• |
ide | kryesore

Seanca për Redi Mollën/ SPAK refuzon t’i kthejë telefonin e bashkëshortes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Togat e zeza me relatore Rudina Pallojin rrëzuan kërkesën e mbrojtjes së ish-drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Redi Mollës për heqjen e sekuestros mbi një telefon të bashkëshortes së tij, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”.

Celulari në fjalë pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik .

Redi Molla është ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.



1 Comment

  1. Pa problem hiq. Mos shqetesohen se per dy vite dalin. U lumte se nuk ehst kurrgje per nja 10 milion euro qe kan ndar me njeri tjetrin. Pasi pjesen me te madhe e ka marr udheheqja..Roft reforma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *