• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme e Kosovës: Jemi nën një sulm hibrid nga Rusia

Arkiva, Lajme, Të fundit
kosovës



Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë të martën se Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës “pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake”. Në një njoftim në rrjetin social X, Gërvalla tha se Ukraina “po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus”, dhe se “ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”.

“Rusia po sulmon sot Kosovën në një sulm hibrid, pas njoftimit tonë për mbështetje në pajisje ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin” – shkroi Gërvalla në rrjetet sociale.

Ajo nuk dha hollësi rreth këtij sulmi kibernetik. Kosova është solidarizuar me Ukrainën menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022. Shteti ka ndjekur shembullin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, duke vendosur dhjetëra runde sanksionesh ndaj Rusisë si dhe ka strehuar gazetare ukrainase në Kosovë. 

Rusia është njëra prej mbështetësve kryesore të Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008. Ndërkohë, autoritetet kosovare e kanë akuzuar edhe më herët Rusinë se po shtyn Serbinë të nxisë tensione në vendin fqinj, ndonëse pretendimet e tilla janë hedhur poshtë nga Rusia. /LAPSI.al

https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1787876085834698931?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1787876085834698931%7Ctwgr%5E96d91becf96e4f3b7d2988bade02f721135e49de%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fministrja-e-jashtme-e-kosoves-rusia-po-kryen-sulm-hibrid-kunder-kosoves%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *