• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Lajme, Të fundit



Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ai tha në një intervistë pak ditë më parë se do të dorëzonte vetë në SPAK dosjet me informacionet për inceneratorët.

Në momentin e mbërritjes, para godinës kanë qenë të mbledhur disa qytetarë, mes të cilëve edhe Klevis Balliu. Qytetarët i kanë thirrur: “‘O hajdut. Aty e ke vendin, aty do të ta bëjmë gropën”.

Raportohet se Veliaj është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prenci, si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Për aferën e inceneratorit janë në burg një numër i madh zyrtarësh dhe janë shpallur në kërkim pronarët e tij.

 

 



3 Comments

  1. Plaseni ne burg kete mashtrues e hajdut ne shume te medha,ky eshte me monstra ne kete vend!
    Erison me leket qe pagove Rai3,per te masakruar Edi Ramen,me mire ti mbaje menjane per keto dite se nuk i dihet !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *