• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Prishtinë, plagosen 6 persona

Lajme, Të fundit



Një aksident mes dy automjeteve është regjistruar ditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur gjashtë persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila u shpreh se në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *