• |
ide | kryesore

E RRALLE/ 98-vjeçarja ukrainase eci 10 km për t’u shpëtuar rusëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
ukrainase



Për 98-vjeçaren ukrainase Lidiia Lomikovska, pushtimi i Rusisë është më i keq se Lufta e Dytë Botërore, të cilën ajo e kishte përjetuar. Ajo është mësuar t’u besojë instinkteve të saj.

Kjo është arsyeja pse kur forcat ruse hynë në fshatin e saj të lindjes, Ocheretyne në Ukrainën lindore, ajo dhe familja e saj vendosën se ishte koha për t’u larguar. Megjithatë, nën granatimet e rënda të rusëve, Lidiia u nda shpejt nga të afërmit e saj, kështu që filloi të ecte me pantofla.

“Unë mora një shkop dhe një dërrasë druri [për mbështetje] dhe u nisa. Këmbët më mbanin disi” – tha ajo për BBC. Ajo tha se arriti të udhëtonte 10 km derisa u gjet nga policia ukrainase.

Police handout Lidia Lomikovska's slippers

“Nuk na ka mbetur asgjë! Është e gjitha përmbys!” – tregon ajo atë që kishte parë në udhëtimin e saj. Fshati që ajo la pas po kthehej gradualisht në një peizazh ferri me afrimin e trupave ruse. Sa më shumë afrohen, aq më i fortë bëhet zjarri i artilerisë. Blloqe të tëra apartamentesh dhe shtëpi po kthehen ngadalë në rrënoja dhe pluhur.

The BBC speaks with Lidiia Lomikovska

“Kur nisa të ecja, më duhej të shtrihesha disa herë. Një moment humba ekuilibrin dhe rashë në bar. Më zuri gjumi, por më pas vijova të ecja” – tha Lidiia. Ajo shpjegon se një nga oficerët e policisë e pyeti se sa vjeç ishte. “Unë thashë që isha 48 apo 49 vjeç, ai nuk më besoi!” – tregon ajo duke qeshur.

Ajo u dërgua fillimisht në një strehë për pak pushim, përpara se të ribashkohej me mbesën e saj, Svitlana.

“Jam shumë e lumtur që gjyshja ime është këtu. Ne e kishim kërkuar për një kohë të gjatë!” – thotë Svitlana, e cila është ulur pranë Lidiia-s. “Unë nuk do ta përsëris më këtë” – thotë e moshuara. “Oh jo, mos e bëj më këtë!” – ishte reagimi i Svitlanës. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Wtf, mire qe spaska arritur BBC fake news-i te thote qe gjyshja 98 vjecare ju iku ruseve me vrap dhe ata se kapen dot😝.

    E myten fare Rusine keto gazetat e perendimit me perralla me gjyshe 100 vjece qe ecen 10 km, me gjyshe qe gjuan helikopterin rus me kavanoz turshish dhe e rrezon ne toke, me fantazmen e Kievit qe sla aeroplan rus pa bombarduar e pordha te tjera me rigon. E moret me qaf Ukrainen o ju qifsha robt, per ca miliarda dollare fitime po zhdukni nje popullsi te tere « gjasme » duke u solidarizuar me te.

  2. Lapsi, kemi hallet tona në shtëpi, asaj kushtojini vëmendje… as nënat ukrainase as futbolli nuk na duhen tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *