• |
ide | kryesore

“Po unë e vrava”, Azgan Mernica pranon vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”

Lajme, Të fundit


Azgan Menrica, autori 23-vjeçar ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj të ndodhur tre ditë më parë në Fier.

“Po unë e vrava”, raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës. Kështu ai ka pranuar autorësinë e krimit.

Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas dhe nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo te familjarët e tij. Ai ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *