• |
ide | kryesore

“Ka ardhur koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi”, Balluku kërkon “kokën” e Veliajt në SPAK?

Arkiva, Lajme, Të fundit


Belinda Balluku ka shkuar në SPAK dhe është pyetur për 3 orë për aferën e inceneratorit të Tiranës.  Ajo kërkoi të ndahet puna e ndershme nga abuzimi, deklarata këto që ngjajnë si shigjeta kundër Erion Veliajt, i cili ishte gjithashtu dy javë më parë në SPAK për këtë dosje. Por ndryshe nga Balluku, Veliaj qëndroi për plot 7 orë në SPAK pasi kishte edhe çështje të tjera, sic është dosja e aferës me kompaninë “5D” të drejtorëve të tij.

“Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha Balluku.


7 Comments

  1. Punë të ndershme kjo??
    Po ku ekziston puna e ndershme te rilindja.
    Të gjithë hajdutë.
    Kjo sigurisht do me ja fut Veliajt dhe ky ka me ja fut kësaj e Ramës.

  2. ne luften e llojeve nuk fiton me i forti por ai qe pershtatet. veliaj e kishte moto kete. ia mori balluku dhe shkoi ne spak. u pershtat.

  3. Kete rradhe do degjojme perrallen e boleve te dashit te keqen femije. Dashi i kishte bolet aq te medha sa dhelpra kur i pa mendoi – Si ka mundesi qe nuk i bien ketij??? Dhe dhelpra ndiq e ndiq dashin he se po i bien bolet tani he po i bien nje cike me vone e shpreso dhelpra por te dashur femije bolet nuk i rane qe nuk rane. Kush i thote teta Marikes moralin e perralles?????

  4. Nuk e kuptoni qe e gjithe ky teater eshte per ti hapur rrugen Ballukut per te marre PS ne dore pas Rames ? Nuk ka me asnje konkurent per Ballukun ne PS. Te gjithe i eleminoi Rama nje nga nje , per tja bere te sigurte kesaj te marri vendin e tij. Do shikoni. Kushdo qe do guxoje ta sfidoje Ballukun , do perfundoj ne burg. Vendimi eshte marre tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *