• |
ide | kryesore

Video/ Një blitz i Füllkrug fundos Psg: dy shtylla shpëtojnë fitoren e parë të Dortmund

F1, Sport, Video
Füllkrug



Borussia Dortmund mundi Paris Saint Germain 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, duke siguruar një avantazh të çmuar përpara ndeshjes së kthimit. Heroi i mbrëmjes në Signal Iduna Park është Niclas Füllkrug. Gjermani shënoi një goli spektakolar në minutën e 36′, që vendosi efektivisht ndeshjen. Të besuarit e Luis Enrique tentuan të reagonin në pjesën e dytë, duke goditur dy shtylla dhe duke humbur të paktën po aq raste, por nuk mundën të rregullonin rezultatin. Raundi i parë shkon për Terzic, por gjithçka do të vendoset pas 6 ditësh në Parc des Princes.

Ndeshja e tretë, fitorja e parë. Por, tani për tani, është më e rëndësishmja. Borussia Dortmund ka mundur 1-0 PSG, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions. Një gol i Füllkrug, që shënoi edhe në çerekfinale ndaj Atletico Madrid, vendosi takimin në minutën e 36′. Dy skuadrat ishin përballur tashmë në fazën e grupeve, në të cilën gjermanët u renditën të parët, por ndaj parizienëve kishin marrë vetëm një pikë në dy ndeshje.

Në pjesën e dytë sjellja e Psg ndryshoi, por mbrojtja verdhezi u vu në vështirësi të madhe vetëm në minutën e 51′, kur fillimisht Mbappé (i aftë të evitonte markimin e Sabitzer), pastaj Hakimi (ish-i i ndeshjes), goditën shtyllën. Në minutën e 56′ Fabian Ruiz shpenzoi një rast të bujshëm me kokë, nga një pozicion shumë i mirë. Dortmund nuk qendroi të shihte dhe në minutën e 60′ u përgjigj, kur Sancho u lirua nga Mendes e shërbeu Füllkrug që këtë herë nuk gjeti portën. Dortmund sidoqoftë kontrolloi rezultatin duke e mbajtur portën të paprekur. E kështu, në tentativën e tretë Dortmund mposht Psg dhe hedh një hap drejt finales. Tani verdhezinjve, për të arritur në finale (për herë të parë nga 2013) i mjaftojnë dy rezultate në tre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *