• |
ide | kryesore

Dosja e SPAK/ Si u fut Erion Veliaj në skemën e inceneratorëve

Arkiva, Kryesore, Lajme



Dosja e SPAK ka zbuluar fakte të forta për implikimin e Arben Ahmetajt në skemën e inceneratorëve, por nga hetimet del se edhe Erion Veliaj u kompromentua në nxitimin që e përfshiu për inceneratorin e Tiranës. Madje në dosje dalin veprime të dyshimta edhe për bashkëpuntorë të tij të afërt në bashki.

Herën e fundit që ka folur për inceneratorin e Tiranës, në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nuk mund të ndërhyjë sepse kompanitë që janë këtij projekti mund të padisin në arbitrazh shtetin shqiptar.

Por nga një lexim i shpejtë i kapitujve në dosjen për Arben Ahmetajn kuptohet se pas inceneratorit të Tiranës janë po ata njerëz; Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri, Alqi Bllako etj. Me të vetmin ndryshim, që këtu implikohet edhe Erjon Veliaj dhe vartësit e tij.

Lapsi.al sjell më poshtë në mënyrë të përmbledhur kapitullin për inceneratorin e Tiranës në dosjen e SPAK kundër Arben Ahmetajt. Përmbledhja e 30 faqeve vjen si një lexim më i thjeshtuar i gjetjeve të SPAK në aferën e Tiranës.

Lefter Koka fut në skemën e inceneratorëve Tiranën dhe Erion Veliajn

Kapitulli i pestë/ Paragrafi i parë i dosjes “Ahmetaj” zbërthen me detaje si u shpreh fillimisht nevoja për trajtimin e mbetjeve të Tiranës dhe si devijoi ideja e Veliajt nga zgjerimi i landfillit sipas modelit të partneritet publik-privat në një incenerator me partneritetin publik-privat me ofertë të pakërkuar. Kuptohet e gjithë skema u vu në zbatim nën tutelën e grupit Ahmetaj, Koka, Mërtiri, Zoto dhe Veliaj.

Prokurorët e SPAK e nisin raportimin për Tiranën me kërkesën e Veliajt për zgjerimin e landfillit, sipas studimit të porositur nga paraardhësi i tij në bashki, Lulzim Basha. Ky projekt nuk ishte e thënë të realizohej me gjithë përpjekjet që bëri Veliaj në fillim.

Lexo edhe: Dosja/ Bankomati Klodian Zoto pagoi fundjavat e luksit të Arben Ahmetajt

Shkëlqim Cani si Ministër i Financave e refuzoi në Janar të vitit 2016 për shkak të mangësive në dokumentacion, si mungesa e studimit të fizibilitetit. Kur merr vesh për nevojën që kishte Veliaj për ta përmirësuar trajtimin e mbetjeve futet në lojë Lefter Koka, ministër i mjedisit.

Në një shkresë në fillim të Marsit 2016 Koka gati e merr në zotërim nismën e Erion Veliajt me një grup pune ku fut edhe vartësit e Arben Ahmetajt. Praktikisht nis puna për ta përsëritur edhe një herë skemën e Elbasanit dhe Fierit, gjithnjë nën dirigjimin e Klodian Zotos në prapaskenë.

I pari që i shkruan ishte Veliaj, që kërkon zgjerim të landfillit, ndërsa në përgjigjen që i kthen, Lefter Koka shkruan: “Duke ju referuar diskutimeve të stafeve teknike të bashkisë dhe ministrisë është gjetur mirëkuptimi, për të vazhduar këtë procedurë nga ministria sa më parë, sipas legjislacionit në fuqi”.

Në dosjen e SPAK përmendet edhe një përpjekje e dytë e Erion Veliajt për zgjerimin e landfillit me PPP kur Shkëlqim Cani u zëvëndësua nga Arben Ahmetaj, por edhe ky i dyti e refuzoi.

Pas këtyre refuzimeve, Veliaj i futet skemës së Lefter Kokës. Në fund të fundit kjo skemë kishte funksionuar për Elbasanin dhe për Fierin dhe sipas të gjitha gjasave rezultonte më pak e kushtueshme se kostot që kishte nxjerrë studimi i Lulzim Bashës.

Edhe vartësit e Lefter Kokës vihen në punë. Në dosjen e SPAK pasqyrohen emailet që punonjësit e ministrisë së mjedisit nisin t’i dërgojnë Klodian Zotos. Aty ishin dokumentat e punës që i vinin nga Bashkia e Tiranës.

I pari është një dokument i Majit 2017, i nisur nga Vladimir Bezhani, punonjës i ministrisë së mjediti që i shkruan Klodian Zotos. “Përshëndetje Klodi! Po të dërgoj planin rajonal dhe atë të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane. Sot kam harruar cel në shtëpi prandaj nuk komunikova me ty paraprakisht… Ladi”.

Duhet thënë se komunikimi me Klodian Zoton ishte praktikë e konsoliduar e punonjësve të Ministrisë së Mjedisit. Siç duket nga investigimi i SPAK, këta punonjës kishin kohë që ishin shndërruar në vartës të Zotos. Vërtet paguheshin nga taksat tona, por realisht i shërbenin Klodian Zotos dhe interesave të grupit Ahmetaj, Mërtiri etj.

Po në laptopin e Zotos gjatë kësaj kohe u hartua edhe kërkesa e disa kompanive private që bënin një “ofertë të pakërkuar” për një incenerator në Tiranë. Nis kështu farsa, sa për sy e faqe për të gllabëruar 128 milion euro me plehrat.

Në dosjen e SPAK, pasi bëhet e qartë se roli i Klodian Zotos ishte koordinimi i punonjësve të Ministrisë së Mjedisit shkruhet: “Në kompjuterin e Klodian Zotos është gjetur një dokument i datës 15.6.2016 me autor Vladimir Bezhani (punonjës i Ministrisë së Mjedisit shën. Lapsi.al), i modifikuar për herë të fundit në datë 20.6.2016, ku shfaqet një letër në gjuhën angleze drejtuar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Në këtë letër parashtrohet se shoqëritë Energy Recuperator S.P.A, Demare s.r.l, Arcadis s.r.l, Paul ëurth s.a dhe ITS shpk të specializuara në ndërtimin e landfilleve, ndërtimin e inceneratorëve etj paraqesin letër interesi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bashkisë Tiranë”.

Kapitulli i pestë/ Paragrafi i dytë dhe i tretë i dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ndjek hapat se si u ngrit Komisioni për dhënien me konçension/PPP ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese. Në dosjen e SPAK përmenden emrat e Valbona Ballgjinit, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

Këta ishin përfaqësues të disa ministrive dhe të bashkisë së Tiranës.

Disa janë të arrestuar. Jo për inceneratorin e Tiranës, por për firmat që kanë hedhur për inceneratorët e Elbasanit apo atë të Fierit. Ajo që vihet re në dosjen e SPAK është se prokurorët kanë gjetur shkelje skandaloze të ligjit nga ky komision, por nuk veprojnë.

Refuzimet e Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës

Në paragrafin e tretë, SPAK sjell një kërkesë të hartuar nga Lefter Koka për Arben Ahmetajn për inceneratorin e Tiranës. Me pak fjalë, Koka kërkon nga Ahmetaj që të garantojë pagesën e 4 viteve të para për inceneratorin e Tiranës sepse bashkitë e qarkut të Tiranës nuk kanë mjaftueshëm para.

Por Ahmetaj e refuzon. Ai arsyeton se studimi i fizibilitetit është jopërfundimtar dhe i pashoqëruar me draft-kontratën për koncensionin. Sipas Ahmetajt, kërkesa nuk plotëson kushtin që paratë që kërkohen të jenë nën buxhetin e miratuar vjetor dhe nën tavanet e shpenzimeve për periudhën afatmesme.

Ky nuk është as rasti i parë, as i fundit që Ahmetaj refuzon të japë firmën për inceneratorin e Tiranës. Gjatë të gjithë procedurës ai ka disa kundërshtime me shkrim, të regjistruara në dosjen e SPAK. Por në të njëjtën dosje, prokurorët kanë konfirmuar se në anën tjetër vazhdonte komunikimi i Arben Ahmetajt me Klodian Zoton që hartonte shkresat në shërbim të Lefter Kokës dhe të tjerëve.

Skemat e Klodian Zotos, Rama firmosi bonusin për kompaninë që nuk ekziston

Paragrafi i katërt i dosjes përmban të gjithë procedurën që futi në paligjshmëri Këshillin e Ministrave në shërbim të kompanisë inekzistente të Klodian Zotos. Duke qenë se dokumentat që merrte në shqyrtim komisioni i konçensionit hartoheshin nga Klodian Zoto, këta nuk e vunë ujin në zjarr as për një verifikim minimal, siç ishte kujdesi për të kontrolluar në QKB nëse ekzistonte apo jo kompania që do të fitonte koncensionin.

Ndodhi që Komisioni për dhënien me konçension të inceneratorit miratoi studimin financiar dhe dhe propozoi dhënien e një bonusi prej 8 pikësh për kompaninë  e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V sh.p.k, kur kompania nuk ekzistonte ende.

Në emailin që i nis Klodian Zotos pasi komisioni ka diskutuar për planin e biznesit që ai kishte hartuar, punonjësja e Ministrisë së Mjedisit Alba Thoma i shkruan “Bravo” duke e uruar për suksesin. Aq i pëlqeu antarëve të komisionit puna e Klodian Zotos sa i kërkuan Lefter Kokës të niste procedurat për t’i dhënë kompanisë Integrated Energy B.V sh.p.k një bonus prej 8 pikësh.

I përfshirë nga ethet e miliona eurove që do të sillte inceneratori i Tiranës, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka shpërndan menjeherë shkresën në ministritë e tjera për bonusin e kompanisë që nuk ekzistonte.

Në dosjen e SPAK shkruhet: Në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqërua Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ky është një nga momentet për të cilat, Ermonela Felaj që në atë kohë ishte Ministre për Shtetin sot thotë me krenari se ka firmosur kundër. Sepse Integrated Energy BV sh.p.k u themelua ne 30 gusht te vitit 2017. Plot 9 muaj pasi vendimit te qeverise qe i jepte asaj bonusin e pikeve.

“Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, shkruajti Felaj në përgjigjen e saj për Lefter Kokën.

Nëse procedura do kthehej mbrapsht do të merrte shumë kohë. Felajt i kthyen një përgjigje sa për të larë gojën dhe ajo ia la për të firmosur drejtoreshës së saj të kabinetit, Rovena Vodës. Kjo më pas u promovua si zv.Ministre e Brendshme dhe përfundoi në burg për një çështje korrupsioni.

Procedurën nuk e ktheu mbrapsht as Këshilli i Ministrave. Edi Rama firmosi bonusin për Klodian Zoton, megjithëse kompania u regjistrua në QKB rreth 9 muaj më vonë.

Prokurorët e SPAK e kanë me Arben Ahmetajn. Ai kishte akoma më shumë vërejtje për ofertën, megjithatë lejoi dhënien e bonusit prej 8 pikësh nga qeveria. “Konstatohet se nuk ka penguar vijimin e mëtejshëm të procedurës, pasur parasysh faktin se shoqëria për të cilin kërkohej bonusi nuk ekzistonte sipas legjislacionit shqiptar” shkruhet në dosje.

Ahmetaj kërkoi firmën e Veliajt në inceneratorin e Tiranës

Paragrafi i pestë në kapitullin për inceneratorit të Tiranës në dosjen e Ahmetajt ndoshta sqaron se përse perceptohet në publik një përplasje mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Duket sikur me kundërshtimet e tij, Ahmetaj donte t’ia linte të gjithë faturën e kripur të inceneratorit Bashkisë së Tiranës. Dhe ashtu ndodhi.

Arsyet për të cilat Ahmetaj po e frenonte projektin ishin disa, por më kryesorja ishte një qartësim që kërkonte ai se shpenzimet do të përballoheshin nga bashkitë e qarkut të Tiranës dhe jo nga buxheti i qeverisë.

Kur Lefter Koka tentoi ta sqarojë me një email të datës 21 Shkurt 2017 se shoqëria që fitonte konçensionin do ta bënte “me fondet e veta një investim prej 120 milion euro” dhe se shpenzime të tjera do të përballoheshin nga Bashkia e Tiranës, atëherë Arben Ahmetaj i kërkon një pohim me shkrim direkt nga Erion Veliaj.

“Duke qenë se në studimin e fizibilitetit shpreheni se Qarku i Tiranës është financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit, kërkojmë nga ana juaj marrjen e miratimit me shkrim nga ky qark”  ishte zgjidhja që propozonte Ministri i Financave për kolegun e tij të Mjedisit.

Kjo kërkesë e detyroi Erjon Veliajn të firmosë një dokument që e bën kandidat për SPAK. Bëhet fjalë për dokumentin e marsit të vitit 2017 përmes të cilit ai e futi Bashkinë e Tiranës në një angazhim financiar me vlerë rreth 91 milion euro, pa pyetur më parë Këshillin Bashkiak.

Por për çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë, vendimi duhet marrë nga Këshilli Bashkiak, jo nga kryetari. Veliaj e mori miratimin e Këshillit Bashkiak në Shtator, por kontrata tashmë ishte nënshkruar në Gusht.

Kjo shkresë, të cilën Veliaj e ka nënshkruar nën trysninë direkte të Arben Ahmetajt ka qenë thembra e Akilit në të gjithë retorikën e Veliajt, pasi për këtë ai është sulmuar ashpër gjatë të gjithë kohës.

Një zbulim i SPAK mund të jenë disa emaile mes punonjëseve të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mjedisit pikërisht për këtë shkresë. Njëra thotë se e ka dërguar, tjetra thotë se mungon. Pas disa shkëmbimesh, dokumenti që përmban firmën e Veliajt dërgohet dorazi në Ministrinë e Financave.

Dokumenti me te cilin Veliaj futi Bashkine e Tiranes ne kontraten qe i kushton 91 milion euro
Dokumenti me te cilin Veliaj futi Bashkine e Tiranes ne kontraten qe i kushton 91 milion euro

Sapo Ahmetaj merr firmën e Veliajt ai e kalon konçensionin duke shkruar aty “pa koment”. Në dosjen e SPAK, prokurorët kanë shkruar se “personi nën hetim, Arben Ahmetaj nuk e pengon këtë procedurë pavarësisht problemeve që ajo paraqiste”.

Përmendja në dosje e Floran Pustinës

Paragrafi i 6 i dosjes së SPAK për Arben Ahmetajn nis me faktin se komisionit për dhënien e konçensionit nuk i ka mbetur shumë punë. I duhet të përmbushë vetëm disa hapa formalë, ndërkohë që Klodian Zoto vazhdon harton dokumentat për ministritë në prapaskenë.

Prokurorët e SPAK konfirmojnë edhe një herë se mes Arben Ahmetajt, Klodian Mërtirit dhe Klodian Zotos vazhdon një marrëdhënie e ngushtë.

Në një bisedë të përgjuar nga prokuroria e Elbasanit, Klodian Mërtiri dëgjohet të komunikojë me shoferin e Ahmetajt për t’i thënë se i është thyer telefoni. Në komunikim ai i referohet Ahmetajt si “fratelo”.

Tjetër moment interesant është dëshmia e një prej antareve të komisionit të konçensionit Sidita Kopliku (Temali). Në dosjen e SPAK nënvizohet se Sidita Kopliku (Temali) ka pasur presione nga titullarja e institucionit, Rovena Beqiraj që procedura koncensionare për Tiranën të finalizohej me sukses.

Ajo ka treguar dhe një rast tjetër, kur ka qenë pjesë e procedurës koncensionare në lidhje me Durrësin ku do të ndërtohej një landfill. Një këshilltar i ministrit e ka njoftuar që e kërkonte Ahmetaj në zyrë. Kopliku thotë se kur ka arritur në paradhomë, sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej Ahmetaj, i shoqëruar nga këshilltari.

Kopliku ka deklaruar në Prokurorinë e Posaçme se Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Sidita ta vlerësonte me pozitivitet.

“Sidita këtë takim e ka vlerësuar si formë presioni pasi titullar të drejtëpërdrejtë ajo kishte kryetarin e Atrako-s. Pas kësaj situate, edhe në rastin e procedurës koncensionare të Tiranës, Sidita është ndjerë në presion për shkak të asaj që kishte ndodhur për Durrësin dhe pasur parasysh edhe nxitjen e kryetares Rovena Beqiraj që kjo procedurë koncensionare e Tiranës të realizohej me sukses”, thuhet në dosjen e SPAK.

Por një tjetër ndodhi që tërheq vëmëndjen në procedurat e inceneratorit të Tiranës është dalja në skenë e Floran Pustinës, një nga miqtë e Erjon Veliajt dhe zëvëndësit të tij në bashki, Arbian Maznikut. Pustina bëhet pjesë e skemës si përfaqësues i kompanisë ligjore Tashko-Pustina, por në dosjen e SPAK ka paqartësi për rolin e tij. Aty thuhet:

Më datë 21:09:2017, ora 09:28 i dërgon i ka shkruar adresës: [email protected]: Klodi, Flonia Pls. check.

Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”. Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:

Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.
Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.
Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.

Kjo është një shkresë draft.”

Qarkullimi i draftit bosh të Këshillit Bashkiak të Tiranës nga emaili i Klodian Zotos është një akt i rëndë, që e ul Bashkinë e Tiranës në të njëjtin nivel me Ministrinë e Mjedisit të drejtuar nga Lefter Koka. Por prokurorët e SPAK e kanë lënë me kaq. Të paktën në dosjen për Arben Ahmetajn ky implikim mbetet këtu.

Nuk sqarohet se si përfundoi draft-vendimi i Këshillit Bashkiak në laptopin e Klodian Zotos, i cili pati të njëjtin akses që i kishin garantuar në administratën e ministrive ku janë arrestuar dhjetëra nëpunës.

Përpjekja e Veliajt për t’i dredhuar pagesave që mori përsipër

Paragrafi i shtatë i dosjes ka të bëjë me një konflikt tjetër mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Sërish janë në mes pagesat për inceneratorin e Tiranës. Në një letër të dërguar Ahmetajt, ku shpjegon pagesat për inceneratorin e Tiranës, Veliaj tinëzisht ia faturon disa miliona euro buxhetit të Ministrisë së Mjedisit. Por pas ankesës së kësaj të fundit, Arben Ahmetajt i është dashur të ndërhyjë.

Dosja e SPAK zbardh komunikimin mes të dyve. Ahmetaj i kujtoi Veliajt kontratën e firmosur me Zoton dhe dokumentat që e shoqërojnë atë në të cilën Veliaj zotohet t’i përballojë kostot e inceneratorit nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Ndërhyrja e Gjiknurit për pagesat e inceneratorit dhe komunikimi i drejtorit të bashkisë Taulant Tusha me Klodian Zoton

Paragrafi i nëntë i dosjes së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, prokurorët sjellin në vëmëndje se si dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj bëhen bashkë për t’u siguruar që pagesat për inceneratorët nuk do të mbeten pa u kryer dhe kjo ndodh me koordinimin e ministrisë së Gjiknurit me Bashkinë e Tiranës.

Por siç del nga dosja e SPAK, propozimi që Gjiknuri i bëri Ahmetajt kishte kaluar më parë nga laptopi i Klodian Zotos, nëpërmjet drejtoreshës së atëhershme të ministrisë së energjitikës Etleva Kondi.

SPAK ka zbuluar në dosje edhe komunikimet e Zotos me drejtorin e bashkisë Taulant Tusha. Sipas dosjes “Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave nga viti 2018 deri në qershor 2022 buxheti i shtetit ka bërë pagesa 4,9 miliardë lekë (40.7 mln euro) ndaj kompanisë Integrated Energy BV SPV të Klodian Zotos, që përfitoi përmes një skeme vjedhjeje kontratën për ndërtimin e inceneratorit te Tiranës.

Projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit që SPAK e ka përfshirë në dosje. Që nga viti 2018, bashkisë Tiranë i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që duhet t’u bëjë inceneratorëve. Pagesat vazhdojnë ende sot./Lapsi.al



41 Comments

  1. Nuk e kuptoj perse SPAK nuk merr te pandehur Veliaj? Perfshirja e tij eshte dukshem ajo e nje injoranti te etur per para!

    1. Sepse ligjërisht Veliaj është 200% korrekt me ligjin.
      Mirëpo duhet të njohësh ligjin që të mos biesh pre e interpretimeve të Lapsit.
      Pra, kush njeh ligjin, thotë : – Bravo Lapsi! Me këto që keni shkruajtur, vërtetoni se Erjon Veliaj, është në rregull me ligjin.
      Pra ka vetëm një shkresë të firmosur nga Veliaj.
      – Ajo ku ai thotë që bashkia, është parimisht, theksoje, parimisht. Dhe më tutje, është parimisht dakort që të vazhdojnë proçedurat……. Që të vazhdojnë proçedurat….. theksojeni. Dhe vazhdimi i proçedurave, mund të çojë në miratimin ose jo në këshill të ndërtimit të djegsit.
      Pra është këshilli në fund të fundit që do të vendosë, të vazhdojë, apo të mos vazhdojë, ndërtimi i djegësit.
      Dhe mesa shpalos Lapsi, këshilli bashkiak, nuk është mbledhur që të shqyrtojë projekt vendimin për ndërtimin e djegësit.
      Pra ai DRAFTI, që është përgatitur për tu paraqitur në këshill, nuk ka kaluar në këshill.
      Drafte kanë të drejtë, sipas ligjit të paraqesin disa subjekte në këshill. Në këtë rast DRAFTI, është i Ministrisë të Mjedisit.
      Por mesa paraqet Lapsi, ky DRAFT- VENDIM, nuk është bërë VENDIM, pra nuk ka asnjë vlerë.
      Sepse nuk ka kaluar në mbledhje Këshilli dhe për rrjedhojë nuk është firmosur nga Kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi.
      Pra, VAZHDIMI I PROÇEDURAVE, për të cilat Erjoni thotë se është parimisht dakort, është ndërprerë, në bashkinë e Tiranës, pikërisht në këshillin Bashkiak.
      Rrjedhimisht përgjegjësia e bashkisë Tiranë dhe e Veliajt është ZERO.
      Pra, në SPAK, veprojnë sipas ligjit, jo sipas dëshirës të lapsit.

      1. Erjon , lali , ti je mor bir qe te ka zene halli e i pergjigjesh vete komentuesve. Mos mor bir sa poshte paske rene . Do ma hake dhe ti kallamin zotrote me duket.

        1. E patë Erjonin si ju shkërdheu dje në Rrogozhinë ?
          Hani mut hani ! Nga barazim më 14 maj, 1800 vota plus dje.
          1700 demokratë votuan majtas
          Në 2025 edhe Namuti do votoj majtas.

      2. Ne rregull o Emer,,, ateher Veliaj mos te kercenoj me gjuhe mafioze gazetaren Ola. Te rrije i qete nese me ligjin esht Ok Si thu ti….

    2. Sillni dosjen/dokumentat. Dijme ti lexojme/kuptojme vete. Beni analiza, jo permbledhje (si ju do me nder b…) te dok zyrtare. Beni gazetari, jo lufte partie!

      1. Te djeq e , po te dhitet ne breke rilindja e . Ka marr era dhene e . Do degjeneroheni ne perjetesi me duket , Sala do duket shenjt para jush , ha ha ha ha ha.

    3. Nese Veliaj eshte Veliaj është 200% korrekt me ligjin, po te pergjigjem me fragmente nga dosja e SPAK! Theksoj, jane fragmente nga hetimi dhe jo “my own knowledge” o bir! Si autori i shkrimit edhe une mendoj se “nga hetimet del se edhe Erion Veliaj u kompromentua në nxitimin që e përfshiu për inceneratorin e Tiranës. Madje në dosje dalin veprime të dyshimta edhe për bashkëpuntorë të tij të afërt në bashki.”-(cituar lapsi.al)!

      “Por nga një lexim i shpejtë i kapitujve në dosjen për Arben Ahmetajn kuptohet se pas inceneratorit të Tiranës janë po ata njerëz; Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri, Alqi Bllako etj. Me të vetmin ndryshim, që këtu implikohet edhe Erjon Veliaj dhe vartësit e tij.”-pra SPAK i ka thelluar hetimet dhe per perfshitjen e ketyre personazheve te rinj per te cilet jane zbrazur 30 qeli te 313 ditet e fundit sipas gazetares Anila Hoxha @ Top Channel.

      Krimi 1: Paragrafi i parë i dosjes “Ahmetaj” zbërthen me detaje si u shpreh fillimisht nevoja për trajtimin e mbetjeve të Tiranës dhe si devijoi ideja e 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣𝐭 nga zgjerimi i landfillit sipas modelit të partneritet publik-privat në një incenerator me partneritetin publik-privat me ofertë të pakërkuar. Qe gjithsesi aty ende po paguhet landfilli ndersa kostot jane per incenerim qe nuk po ndodh, dhe aty ka groposje jo djegie!

      Prokurorët e SPAK e nisin raportimin për Tiranën me kërkesën e Veliajt për zgjerimin e landfillit! – Ta merr mendja qe eshte hequr nga Minister i Punes per tu bere Kryebashkiak sepse ER i kerkoi te bente kerkese per kete projekt? Zera korridoreve te PS e dine shume mire kete qe po them.

      Kur merr vesh për nevojën që kishte Veliaj për ta përmirësuar trajtimin e mbetjeve futet në lojë Lefter Koka, ministër i mjedisit.

      I pari që i shkruan ishte Veliaj, që kërkon zgjerim të landfillit, ndërsa në përgjigjen që i kthen, Lefter Koka shkruan: “Duke ju referuar diskutimeve të stafeve teknike të bashkisë dhe ministrisë është gjetur mirëkuptimi, për të vazhduar këtë procedurë nga ministria sa më parë, sipas legjislacionit në fuqi”.

      Në dosjen e SPAK përmendet edhe një përpjekje e dytë e Erion Veliajt për zgjerimin e landfillit me PPP kur Shkëlqim Cani (ministri refuzues i pare) u zëvëndësua nga Arben Ahmetaj, por edhe ky i dyti e refuzoi.

      Në dosjen e SPAK, pasi bëhet e qartë se roli i Klodian Zotos ishte koordinimi i punonjësve të Ministrisë së Mjedisit shkruhet: “Në kompjuterin e Klodian Zotos është gjetur një dokument i datës 15.6.2016 me autor Vladimir Bezhani (punonjës i Ministrisë së Mjedisit shën. Lapsi.al), i modifikuar për herë të fundit në datë 20.6.2016, ku shfaqet një letër në gjuhën angleze drejtuar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Në këtë letër parashtrohet se shoqëritë Energy Recuperator S.P.A, Demare s.r.l, Arcadis s.r.l, Paul ëurth s.a dhe ITS shpk të specializuara në ndërtimin e landfilleve, ndërtimin e inceneratorëve etj paraqesin letër interesi për menaxhimin e integruar të mbetjeve të bashkisë Tiranë”.

      Kapitulli i pestë/ Paragrafi i dytë dhe i tretë i dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ndjek hapat se si u ngrit Komisioni për dhënien me konçension/PPP ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese. Në dosjen e SPAK përmenden emrat e Valbona Ballgjinit, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu.

      Këta ishin përfaqësues të disa ministrive dhe të bashkisë së Tiranës.

      Disa janë të arrestuar. Jo për inceneratorin e Tiranës, por për firmat që kanë hedhur për inceneratorët e Elbasanit apo atë të Fierit. Ajo që vihet re në dosjen e SPAK është se prokurorët kanë gjetur shkelje skandaloze të ligjit nga ky komision, por nuk veprojnë.

      𝐏𝐫𝐚, 𝐬𝐮𝐩𝐨𝐳𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐪𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐝𝐨 𝐛𝐞𝐣𝐞 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐧𝐞 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞!

      Në paragrafin e tretë, SPAK sjell një kërkesë të hartuar nga Lefter Koka për Arben Ahmetajn për inceneratorin e Tiranës. Me pak fjalë, Koka kërkon nga Ahmetaj që të garantojë pagesën e 4 viteve të para për inceneratorin e Tiranës sepse bashkitë e qarkut të Tiranës nuk kanë mjaftueshëm para.

      Por Ahmetaj e refuzon. Ai arsyeton se studimi i fizibilitetit është jopërfundimtar dhe i pashoqëruar me draft-kontratën për koncensionin. Sipas Ahmetajt, kërkesa nuk plotëson kushtin që paratë që kërkohen të jenë nën buxhetin e miratuar vjetor dhe nën tavanet e shpenzimeve për periudhën afatmesme.

      Paragrafi i katërt i dosjes përmban të gjithë procedurën që futi në paligjshmëri Këshillin e Ministrave në shërbim të kompanisë inekzistente të Klodian Zotos. Duke qenë se dokumentat që merrte në shqyrtim komisioni i konçensionit hartoheshin nga Klodian Zoto, këta nuk e vunë ujin në zjarr as për një verifikim minimal, siç ishte kujdesi për të kontrolluar në QKB nëse ekzistonte apo jo kompania që do të fitonte koncensionin.

      Ndodhi që Komisioni për dhënien me konçension të inceneratorit miratoi studimin financiar dhe dhe propozoi dhënien e një bonusi prej 8 pikësh për kompaninë e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V sh.p.k, kur kompania nuk ekzistonte ende.

      I përfshirë nga ethet e miliona eurove që do të sillte inceneratori i Tiranës, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka shpërndan menjeherë shkresën në ministritë e tjera për bonusin e kompanisë që nuk ekzistonte.

      Në dosjen e SPAK shkruhet: Në këtë datë që është propozuar dhënia e bonusit, shoqërua Integrated Energy B.V sh.p.k nuk rezultonte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

      Integrated Energy BV sh.p.k u themelua ne 30 gusht te vitit 2017. Plot 9 muaj pasi vendimit te qeverise qe i jepte asaj bonusin e pikeve.

      Procedurën nuk e ktheu mbrapsht Këshilli i Ministrave. Edi Rama firmosi bonusin për Klodian Zoton, megjithëse kompania u regjistrua në QKB rreth 9 muaj më vonë.

      𝐍𝐣𝐞 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐪𝐞 𝐧𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐣𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢 𝐢𝐧𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐮 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐩𝐲𝐞𝐬𝐭𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐤𝐲 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐦𝐞𝐧 / 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢?

      Paragrafi i pestë në kapitullin për inceneratorit të Tiranës në dosjen e Ahmetajt ndoshta sqaron se përse perceptohet në publik një përplasje mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Duket sikur me kundërshtimet e tij, Ahmetaj donte t’ia linte të gjithë faturën e kripur të inceneratorit Bashkisë së Tiranës. Dhe ashtu ndodhi.

      Arsyet për të cilat Ahmetaj po e frenonte projektin ishin disa, por më kryesorja ishte një qartësim që kërkonte ai se shpenzimet do të përballoheshin nga bashkitë e qarkut të Tiranës dhe jo nga buxheti i qeverisë.

      Krimi i faktuar: Kur Lefter Koka tentoi ta sqarojë me një email të datës 21 Shkurt 2017 se shoqëria që fitonte konçensionin do ta bënte “me fondet e veta një investim prej 120 milion euro” dhe se shpenzime të tjera do të përballoheshin nga Bashkia e Tiranës, atëherë Arben Ahmetaj i kërkon një pohim me shkrim direkt nga Erion Veliaj.

      “Duke qenë se në studimin e fizibilitetit shpreheni se Qarku i Tiranës është financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit, kërkojmë nga ana juaj marrjen e miratimit me shkrim nga ky qark” ishte zgjidhja që propozonte Ministri i Financave për kolegun e tij të Mjedisit.

      𝐊𝐣𝐨 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐢 𝐄𝐫𝐣𝐨𝐧 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐛𝐞̈𝐧 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐏𝐀𝐊. 𝐁𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟏𝟕 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐭 𝐚𝐢 𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟗𝟏 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨, 𝐩𝐚 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚𝐤.

      Pra, ai e futi Bashkine ne nje angazhim te stermadh financiar dhe kjo eshte arsyeja pse taksat jane rritur, shrbimet jane ulur dhe pse Tirana eshte betonizuar sepse kosto ditore ndaj inceneratoreve per Bashkite e Tiranes eshte mbytese, prag falimenti e kaos total!

      Për çdo qindarkë që lëviz nga buxheti i bashkisë, vendimi duhet marrë nga Këshilli Bashkiak, jo nga kryetari. 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐞 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐚𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫, 𝐩𝐨𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭. Pra zoti jurist leshi, kontrata eshte fakti, detyrimi ka nisur me nenshkrimin e saj dhe nenshkruesi eshte pergjegjesi qe nuk morri paraprakisht vendimin e Keshillit por veproi ne tejkalim te kompetencave te tij!

      Sapo Ahmetaj merr firmën e Veliajt ai e kalon konçensionin duke shkruar aty “pa koment”. Në dosjen e SPAK, prokurorët mendojne te bejne koke turku Ahmetajn i cili ndoshta ka qene i sigurte se kur te vije kjo dite, koka e turkut eshte Erion Veliaj! Pra gjithe shteti eshte futur ne thes paligjshmerie nga Ahmetaj qe nuk ka ndaluar koncesionin, por ligjerisht te pandehur jane zbatuesit, aprovuesit e koncesionit!

      Ahmetaj mendoj se po kerkon Azil politik diku, por nqse e sjellin juridikisht ai e rrezon SPAK dhe futet ne nje spirale gjyqi mbi 3 vjet me e pakta.. opsion eshte parashkrimi i krimit per Kryeministrin!

      Por një tjetër ndodhi që tërheq vëmëndjen në procedurat e inceneratorit të Tiranës është dalja në skenë e Floran Pustinës, një nga miqtë e Erjon Veliajt dhe zëvëndësit të tij në bashki, Arbian Maznikut. Pustina bëhet pjesë e skemës si përfaqësues i kompanisë ligjore Tashko-Pustina!

      Kush ka punuar ne kete zyre? Gruaja e Veliaj, Ajola qe rastesisht ka qene dhe pro Bechetti .. pra nje familje qe punon kunder interesave te shqiptareve si Veliaj nuk mund te mbrohet ne keto krime!

      𝐊𝐨𝐧𝐤𝐥𝐮𝐳𝐢𝐨𝐧 𝐪𝐞 𝐡𝐞𝐝𝐡 𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐮𝐚:

      Paragrafi i shtatë i dosjes ka të bëjë me një konflikt tjetër mes Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Sërish janë në mes pagesat për inceneratorin e Tiranës. Në një letër të dërguar Ahmetajt, ku shpjegon pagesat për inceneratorin e Tiranës, Veliaj tinëzisht ia faturon disa miliona euro buxhetit të Ministrisë së Mjedisit. Por pas ankesës së kësaj të fundit, Arben Ahmetajt i është dashur të ndërhyjë.

      Dosja e SPAK zbardh komunikimin mes të dyve. 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣 𝐢 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐢 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣𝐭 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐙𝐨𝐭𝐨𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐧 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐳𝐨𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭’𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐭 𝐞 𝐢𝐧𝐜𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐬. Zotohet, pra me firme dhe vule shitesi i fiqve ka detyrim ligjor te paguaje dhe demet qe rrjedhin nga keto pagesa kolosale jane shkak-pasoje i zotimit formal te Veliaj dhe vetem Veliaj!

      Rrethi viciz nga ku s’po dilet as sot e ne vazhdim: Projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit që SPAK e ka përfshirë në dosje. Që nga viti 2018, bashkisë Tiranë i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që duhet t’u bëjë inceneratorëve. Pagesat vazhdojnë ende sot.

      Lexoje dosjen sic eshte se me propagande fashizmi, nazizmi dhe komunizmi bene krime nga me monstruozet, per te cilat u zhduken fare nga skena politike ne 90 % te botes!

      PS: Nuk jam Ahmetaj por nje ish votues idealist i PS qe tashme e urren ate parti dhe te gjithe partite e tjera qe polli pas-diktatura ne Shqiperi.

      1. O ti idealisti i PS! Pikërisht këto që thua ti janë mbrojtja më e mirë që ka Erjoni. Bravooo!
        I thuaj budallenjve të Lapsit ta lexojnë me vëmëndje

        1. Une nuk merrem me kara qe u eshte bllokuar mendja! Ik pastro tavolinen time ne Kukes se lashe pak sperme aty per ty dhe ata ne PS. Je qe je futi llapen ne bythe Erionit se do i hapet shume vrima nga pas! Hajt shendet, merr haloperidol mos harro se nuk ju ben fajde asgje ju pleqve te rrjedhur te PS

  2. Lali Eri tall kokrrat me analistat dhe mediatiksat qy lpijn sumen e saliut.Natyrisht qy fitorja e Edit dhe lali Erit dhe PS do jet mbi 95 deputet ne vitin 2029.

  3. Shumë ëndrra diabolike keni ju rilindasit o i pa emër 07:52!!! Por dardha e ka bishtin mbrapa.Loja është hapur.Opinioni publik po informohet.Drejtesia po lëviz. Ndërkombëtarët tashmë e kanë të qartë që jeni kastë hajdutësh,neofashistësh , antishqiptarë e antieuropianë.

    1. O ti Gimi o injorant kujt ne nuk kemi endra endra keni ju te non grades ju fluturoni me pras po dardha bishtin mbrapa e ka dhe prit se dhe me ju do merret Spaku se nuk harrohen firmat piramidale 97 gerdeci 21 janari kompleksi partizani po ne Socjlistet nuk mbrojim askend saper Spakun që po heton zyrtar te lart Respekt jo si juve te non grades që i hidheni per fyti dretesis kur vjen puna per hetim u nis ish prokurja Ina Rama te hetonte 21 janarin sali non grada i tha lavire bulevardesh kurse ish Presidentit Bamir Topi i tha horr bulevardesh dhe boll me na bet si eksperta

  4. Bën mirë Lapsi që boton këto dokumenta që vërtetojnë aferën lorruptive të inceneratorëve e që janë pjesë e dosjes së SPAK, pasi njihet shprehja latine “scriptum manent”,
    Por në bindjen time, lexuesi i Lapsit nuk besoj se e ka durimin ti futet që ta lexojë këtë shkrim deri në fund, sepse në fund të fundit do të jetë Gjykata e posaçme që do ti vlerësojë.
    Ajo që i intereson publikut shqiptar që të dijë , është përgjigja e pyetjes ?
    Si është e mundur që taksapaguesit shqiptarë duhet të vazhdojnë të paguajnë 90 mijë euro në ditë për këto inceneratorë inekzistentë ?
    Që këto inceneratorë , ose nuk funksionojnë ose nuk ekzistojnë fare si në rastin e Tiranës, e kjo nuk kërkon ndonjë hetim special e të zgjatur të drejtësisë, pasi çdo qytetar mund ta shohë me sytë e tij këtë realitet.
    Mbrenda një dite një prokuror i SPAK, i shoqëruar me oficerë të saj, mund ta verifikojë këtë, e të vendosë bllokimin e pagesave duke ja dërguar faktet e vendimin Gjykatës, që jep vendimin përfundimtar.
    Jo po mund të dalin problemet me arbitrazhin !!!!
    As mund të hyjë arbitrazhi për të penguar ndalesën e dhënjeve të parave për një punë që nuk kryehet, aq më tepër se për autorët ndonëse të arratisur , është dhënë vendimi i arrestimit të tyre .

    Derisa Gjykata ka dhënë vendimin e arrestimit për autorët e verifikuar të kësaj vjedhje, a mos do të dalë Gugalja e të hedhë drejtësinë shqiptare në arbitrazh ?

  5. I paemer, nje bythqir si lali ura vajgurore. Ariqen arixhiu vodhi 400 milion, te rroje partia me dildo ne goje.

    1. SPAK DHE GJPK ! STOP PAGESAVE PER INCENERATORET. NUK NA INTERESON NJERI APO TJETRI NE BURG KUR JU LEJONI VAZHDIMIN E VJEDHJES SE SHEKULLIT. JUVE GJITHASHTU PO VIDHNI !!

      BE STOP FINANCIMIT TR REFORMES NE DREJTESI SEPSE KETA TE DREJTESISE SONE JANE PO AQ TE KORRUPTUAR SA EKZEKUTIVI.

  6. Shkarkohet kryeredaktori i portalit të familjes Berisha: Më sekuestruan kompjuterin. Gjuhe e koduar per nje skandal seksual?O ceceni Gimi miku jot Pinjolli i familjes spiune ne shkoder Spahia eshte kapur nga kolegu i tij me sms seksuale dhe i shkarkuar nga ky vellai i bardh spahise,Gimi cecenet nga tv syri po fillojne te bejne publike cdo gje qe ndodh ne tv e familjes berisha,historite sapo kane filluar te behen publike

    1. I pa emër 10:30.O patronazhist enverist rilindas.Pse të djeg b…a.Pse kujton ti se Amerika marksiste do të mbrojë gjithmonë.Edhe po të sqaroj të jesh një çeçen nuk është ofendim.Se çeçenët janë një popull trim e luftarak.Sa për dijeni unë jam kryeqytetar prej më se 90 vjetësh kur im gjysh zbriti në Tiranë nga Përmeti.Pra jam dhe nga jugu.Ti nga ca djall vënd e ke origjinën.Nga Serbia sigurisht se shqiptar ti nuk je.Dhe lajmin që na thua s’është gjë tjetër gënjeshtër propagandistike rilindase.Nuk do keni shpëtim.Burgu i pret të gjithë hajdutët e antishqiptarët.

      1. Hëë, Amerika marksiste. Vetëm komunisti i vitit 1968, nuk është marksist.
        Sepse ai hante darka e dreka në vilën e Enver Hoxhës që e mbyste amerikën , bashkimin sovjetik dhe gjithë botën.
        Bar hamë dhe komunistin Sali nuk e japim.

        1. Mbi 80% e intelektualëve që arrinin të kryenin shkollat e larta në kohën e Dullës, për të ushtruar karrierën e tyre profesionale , ishin të detyruar të antarësoheshin në PPSH., përndryshe do të përfundonin në internim.
          Po është idiotësi e injorancë që një gjysëm analfabet, i cilëson të gjithë ata si “marksistë”

          Nga ana tjetër, edhe nëse ndonjë intelektual paskej pasur bindje “marksiste”, kjo nën frymën e lirisë demokratike të mendimit , nuk mund të quhet krim.
          Marksi , pamvarsisht ideollogjisë së tij utopike, të pa realizueshme, njihlt në histori si një fillozof i shquar me parime humane të barazisë shoqërore.
          Këtu duhet të dalim me pyetjen :
          A ishte Enver Hoxha e lakejtë servilë të tij të “diktaturës së proletariarit” me një formim të plotë të ideollogjisë marksiste ?
          Jo më Enveri që ishte një gjysmak i pashkollë, si dymetroshi Rama, po as Lenini, Stalini e gjithë liderët e perandorisë komuniste të Lindjes, nuk ja kishin fare idenë e teorisë fillozofike marksiste, , pot veçse përfituan nga ajo teori duke u shndëruar në diktatorë kiminalë,
          e shkatëruan edhe ekonomitë e vendeve të tyre. me idiotësinë e “kolektivizimit të gjithshkaje.
          A do të ishte më mirë që Partia demokratike , si partia e parë e djathtë opozitare e PPSH-së enveriste, të mos kishte si lider të saj një ish antar të partisë moniste të diktaturës ?
          Sigurisht që po.
          Por harohet një realitet tragjik i 5 dekadave të diktaturës enveriste.
          Në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar, diktatura enveriste kishte eleminuar poltësisht e fizikisht, jo vetëm intelektualet e djathtë të arsimuar në perëndim, por edhe ata pak “të majtë të moderuar” me bindje social demokrate.
          Pati nëpër burgjet enveriste shumë intelektuale që dolën në vitet 90-ë, por që koha e gjatë në burgje i kishte shkatëruar fizikisht e disa prej tyre edhe moralisht.
          A mund të përballonin lukuninë e enveristëve kjo shtresë e torturuar tejskajshërisht ?
          Po mar shembullin e Pjetër Arbnorit, shkrimtarit shqiptar që mund të krahasohet me Mandelën.
          Ishte i vetmi ish i burgosur politik që u ngarkua me postin e kryetarit të Kuvendit.
          I shkatëruar nga shëndeti , fatkeqësisht ai nuk arriti të jetojë gjatë në sistemin demokratik.
          I biri i Kristaq Ramës, ish antar i presidencës së Ramiz Alisë e nipi i antarit të byrosë së PPSH, Spiro Koleka, sot kryeministër, na shitet si antikomunist duke e akuzuar Berishën si komunist ???????????.
          Politika është shfaqje e interesave të grupeve shoqërore.
          Është fakt se krahina e Tropojës në tërësi, ka qenë ndër krahinat më të persekutuara nga regjimi diktatorial enverist e familja nga ka ardhur Berisha, nuk bën përjashtim nga kjo.
          Vërtetë Edvin Rama nuk ka qenë antar i PPSH në moshën 24 vjeç , ama sot është lideri diktatorial i kësaj partie që vetëm ka ndruar emrin në parti socialiste.
          Në vitet e para të përmbysjes së sistemit monist, Rama doli në publik si kundërshtar i enverizmit e bile tentoi të futej edhe në PD,
          Nuk shoh edhe këtu ndonjë të keqe, ama nuk e kemi dëgjuar asnjëherë Ramën që të kërkojë falje për krimet e babait e të dajës së tij, por përkundrazi ka deklaruar se “ndihem krenar për ata”

      2. O Gimi o tru shkulur beni ju patronazhistet e sali non grades sikur jeni qelibar prit prit se dhe me ju mostrat e sali non grades do merret Spaku mos kujtoni se do shpetuni ju qelbesira te sali non grades dhe boll me ju ngeli goja cenerjatoret e di ti more kokerr injoranti që mbas ketyre aferave korruptive fshihet ilir meta sali non grada oj na ben surrati juaj si prokuror si gjykates dhe kush ju ju që e qelbet kete vend dhe i digjnit plerat ne qill te hapur dhe helmoshit qytetin dhe madje po na sillnit dhe plerat e botes ju jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca genjeshtar shpifes trillues ca muter ca surrat hale ca te pa fytyre

    1. jo me te poshter se ai bythqiri frrok cupi , ai ndyresira mero baze e se sa ai krimbi i kuq lorenc vangjeli

  7. O Gimi o tru shkulur beni ju patronazhistet e sali non grades sikur jeni qelibar prit prit se dhe me ju mostrat e sali non grades do merret Spaku mos kujtoni se do shpetuni ju qelbesira te sali non grades dhe boll me ju ngeli goja cenerjatoret e di ti more kokerr injoranti që mbas ketyre aferave korruptive fshihet ilir meta sali non grada oj na ben surrati juaj si prokuror si gjykates dhe kush ju ju që e qelbet kete vend dhe i digjnit plerat ne qill te hapur dhe helmoshit qytetin dhe madje po na sillnit dhe plerat e botes ju jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca genjeshtar shpifes trillues ca muter ca surrat hale ca te pa fytyre

    1. Ka një jargavitje të madhe të Sali Berishës ndaj Gazmend Bardhit këtë javë. Riposoton statuset dhe fjalimet e tij, dhe përgjërohet se është gati të rishikoj gjithçka për një bashkëpunim me të.

      Përulja e Berishës ndaj tij është përtej rëndësisë që Gazmend Bardhi ka në politikën opozitare dhe veçanërisht në copat e PD. Por rëndësia e tij është një javore dhe ai për Berishën ka shumë rëndësi deri më 27 Korrik në atë që quhet votimi për kryetarin e PD,o Gimi ti nuk je cecen i atij populli,por i njelloji tjeter cecen shpellkar ne sherbim te salihut ti dhe motren e vajzen e shkerdhen po te tha salihu,permetar permetar sa tka hy ai kar,salihu

  8. O lapsi o portal i ndyre i foltores non grada me keto gjera merren vetem organet e dretesis nuk keni pun ju

    1. Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k…duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan 66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.O gimi shpellkar po te pret kjo bucja Zyra

  9. Të gjitha pohimet e mësipërme janë marrë nga postimi i kryeredaktorit të shkarkuar. Lindin këtu disa pyetje: Ku është Unioni i Gazetarëve i zotit Aleksandër Çipa? Po Shoqata e Gazetarëve e zotit Armando Shkullaku? Po Federata e të përndershmit Rikardo Gutierez? Po Birni, vetë Syri, media dhe gazetarë afër opozitës si Ola, Kola, Çimi, Agimi, a janë dakord me këtë sjellje ndaj kolegut?

  10. Mbi 80% e intelektualëve që arrinin të kryenin shkollat e larta në kohën e Dullës, për të ushtruar karrierën e tyre profesionale , ishin të detyruar të antarësoheshin në PPSH., përndryshe do të përfundonin në internim.
    Po është idiotësi e injorancë që një gjysëm analfabet, i cilëson të gjithë ata si “marksistë”

    Nga ana tjetër, edhe nëse ndonjë intelektual paskej pasur bindje “marksiste”, kjo nën frymën e lirisë demokratike të mendimit , nuk mund të quhet krim.
    Marksi , pamvarsisht ideollogjisë së tij utopike, të pa realizueshme, njihlt në histori si një fillozof i shquar me parime humane të barazisë shoqërore.
    Këtu duhet të dalim me pyetjen :
    A ishte Enver Hoxha e lakejtë servilë të tij të “diktaturës së proletariarit” me një formim të plotë të ideollogjisë marksiste ?
    Jo më Enveri që ishte një gjysmak i pashkollë, si dymetroshi Rama, po as Lenini, Stalini e gjithë liderët e perandorisë komuniste të Lindjes, nuk ja kishin fare idenë e teorisë fillozofike marksiste, , pot veçse përfituan nga ajo teori duke u shndëruar në diktatorë kiminalë,
    e shkatëruan edhe ekonomitë e vendeve të tyre. me idiotësinë e “kolektivizimit të gjithshkaje.
    A do të ishte më mirë që Partia demokratike , si partia e parë e djathtë opozitare e PPSH-së enveriste, të mos kishte si lider të saj një ish antar të partisë moniste të diktaturës ?
    Sigurisht që po.
    Por harohet një realitet tragjik i 5 dekadave të diktaturës enveriste.
    Në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar, diktatura enveriste kishte eleminuar poltësisht e fizikisht, jo vetëm intelektualet e djathtë të arsimuar në perëndim, por edhe ata pak “të majtë të moderuar” me bindje social demokrate.
    Pati nëpër burgjet enveriste shumë intelektuale që dolën në vitet 90-ë, por që koha e gjatë në burgje i kishte shkatëruar fizikisht e disa prej tyre edhe moralisht.
    A mund të përballonin lukuninë e enveristëve kjo shtresë e torturuar tejskajshërisht ?
    Po mar shembullin e Pjetër Arbnorit, shkrimtarit shqiptar që mund të krahasohet me Mandelën.
    Ishte i vetmi ish i burgosur politik që u ngarkua me postin e kryetarit të Kuvendit.
    I shkatëruar nga shëndeti , fatkeqësisht ai nuk arriti të jetojë gjatë në sistemin demokratik.
    I biri i Kristaq Ramës, ish antar i presidencës së Ramiz Alisë e nipi i antarit të byrosë së PPSH, Spiro Koleka, sot kryeministër, na shitet si antikomunist duke e akuzuar Berishën si komunist ???????????.
    Politika është shfaqje e interesave të grupeve shoqërore.
    Është fakt se krahina e Tropojës në tërësi, ka qenë ndër krahinat më të persekutuara nga regjimi diktatorial enverist e familja nga ka ardhur Berisha, nuk bën përjashtim nga kjo.
    Vërtetë Edvin Rama nuk ka qenë antar i PPSH në moshën 24 vjeç , ama sot është lideri diktatorial i kësaj partie që vetëm ka ndruar emrin në parti socialiste.
    Në vitet e para të përmbysjes së sistemit monist, Rama doli në publik si kundërshtar i enverizmit e bile tentoi të futej edhe në PD,
    Nuk shoh edhe këtu ndonjë të keqe, ama nuk e kemi dëgjuar asnjëherë Ramën që të kërkojë falje për krimet e babait e të dajës së tij, por përkundrazi ka deklaruar se “ndihem krenar për ata”

  11. sikur e merreshit me jetet tuaja aq sa merreni ketu me keto “carcafe qe shkruani” do kuptonit gjithashtu se ketyre per te cilet kapeni me njeri tjetrin ketu as ju ha kari fare po fare fare per ju ,ne syte e tyre jeni thjehste idiote te dobishem qe njehere ne dy vjet apo 4 vjet ju jepni voten majtas djathtas …….popull idiot

  12. Shikoni familjet tuaja Andi dhe Shkullaku, se jeni bere shume te peshtire! Si do te beni kur te vdese Saliu? Turp, neqoftese keni! Po femijeve tuaj si do tua spiegoni “skllaverine tuaj”?

  13. Pas kësaj humbjeje lokale por që shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare, palët do
    vazhdojnë të këndojnë të njëjtën potpuri. Rregjimi vodhi votat, revolucioni rifillon në
    shtator, Lulzim Basha është shitur prapë tek Rama dhe Sorosi angazhoi për Ramën gjithë
    fisin e vetë në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë. Shkurt marrëzia e
    shkëputjes qëllimshëm nga realiteti do jetë deviza e pandalshme e kësaj gjoja opozite tragji-
    komike.Ta gezoje Ola shtepine e re,futja me dashje e erionit te projekti i bashes kur ishte ne bashki,Ola me shtepi dhe pushime te shtrenjta kush pagoi ju shpellkare e dini

  14. Oles ja dhuroi shtepine puna e vet dhe e burrit te vet, dhe ndonje kredi si gjithe te tjeret! Ajoles kush ja dhuroi dobicin?! 😂

  15. PD-ja tregoi se është një parti pa mendim politik, ndërsa shumica e deputetëve të saj, siç po tregojnë edhe në këto ditë të nxehta korriku, janë figura qesharake, të cilët, më shumë se sa idetë, artikulojnë llogje pazari; më shumë se sa përfaqësues të popullit, shfaqen si skllevër të padronëve.O shpellkar ti i ke ndejtur Oles nga mbrapa duke ja lepire bythen mbasi ojo Dhjet ne hale qe flet me kaq siguri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *