• |
ide | kryesore

Drejtorët e Lalit/ Zbulohet një tjetër skemë grabitjeje në bashki

Arkiva, Kryesore, Lajme
veliaj kapllanaj



Skema e vjedhjes së drejtorëve të 5D, të cilët kaluan së paku 20 milionë euro përmes 23 tenderash në kompaninë e tyre private, nuk është korrupsioni i vetëm brenda një bashkie të ndërtuar vetëm si fabrikë parash. Përpos Marenglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës që tashmë gjenden në burg në fokus të akuzave është vënë edhe drejtori i policisë bashkiake, Ermal Kapllanaj.

LEXO ME TEJ:

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Të enjten në mbrëmje, ish-kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, drejtorin e policisë të bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj. Akuza ndaj tij është se njësoj si drejtorët e tjerë, tashmë të burgosur, ai u emërua në detyrë që në fillim të mandatit të parë të Veliajt, duke u marrë nga policia e anti drogës, me qëllimin e qartë për të bërë para. Po si e realizoi këtë? Të gjithë i mbajnë mend aksionet e egra kundër tregtarëve ambulantë të fruta perimeve që zbrisnin në kryeqytet për të shitur pak prodhime të bahçeve të tyre. Policia bashkiake e Kapllanajt u vërsulej atyre duke i gjobitur, sekuestruar mallin dhe duke i proceduar. Qëllimi i shpallur ishte vendosja e rregullit dhe lufta kundër informalitetit në qytet. Por sipas akuzës qëllimi i vërtetë ka qenë tjetër.

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Policët e Ermal Kapllanajt demonstronin aq zell dhe egërsi sepse, komandanti i tyre, po planifikonte të kontrollonte tregin e fruta perimeve në Tiranë. Sipas dokumentave të bëra publike nga Belind Këlliçi ndërkohë që Kapllanaj pastronte tregjet nga shitësit ambulanë, ai cakton vjehërrin e tij me punë axhustator, me rrogë 30 mijë lekë në muaj, që të bëhej biznesmen fruta perimesh. Ai bëhet aksioner i kompanisë FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Por historia nuk përfundon këtu. Aksioneri tjetër i kompanisë që ka të drejtën e tregtimit nëpër lagjet e kryeqytetit është babai i një miku të Kapllanajt, Ferdinand Marës që edhe ai punon si oficer në policinë bashkiake (shiko faksmilet nga QKB poshte). Pra dy policë të bashkisë që lirojnë tregjet informale i formalizojnë ato duke ngritur një biznes me emrat e të afërmve të tyre.

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet) 

“Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019”, tha Këlliçi në emisionin e Ylli Rakipit. 

Si për t’i dalë përpara alibisë se Erion Veliaj nuk dinte gjë për këtë aktivitet, politikani demokrat nxori në studio edhe prova me shkrim të implikimit të Kapllanajt në fushatën elektorale të Veliajt. Mesazhe dhe urdhëra që policët bashkiakë t’u bënin like në rrjetet sociale postimeve të kryebashkiakut. Ai nxorri edhe ligjin për policinë bashkiake që iu ndalon pjestarëve të saj të jenë pjesë e partive apo organizatave politike dhe të bëjnë propagandë për to.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Po pse e thyente ligjin Ermal Kapllanaj, në favor të Veliajt? Deduksioni është i qartë, sepse ky i fundit u kishte lejuar të përdornin postin për t’u pasuruar, duke luftuar tregtarët e vegjël të fruta perimeve dhe duke ngritur për vete një monopol, i cila qarkullon deri në 60 mijë euro në vit sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit.  

©Lapsi.al



16 Comments

    1. Drama me e madhe tek tregjet e fruta perimeve esht importi kolosal me produkte tejet rrezikshme me kimikate nga mbetjete e magazinave te botes.
      Dhe fermeret shqiptar te mjeruar nga terrori I taksave dhe pagesave po I kthehen mbledhjes se ullinjve ne Europ

          1. Keta s’paskan lene gje pa vjedhur! Kur u ka vajtur mendja dhe te domatet e spinaqi, vaj halli per te tjerat. Dhe popull rroçka qe i voton …

    2. KOMUNISTET NUK DORZOHEN ,POR VETEM SHEMBEN ,ZHVILLIMET PO JUA SJELLIN ME SHPEJTESI TE PA IMAGJINUESHME SHEMBJEN TU BEHET NJEJT SIC JA BEN KETI POPULLI NE NJE SHEKULL,TE PADREJTIT PO VETSHKATRROHEN VETZHDUKEN thotë:

      KETA JAN TE GJITH PER LITAR ,KOMUNISTET PER NJE SHEKULL NE SUNDIM TE SHQIPTAREVE TASHME JAN BERE SI FIS ,TE GJITH NE UNITET

  1. Të qarkullosh 60 mijë euro në vit, do të thotë që do të kesh fitim rreth 10 mijë euro në vit.
    Pra 10 milionë lekë të vjetra në vit, ose 800 mijë lekë të vjetra në muaj.
    Shumë fitim paska ky biznes.

  2. hihihi,dhiz iz a mirakull ov fridhem,ose sic thoni ju heladhjanet e saliut mirakullaqis ovaqis fridhomaqis

  3. Shkarkohet gjyqtari që i dha Berishës vulën e PD, nuk justifikonte dot 93 mln lekë,nje shpellkar me pak i salihut jashte drejtesise,nje vendim gjykate pro salihut e beri kete cecen zhukri te pasur me 1 miliard leke,prandaj dhe dalin e protestojne byrektoret shpellkare salihu te paguan mire.

    1. Po lagjet jane mbush plot me dyqane fruta-perimesh. Nuk eshte koncesion te shesesh domate. Gjithkush ka nje shtepi ne kat te pare mund ta beje dyqan. Ca argumentesh jane keto? Jeni bo per gjynaf.

  4. Ky denoncim eshte mese i vertete. Ne tregun qe u be tek shkolla e Baletit, me taksat tona sigurisht, 80% te hapesires e zuri vetem nje subjekt kurse te gjithw fshataret qe historikisht kane shitur aty i ngjeshen ne 20% te siperfaqes perbri me koshat e plerave dhe produktet e tyre jane re keqekspozuara plus edhe me rrezik kontaminimi se jane vec 2m larg kazaneve qe ne vere vijne ere te qelbur.

  5. Me beri pershtypje lajmi. Belindi ka fillu me rrjedhur nga pak…
    Po merr ne goje cdo njeri qe punon ne administrate, dhe tani dhe biznesmenet e thjeshte, qe punojne 24 ore. Nese ka nje treg me konkurrues ne vend eshte tregu ushqimor, kur ka shume firma qe operojne.

    Belindi te shofe kullat, pallatet qe kane zene trotuaret, rruget e prishura nga UKT pasi asfaltohen, mos marre ne goje cdo biznesmen, se me kete rruge sdo ngele njeri pa hyre ne gojen e Belindit.

    Eshte bere Belindi si gazetar i Cimit. Ne e dinim qe ka pak integritet.

    Per 5 D ka te drejte. LAPSI ju dime serioz.

  6. FAKSIMILE: “6.8 milionë euro, me çanta nga Rinasi”, në aferën CEZ është edhe Shkëlzen Berisha, zbulohet emaili i zyrtarit çek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *