• |
ide | kryesore

Çudia në RTSh/ Regjizorin e heqin nga puna se lavdëroi emisionin ku punonte vetë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Televizioni publik shqiptar ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e situatave komike, aq sa mund të konsiderohet një shkollë barcaletash e medias shqiptare.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe me një institucion në krizë identiteti, që lindi si mjet propagande i diktaturës komuniste dhe po mbijeton si altoparlant i ndryshkur i qeverive ramiste.

Situata më e fundit absurde ka ndodhur pak ditë më parë, kur regjizorit të një emisioni në RTSH i lindi ideja të postojë një vlerësim në Instagram për emisionin ku punonte vetë. Bëhet fjalë për regjizorin Ergi Hasko i cili postoi një foto në Instagram dhe shkruajti: “I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa një jetë”.

Kaq ka mjaftuar dhe regjizori është pushuar nga puna.

Sipas drejtorit të RTSH, Alfred Peza ky postim ka dëmtuar reputacionin e televizionit publik shqiptar. Nëse nuk do të ishte dokumenti më poshtë, një idiotësi si kjo është e pamundur të besohet.

Kuptohet se arsyetimi më lart është thjesht një pretekst.

Gabimi i vërtetë i regjizorit është se nuk ka llogaritur prapaskenat, kulisat dhe sherret që konsumohen brenda një gërdalle të madhe institucionale si televizioni publik shqiptar. Kuptohet se të gjithë punonjësit duhet t’i llogarisin mirë tani zhvillimet në nëntokën e RTSH, pasi aty janë si kriteret për të ecur para, ashtu edhe pengesat që të lënë pa punë.

Dikur, në biseda me gazetarët, Edi Rama e quante pa mëshirë RTSH-në një “maskaradë tropojane”. Pas shumë vitesh që socialistët janë në pushtet, duhet thënë se reformimi i këtij institucioni është një mision i dështuar.



6 Comments

  1. Kjo shkresa që ka firmosur komisar Peza, pse nuk përdor fjalën shqipe FAQE, por i referohet pg.1 dhe pg.5 ?
    Të ketë lidhje me Pazarin e Gomerëve vallë 🤓 , se pazari i gjelave është i zënë 😂

  2. E meriton të pushohet!….. sepse ka thënë të vërtetën, edhe pse dyshoj se edhe emisioni i këtij regjisori mund të jetë njëlloj si lëtyrat e tjera, por shqiptarët mburren vetë dhe shajnë të tjerët!

  3. nuk ka problem do ti hedhe ne gjyq dhe do fitoje gjyqin 24 muaj page dhe shperblim per demin moral. Demin do ta paguajne tksapaguesit qe financojne kete institucion arkaik qe nuk i sherben aspak taksapaguesit por eshte nje stalle militantesh

  4. E ka mesuar letyra Edi qe bejne si te fortet e popullit
    I shikon ministret si bejne neper rruge kur flasin Kumbaro e me shoqet si Edi me kemb e me dore thuaj keto po bejn pune vetem vjedhin e vjedhin se ndryshojne lukun fturen e bejn sk ato kukllat plastike e jeni pare si eshte bere Spirooaliiii sa na ndryshuar si kllon
    Se skan cju bejn parate shtrigat qe nga Balluku qe bejn filma sikur punojne ba i hapen barkun nuk i shikojme dot
    A e shikojne populli femijet qe enden rrugeve per kotheren e buuukes thate
    A kane nji cik zemer keto shurrat qe nji nen nuk i blen dot nji laps dot nji femije por qan femija ne dyqan se do nji gje njeqind lekshe dhe nena sja blen dot
    Se ministret shtriga nuk e din se cfar behet neper rruget e SHQIPERISE super varferiiii ekstreme
    Ato rrine ne parlament rrehat flasin kur ju thote KOMANDATI i tyre
    E frikshme bejn parade mode ne parlament ne maj te takave zen gar me njera tjetren dhe kaq
    Po na plasi neve se cfar veshin ato
    MJER POPULLI
    Ska as opozit se Lul Zagari SI KUKULL PLASTIKE DUHET XHDUKUR
    TE TJERET FLASIN E FLASIN DHE POPULLI ASGJE NUK FITON

  5. Kjo qe ka shkruajtur kete koment,do jete nga ato familjet ekstremiste komunisteqe perfituan nga tesrat e pista te partise qe mbanin prinderit e tyre.Kur te tjeret skishin buke te hanin e keto bridhnin sa andej kendej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *