• |
ide | kryesore

Dëshmia e Ballukut/ Kë dogji në SPAK për inceneratorin e Tiranës?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Askush nuk mund të thotë nëse Belinda Balluku luajti me përpikëri rolin që kishte parapërgatitur për veten apo vërtet qe e pushtuar nga ndonjë gaz i papërmbajtur këtë pasdite kur doli nga SPAK, por ajo mund të konsiderohet një nga njerëzit më të ngazëllyer që ka dalë ndonjëherë nga godina e prokurorisë speciale, ku u thirr për të dhënë shpjegime në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e energjisë shoqërohej nga këshilltari i saj, Florian Serjani në oborrin e prokurorisë dhe nuk e fshehu buzëqeshjen kur iu afrua gazetarëve, siç shihet nga filmimet më poshtë.

Për buzëqeshjen e Belinda Ballukut në dalje të prokurorisë mund të ngrihen shumë aludime, por që ajo pati një objektiv të qartë për ta ngarkuar me përgjegjësinë direkte të dhjetëra miliona eurove të “djegura”, kjo u duk nga fjalët e saj. Zv.kryeministrja tregoi se është treguar bashkëpunuese me SPAK, siç ia ka kërkuar partia… për ta respektuar drejtësinë e re, por ajo foli për “abuzime të pafalshme që kanë bërë pis të madh e të vogël.

“Ishte një thirrje për dosjen 255 që ka të bëjë me inceneratorin e Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosjeje. Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve për atë që ne e kemi folur gjithmonë, pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet për të ndarë një herë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm” tha Balluku.

Deklarata që bëri zv.kryeministrja në dalje të prokurorisë lë vend për hamendësime. Kush janë të këqinjtë dhe kush janë të mirët për të cilët flet Balluku në dosjen e inceneratorëve? Kush janë ata që kanë bërë punën e ndershme dhe kush duhet të marrë përsipër abuzimet e pafalshme?

Kuptohet se kur flitet për inceneratorin e Tiranës titullari kryesor është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas paraardhësit të Ballukut në detyrë, Arben Ahmetajt është e pronari faktit i inceneratorit.

Si nga mimika që shfaqi në dalje të SPAK, ashtu edhe nga deklarata për gazetarët, Belinda Balluku la të kuptohet se nuk është kursyer në informacionet që ka për këtë çështje. Në fakt, në fillim të vitit të kaluar, ajo e tha të sajën edhe me një vendim që e vuri Veliajn në një pozicion të vështirë.

Më poshtë është dokumenti i Ministrisë së Financave që dëshmon refuzimin e parave nga buxheti që administron qeveria për inceneratorin e Tiranës, duke e detyruar Veliajn të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Shkresa e Ministrisë së Financave ku pasqyrohet përgjigjia negative e Ballukut për të paguar inceneratorin e Tiranës

Se kush do t’i paguante miliona euro për inceneratorin e Tiranës (qeveria apo bashkia) ishte burim i konfliktit mes ish-Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj që kërkonte nisjen e punës për një incenerator sa më parë. Kur Arben Ahmetaj këmbënguli fort, Veliaj u detyrua të marrë përsipër angazhimin financiar me firmën e tij.

Për këtë firmën, Erion Veliajt i duhet të japë llogari se përse e nënshkroi duke anashkaluar këshillin bashkiak të Tiranës, që u mblodh disa muaj më vonë sa për sy e faqe, pasi kontrata ishte firmosur në vitin 2017.

Në mbledhjen e 15 Shtatorit 2023, në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston ende sot e kësaj dite.

“Nuk ua lë Tiranën zhulsave” bërtiste Veliaj në një moment, kur doli zbuluar, pasi me firmën e tij kishte një marrë një angazhim financiar që kishte rezultuar në një aferë korrupsioni ulëritëse.

Ish drejtori i arrestuar i ARRSH dhe ministrja Belinda Balluku

Pavarësisht buzëqeshjes këtë të mërkurë, marrëdhënia e Belinda Ballukut me SPAK nuk ka qenë gjithnjë pozitive. Disa muaj më parë, prokuroria speciale arrestoi krahun e saj të djathtë, Ervis Berberin, ish drejtor i ARRSH.

Berberi kishte ngritur një skemë të kalimit të parave në kompaninë ku kishte punuar dhe akuzohet se ndante paratë e buxhetit me miqtë e tij të vjetër. Po ashtu, mediat pranë Veliajt nuk i kanë reshtur sulmet ndaj Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj besnikë, si drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, që po sipas tyre është marrë nën hetim nga SPAK.

Lexo edhe: Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve

Lexo edhe: Si e mbrojti Veliajn djegien e milionave tek inceneratori i Tiranës

Lexo edhe: SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Veliaj shpërthen kundër gazetarëve

Lexo edhe: Pse sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i djeg Rilindjes

Fakti se pushtetarët i shohin hetimet e SPAK si përdorim të prokurorëve nga njëri apo tjetri klan në Partinë Socialiste, e ka pranuar edhe kryeministri Rama në një nga fjalimet e tij të shkurtra kohët e fundit.

“Jo po s’kam bërë asgjë, po më bien në qafë se ma bën ky e ma bën ai, se SPAK-u kështu e SPAK-u ashtu”… citoi Rama vartësit e tij gjatë një fjalimi të pak ditëve më parë, duke ia bërë të qartë se refuzon t’i përgjigjet ankesave për instrumentalizimin e prokurorëve të SPAK.

Ky citim i Ramës për ministrat dhe kryebashkiakët tregon pikërisht mendësinë që ekziston brenda në Partinë Socialiste, atë që goditjet e SPAK gjenerohen nga lufta e brendshme për pushtet. Në këtë panoramë, nuk është e vështirë të kuptohet se kujt i qeshte sot Belinda Balluku, pasi foli në SPAK për inceneratorin e Tiranës./Lapsi.al


24 Comments

  1. Shoku Mehmet…pardon, Erjon, pasi te vrase veten me pisqollë, te mbulohet me batanije se do dale ne foto!
    Porosi e Kumandantit!

    1. SPIRO KADRI YMER JA FUT KARIN NE BYTH LAL DHJERIT EDI RAMES KOL KYCIT DHE LENC VANGJEL KURVES thotë:

      SPIRO KADRI YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH KRESHNIK SPAHIUT FRRYK CYPIT KOL KYCIT MUT VELIUT

      1. E kuptoni o tironca? Veliaj ju ka vene takse per shkollat, me ato leke paguan inceneratoret. Paguani ju se ne llogari te Veliajt shkojne ato. Po mire ia bejne ketij populli qe voton per nje mashtrues dhe nje psikopat.

        1. Ku I ke tironcat 21:29!!
          Ku ka ngel tironc i vërtetë atje!! Aty kanë ngelur të ardhurit e kohës se Dullës, të ardhurit të kohës së socialistëve, ish militantë të PP nga veriu e jugu!!!
          Tironcat e vërtetë vendalinj denbabaden dhe ata trashëgimtarë të atyre të zbritur në vitet e mbretërisë janë të larguar jashtë me dëshirë dhe të detyruar në kohën e qeverive socialiste.
          Sepse nuk kanë ndryshuar. Janë po ata që luftën e klasave dhe vjedhjen e kanë në gen dhe mbi të gjitha hëngrien e kokave të njëri tjetrit, siç dhe në këtë rast!!

          1. Cilat Tironca? Kolonet kokcepsh Turq shkurtabiq, kokcepsha,kembshtrember, vesh si radar, me shallvare, me pishtar qe hanin vetem ferges, hudhra dhe pinin raki duke uleritur dum Baben per Osmanet? Tirana ku femrat mbulpheshin me keq se ne Afganistan apo ku shkurtabiqet rrinin me shallvare? Korca nderkohe ishte pishtar ne Ballkan dhe me gjere si nga mirqenia, kultura dhe inteligjenca dhe quheshe Parisi i Vogel. Ju erdhen jugoret me ne Krye Korcaret dhe ju bene njerez o kafshe kurde

  2. Porosia eshte qe ta vrasi me dy plumba dhe jo me nje.
    P.S. Aman o zot le ta vrasi se nuk durohet me ky gay qe ben si hamshor.
    Balluku me duket 100 here me mire se ky plehu

  3. Problemi nuk eshte ke dogji “Madam Butterfly” .
    Problemi nuk eshte nese doli duke qeshur apo duke qare , doli e ngazellyer apo e hidheruar .
    Problemi i vetem dhe me kryesori eshte se ky vend po varferohet dhe ç’popullohet perdite e me shume .
    Problemi eshte se shqiperia dhe shqiptaret çdo dite e me shume po dalin me “buze te kuqe” dhe nuk dine ku te “perplasin” koken nga skamja dhe padrejtesite e pafundme .
    Problemi eshte : apo digjen dhe po shqyhen midis tyre hijenat apo po digjet dhe po shkaterrohet shqiperia dhe shqiptaret ? Revolucioni , vetem revolucioni eshte zgjidhja .

  4. ANDI BUSHATI I TALL KEQ ZAGARET E EDI RAMES KADRI YMER KELLIREN DHE KOL KYCIN SALLAKS thotë:

    ARRESTOHET SPIRO KADRI YMER KELLIRA ,POLICIA E KAPI KADRI YMERIN. SE PO I MBANE GOJA ERE. MUTI DHE PO MASTURBON NEPER AMBIENTE PUBLIKE

    -YMERIT DO JA KEPUSIN BOLET NE SPITAL SE PO E TURPERON TE GJITHE SHQIPERINE DUKE MASTURBUAR NE VENDE PUBLIKE
    -KOL KYCIT SALLAKS I ESHTE BERE VEREJTJA E FUNDIT SE EDHE AI PO MASTURBON LIVE NE SKYPE

  5. Po per Rruget e shtruara me Flori kur do te pyetet Kjo Shushunje🤤 thotë:

    Kjo. Ka vjedhur aq shume sa nuk i ben syri Terrrr Kur do te denohet Kjo Shushunje. Per dy Anijet ne Vlore. Qe marrin cdo dite nga taksat e Shqiptareve te varfer 🤥🤮🤥🤮

    1. Ngazëllohet kjo por do t’i vijë radha dhe kësaj sepse është më shumë protagoniste në vjedhje dhe më shumë se Veliaj.

  6. Ngazëllohet kjo por dhe kësaj do t’i vijë radha sepse është protagoniste në vjedhje e korrupsion më shumë se Veliaj.

    1. Sa do të ngazëllehet kjo zonjë nuk se në këtë korrupsion galopant nuk ka dhe ajo pjesën e vet.
      Dhe në aferën e inçeneratorit të Tiranës qeveria qendrore me Ramën në krye kanë përgjegjësinë e tyre e veçanërisht kjo që ishte drejtuese e dikasterit që mbulonte këtë sipërmarje.
      Sepse 2 letra nuk janë të mjaftueshme por duhet të ndërhynte për ndalim të një içeneratori që nuk ekzistonte por u la qëllimisht të vazhdonte vjedhja sepse ishte dhe ajo e Shqipërisë i saj ,Rama me duar në atë tepsi!!

  7. E qeshur idiote!

    Te dalesh nga dera e nje Prokurorie apo Gjykate duke qeshur, keta mavite e Ripjerdhjes kam pare!

    Do e mbajme mend kete epoke leshi qe po kalojme!

  8. Ke dogji ne SPAK Ballukja? Natyrisht qe lali Dhjerin qe nuk e sheh dot me sy jo me ta duroje mbi koke pas Rames.
    Dhe me kryesorja – Ballukja kerkoi siguri te plote se SPAK do ta njoftoje paraprakisht nese edhe asaj do ti duhet te caje ferren andej nga ka ikur paraardhesi i saj Arben Ahmetajt…

  9. Akuza/ Berisha shkeli sërish arrestin, avokati: Ish-eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit,pasuria kriminale e serbit salih po behet rrush e kumbulla qe salihu te zbrese nga ballkoni i arrestit.aty si nje Qen serb do te ngordhesh o salih.

  10. A e gjeni dot se kush fërkon duartë e thotë “ngrënshi kokat e njeri tjetrit” kur përplasen me njeri tjetrin krerët e PS ?

  11. Cilat Tironca? Kolonet kokcepsh Turq shkurtabiq, kokcepsha, kembshtrember, vesh si radar, me pishtar qe hanin vetem ferges, hudhra dhe pinin raki duke uleritur dum Baben per Osmanet? Tirana ku femrat mbuloheshin me keq se ne Afganistan apo ku shkurtabiqet rrinin me shallvare? Korca nderkohe ishte pishtar ne Ballkan dhe me gjere si nga mirqenia, kultura dhe inteligjenca dhe quheshe Parisi i Vogel. Ju erdhen jugoret me ne Krye Korcaret dhe ju bene njerez o kafshe kurde

  12. Kemi gjetur informacione tjetër për tenderat të ineneratorit tiranës fajtori është Erion Veliaj kryebashkiaku i tiranës këto tenderat i kemi marrë kallëzime nga kolegët e Bashkisë Tiranës kemi parë shifra të vjedhura nga paratët e shqiptarëve nga taksat dhe kemi parë shumë lista te vjedhura tenderash pra gjykata do caktojë arrest me burg për Erion Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *