• |
ide | kryesore

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti

-Instant, Lajme, Të fundit



Enkelejdi Joti ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Këshilli Drejtues i RTSH-së më 15 Nëntor 2021, zgjodhi me shtatë vota në krye të Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Jotin.



7 Comments

  1. Joti i Rilindjes gjendet kudo ku del paraja.
    RTSH që është e vetmja medie publike nuk mund të drejtohej nga një ish drejtor spitali, ekonomisti që rregulloi tenderat për shërbimet spitalore, duke ia dhënë privatit, por tani paska punë me pronat e Ministrise së Mbrojtjes…

    A mundet që partia me e madhe në Shqiperi të mos ketë njerëz të aftë për të drejtuar në fushat e tyre?!

    Ndaj fenomeni Joti, si Kiu fiu, dëshmon se ustallarët e tenderave janë gjithnjë e njëjta dorë.

    1. Mos e paskan fik të shkretin.Nga drejtor në zvministër!!!Atje ku janë mundësitë për me vjedh prona!!

  2. Mos e paskan fik të shkretin.Nga drejtor në zvministër!!!Atje ku janë mundësitë për me vjedh prona!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *