska gje te keqe.
    Po ju jeni monstra te gjithe ziheni diten dhe beni biznes bashke.
    Po ty bravo te qofte kur tall lesht me kete popull rural dele qe te voton

    1. Popull bythqir.
      Me 2.mije lekë në xhep dhe jannë të lumtur

      Standarti i enverit ishte tolloni triska dhe ly popull bythqir mezi lëvizi në 20.shkurt ndersa sot tall karin edhe një jabanxhi si këllira. Popull bythqir

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Në kohën e enver halesë, kur ishim studentë, familja na dërgonte 2500 lekë të vjetra kur rroga e punëtorit ishte 4000 lekë të vjetra.

        Sot një student shpenzon vetëm për ushqim 300 mijë të vjetra, kur rroga e një puntori të pakualifikuar nuk është më shumë se 400 mijë lekë të vjetra.

        Pra sot jemi më keq se në kohën e enverit, por rilindjen neokomuniste nuk e tradhëtojmë

  7. O kopili i shqipes , nuk i rruhet njeriu se kur ke taku zenin , apo se po pastron apo po mbjell peme . Akoma nuk ke dhene pergjigje pse ke vjedhur o hajdut. Pse gjasme ben sikur po punon kjo nuk e jep te drejten te vjedhesh o hale , dhe kete nuk e luan as topi o qen i poshter

  8. I gjati merr pjesen e vete nga Bankers prandaj nuk i merr taksat .Keta tallen me kete popull qe po e shkelin me kembe e kane cuar ne njefukarallik te pa shembull .Keta duhen marre zvarre dhe ti hedhim ne gremine .Legenat e ndyre njerez pa zemer pa shpirt i mallkofte Zoti aty ku ju dhemb me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *