• |
ide | kryesore

Zetori përmbyset në kanal, si humbën jetën dy persona në Kurbin (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre javë më parë një aksident tragjik i ndodhur në Kurbin i mori jetën dy personave, pasi zetori me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal.

Në këto pamje shihet momenti i aksidentit të rëndë të ndodhur në 10 prill në Fushë Kuqe, ku për pasojë humbën jetën Ismajl Ismaili drejtues i mjetit bujqësor 60-vjeç banues në Fushe-Kuqe dhe Gjin Muhaj 21-vjeç banues në Mirditë.

Nga video duket momenti kur traktori del nga rrugica ku kishte shtëpinë 60 vjeçari dhe merr për në të majtë, në rrugën kryesore. Nuk dihet çfarë ka ndodhur por duket se drejtuesi ka humbur kontrollin pasi traktori del nga rruga rrokulliset dhe bie në kanal afër urës së këmbësorëve. Shiko videon



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *