• |
ide | kryesore

Vrau nënën me thikë/ Gjykata vendos burg pa afat për Arsen Danin, shtrohet në spital psikiatrik

Lajme, Të fundit


Gjykata e Lezhës ka caktuar burg pa afat për 62-vjeçari Arsen Dani, i cili vrau me thikë nënë e tij pak ditë më parë në Lezhë. Ai do te shtrohet ne një spital psikiatrik, pasi siç raportua edhe më herët autori, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 13 Majit ku 62-vjeçari goditi me thikë nënën e tij të moshuar duke e lënë të vdekur në vend. Krimi u regjistrua në lagjen “Besëlidhja” të qytetit brenda banesës ku ata jetonin. 86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë. Nga raportimet e deritanishme thuhet se 62-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërsa sipas të afërmve të tij, Dani ka mbaruar shokllën për mjekësi, madje ka qenë ekselent.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *