• |
ide | kryesore

Aktori Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Arkiva, Lajme, Të fundit


Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Burime për Top Channel e kanë konfirmuar lajmin, por ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.


2 Comments

  1. E si mundet një artist e intelektual klasi si Xhepa të bashkëjetojë me aktivistë besnikë të rilindjes!! E pa mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *