• |
ide | kryesore

Opozita kërkon heqjen e diskutimit për pr.ligjit e privatizimit të pronës shtetërore: Do ia dhuroni oligarkëve

Lajme, Të fundit


Projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës plenare. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi i kërkoi PS që të tërhiqet nga ky pr.ligj duke thënë se është abuziv dhe klientelist. Çupi tha se përmes këtij ligji godinat shtetërore i jepen privatit.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Pr.ligj që i jepen klientëve të qeverisë që kanë marrë në bregdet pronat me ligjin për investimet strategjike, është ligj antikushtetues, shkatërron vendin. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha Çupi.

Përgjigjja iu dha nga deputeti socialist Eduard Sahalsi.

“Unë jam iniciuesi i këtij propozimi. Çdo godinë shtetërore do i jepet privatit. Jua thash dhe atë ditë, në rastin më të mirë jeni e painformuar, në rastin më të keq me ligësi kërkoni të dezinformonani. Pse nuk qëndruar në komisionin e ligjeve teksa jepja argumente. Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak.

Edhe deputeti demokrat Arbi Agalliu kërkoi tërheqjen e këtij ligji, duke thënë se më këtë ligj i dhurojnë oligarkëve pronat shtetërore. Agalliu tha se amendamentet nuk kanë kaluar konsultimin publik.

“Nuk është propozimi juaj, ju keni propozuar kalimin nga Ministria e Financave te e Ekonomisë, Janë amendamente që s’kanë kaluar konsultim publik. Keni futur javën e kaluar dy amendamente që ndryshojnë thelbin e këtij pr.ligji, duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme. T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje e mbulonit me ligjin për investitorët strategjik. Për aq kohë sa janë shtuar amendamente të reja, këtu fshihet abuzimi me pronën. Është të vjedhësh me lezet, kjo është në fund të ditës. Nuk është meraku i madh i përdorimit të këtyre pronave publike”, tha Agalliu. Propozimi i opozitës për ta hequr nga rendi i ditës nuk u miratua, pasi vetëm 5 deputetë opozuitarë votuan pro heqjes nga rendi i ditës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *