• |
ide | kryesore

Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false

Arkiva, Kryesore, Lajme



Gazeta greke “Protothema” ka publikuar në versionin e saj print të dy ditëve më parë dokumentet që sipas saj tregojnë se gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri, Irena Gjoka është dëbuar nga vendi fqinj në vitin 2002 për shkak se kishte përdorur një vizë të falsifikuar.

Pretendimet u hodhën pak kohë më parë nga gazeta tjetër “Ta Nea”, por tashmë “Protothema” ka publikuar edhe dokumentet zyrtare të gjykatës. Sipas gazetës, gjyqtarja që dënoi kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u përpoq të hynte në Greqi ilegalisht, por u zbulua dhe u dëbua për 10 vite nga zona Shengen.

Në shkrimin me titull: “Në listën e nongratave të Shengen, gjyqtarja që dënoi Belerin” publikohet vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Athinës ku një trupë 3-anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004 gjykoi kërkesën e Irena Manekut, për revokim të masë “non grata” kundër shtetit grek për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë. Gazeta greke sqaron se gjyqtarja shqiptare mbiemrin e vajzërisë e Irena Shpata, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Irena Gjoka.

May be an image of text
Shkrimi në gazetën “Protothema”

Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Pikërisht me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Pas zbulimit të këtij falsifikimi emri i saj u fut në listën e personave “non grata” të sistemit Shengen. Asaj iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike dhe të dhënat e saj dhe shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja pasi figuronte në listën e “të padëshiruarve” të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

May be an image of text
Vendimi i Gjykatës së Janinës që rrëzon kërkesën e Irena Manekut

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj.

Formulari i vetëdeklarimit i gjyqtares Irena Gjoka

Në formularin e saj të vetëdeklarimit, gjyqtarja Irena Gjoka e ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dëbim. Për shkak të një fshehjeje të tillë, zyrtarë të tjerë janë shkarkuar dhe disa janë dënuar për akuzën e falsifikimit në të kaluarën. Megjithatë Irena Gjoka ia doli të bëhet gjyqtare e GjKKO, të zgjidhej nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

“Duke mbajtur këtë pozicion që nuk do e merrte pa mbështetjen e qeverisë, asaj iu ngarkua gjykimi i çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dënimin e të cilit e kishte paralajmëruar Edi Rama. Ky fakt përbën edhe arsye për ta përjashtuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Pra vërtetohet se një prej gjykatësve që dënoi Belerin, varej nga qeveria, e cila sigurisht ishte në dijeni të së shkuarës së saj” – shkruan “Protothema”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Skandali në Ta Nea: “Gjyqtarja Irena Gjoka kaloi në Greqi me dokumenta fallco”



38 Comments

    1. SPAK jemi me ju….. Na shpetoni nga këta bandit dhe horra që kanë mbërthyë Shqiprinë nga fyti tashë e 33 vitë njësoj si Enver Terroristi që e mbajti Shqiprinë për fyti për 50 vjtë..

  1. ha ha ha drejtesia e re me qelbesina te vjetra. Ja pra qe paska patur “krisma”. Kesaj drejtesie e ketyre kamikazeve komuniste ne drejtesi duhet tju fuckesh robt!

  2. Shpifjeeeeeeeeee

    Irena asht e virgjër!

    Sandër mafishja e ka dashurue

    Si burri i 14 i irenës

    Mos qaj irena!
    janë shpifje!
    ti je e papërlyeme e dlirë siç janë pradat e versacet qe ti ke në garderobë

    1. Per te miren tone sepse po jubtregonbme fakte karave qe besojne tek drejtesia e re se cfare gjyqtaresh kemi, qe nuk meritoj ate post sepse nuk kane deklaruar te shkuaren e tyre kriminale.

      1. Pa shkuan pseudo gazetarët nga tv e Ramës dhe e vërtetuan në policinë greke që gazetat atje kishin gënjyer për shkak të Belerit!!!
        Po tani që dolën dokumentet do thonë se janë fallco???
        Drejtësi mbushur me plehra e militantë .
        Me njerëz që kanë probleme dhe Rama posaçërisht i ka futur në sistem për të sulmuar e gjykuar opozitën padrejtësisht !!!
        Drejtësia Amerikone!!

        1. Nuk kemi folur per gjykates me 6 muaj kurse (tipi i asaj baxhelle se grus se Azem Hajdarit), nuk kemi folur per XHIN XHONIN, e tani po flasim per dike qe paska shkuar me vize fallso ne greqi para 20 vitesh dhe provat i nxorri nje gazete greke qe i paska ruajtur per te “nxjerre te verteten ” per drejtesine e nje krimineli i cili ka vrare dy ushtare te paarmatosur (te lene pa parme nga qeveria e Malokut) dhe bertet ne te majte e ne te djathte kunder shqiperi. Cfare militantesh jeni juve qe perkrahni greqine. Ju jeni kerma!

          1. O kar kur fol sot për gjykatësit me 6 muaj imagjino sa mut keni nggrënë kur ata ishin në pushtet!

            Por, mos haro o idiot, vjedhjet dhe kriminalizimi që i është bërë sot shqiptarëve është 1000 herë më i madh se kur PD ishte në pushtet!

            Po ti je rrotë kari dhe shan militantët gjasme, kur ata që shkruajnë në këtë portal shumë pak janë militantë, po jam militant i të vërtetës!

            Debil!

          2. Nuk kam komente per fjalet e tjera sepse as ne psiqiatri nuk i degjon..pooooor 1 gjo mund ta them me bindje, KARIN E PASKE QEJF se te ngeli ne goje

  3. Me këtë informacion, na del se kjo. gjykatëse ka shkelut ligjet duke fshehur një histori të vjetër të abuzimeve me emra për të kaluat kufirin si emigrante.
    Por si gjithmonë ka edhe një “por”
    Në emigracion aktualisht është mbi 50% e popullsisë shqiptare e kam bindjen se mbi 80% e tyre kanë kaluar kufijtë ilegalisht në rrugë të paligjëshme.
    Me këtë i bie që së paku mbi një milion shqiptarë emigrantë aktualë ose që kanë provuar emigracionin, duhen ndëshkuar se kanë bërë këtë “krim”.
    Le të kalojmë tek Irena me tre mbiemra.
    Nëse ajo do të ishte një gjykatëse e rëndomtë lokale dhe emri i saj nuk do të lidhej me dënimin e Belerit, a do të kujtoheshin mediat greke që të hapnin dokumentat e vjetra të saj , për “krimin” e madh që paskej kryer për tu bërë një greke “vorio epirote” ?.
    Ndërkaq është bërë i njohur në publik fakti se dosja e Belerit që e ngarkon ate me akuzën e vrasjeve të shqiptarëve në Peshkëpi, është zhdukur nga ministria e mbrendëshme ndonëse disa media greke e kanë përmendur këtë fakt në ate kohë.
    Nuk është e rregullt që znj.Irena nuk e ka treguar historinë e saj të dokumentave fallco në kufi, e për këtë drejtësia shqiptare mbase edhe duhet ta ndëshkojë.
    Po si ka mundësi që opozita e djathtë shqiptare e ka mbështetur kandidimin e Belerit për kryetar bashkie në Himarë, kur emri i tij është tepër i njohur si aktivist i partisë nacional-shoviniste “Agimi i artë” i shpallur jashtë ligjit edhe në Greqi ?
    Beleri në Shqipëri nuk u ndëshkua për të kaluarën e tij kriminale antishqiptare, por si një blerës votash me para të ardhura nga Greqia.
    Për hir të së vërtetës, sa i takon përmasave të këtij lloj abuzimi, shumica e shqiptarëve janë të bindur se ai është një ndër “hajdutët” më të vegjël të votave, krahasuar me kandidatët e tjerë socialistë.por sidoqoftë , edhe ai e ka futur gishtin në këtë çorbë të fëlliqur.
    Si është e mundur atëhere që Beleri është përzgjedhur që të përfaqësojë Greqinë në Parlamentin europian ?

    1. perfekt! Shteti shqipetar duhet te hedhe ne gjyq kete gazeten dhe vete shtetin grek per shkelje te konventave per te drejteve te njeriut, I bie qe keta greket mbajne arkiva dhe i mbajne per te marre peng sjelljen e mevonshme te njerezve..Eshte komplet absurde dhe kunder te drejtave te njeriut..
      Sa per denimin per vota, ne fund te fundit edhe Capone u denua per taksa jo per aktivitet mafioz

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Kar ti, kar ai të cilit i përgjigjesh.

        Ai kari mbi ty ngatëron dhe bën bashkë dy apo tre çeshtje të ndryshme:

        1-Irena me 3 mbiemra edhe pse mund të justifikohet për fllsifikim për vizë, prapë sa prapë LIGJI e detyron të deklarojë të vërtetën. Për këtë bëhet edhe shkrimi.
        2-Beleri u dënua për korrupsion në zgjedhje me fakte të sajuara që vetëm ai idioti dhe ti e shumë debila si ju i besoni.
        3, çeshtja e masakrës së peshkëpisë për të cilën Beleri nuk ka asnjë penalitet nga gjykatat shqiptare.

        $ Beleri paska qenë militant i Agimit të Artë!!!

        Kur nuk keni argument dhe kur jeni kara në llogjikë kërceni hu më hu!

        Debila!

        1. NUk u denua se nje kriminel si Sala e mbylli ceshtjen. Grupin as e kapi Sala por policia greke e cila as nuk e njohur krimin.
          Sa te vazhdoni Salen mbi Shqiperine do jeni te denuar te humbni edhe me keq se njerezit preferojne te mbajne ne fuqi ca qelbesira ne vend te kene ne krye nje kriminel bashke me familjen e me dhenderrin e vajzen qe duan ta lene ne trashegim. Sala eshte fatkeqesia e ketij vendi dhe fati i Rames..
          Ik e futu neper shpella e mos na rruj trapin pis idiot

    2. Shoku militant mavi I paemër
      07/05/2024 te 08:38:
      Irena nese nuk mendonte se kishte bere ndonje gje te keqe nuk e kishte fshehur ne formularet e vettingut. Edhe sikur te jete ajo qe thua se ka vere aq “krim” sa 80% e shqipetareve, pse nuk na njohu te gjitheve me sinqeritetin e saj? Sepse eshte shkelje ligjore perndryshe.
      E dyta, Beleri mund te ishte ndaluar per kandidim nga sigurimsat e KQZse qe e keni ju mavite. Pse nuk e kerkuat perjashtimin nga zgjedhjet siç ka bere opozita me dhjetra mafioze te kandiduar si kr bashkie ane kend vendit? Sepse Beleri ligjerisht nuk kishte asgje per t’u kapur. Ju kapeni pas gjetheve te fikut. Iu pelqen fiku sidomos qylit. Beleri sado qelbesire qe mund te jete atij i eshte mohuar nje proçes i rregullt gjyqesor nga gjyqtarja genjeshtare. Kuptove? Apo s’ha pyke me se t’u ngi barku me sufllaqe?

      1. Ti po flet per drejtesi? ti qe po perkrah dike qe do te fitoje helenizimi ne himare e te copetohet shqiperia.
        Bejlerin e zgjodhi berisha, sikurse zgjodhi Bollanon (ektremistin e Omonias), Barken (filozofin e greqise se madhe) etj etj.
        Berisha do te hypi ne pushtet vetem te shpetoje paret e femijeve..
        Rama eshte fatkeqesia e ketij vendi dhe Berisha eshte fati i tij

    3. O I paemer I ores 08:38, ka vetem dy mundesi, ose je kaq idiot sa as Perendia nuk mund te te beje njeri, ose je kaq bythelepires saqe edhe ne varr do te te vije era e bythe. Po ju parronazhistet e paeemer jen edhe te pafytyre o plehra. Zonja ne fjale ka fallcifikuar formularin dhe ju flisni per emigrim te paligjshem. A e kuptoni se kesaj zonje I eshte bere nje “nder” duke e mbajtur ne sistem dhe kjo duhet ta shperbleje “nderin”?

  4. Ne momentin qe kjo ka mashtruarme formularin e vetdeklarimit duhet marre e pandehur si gjithe zyrtaret e tjere qe nuk kane thene te verteten.

  5. Kete kok-fsheses iRrena tani i del detyre mediave Uturak ku dhjet Rama qe ti gjejne nje cope leter higjenike per te fshire surratin e dhjere.

  6. Lapsi, pyetja ne vedeklarin eshte: A eshte marre ndonjehere nga ju mase debimi nga nje vend i huaj? por hapen kllapat dhe shpjegon qe ne hyrje dalje perjashtohet. ajo eshte ndaluan ne kufi dhe nuk eshte debuar nga shteti grek. Ju lutem pak me profesionalizem ose me sakt jo kaq shume interpretime te gabuar.

  7. Kjo me ngjan me rrakacollin.
    Ju befshin mire vaksinat, rafshi ne dore te gjykatave dhe prokuroreve, ta shifni pidhin e mamit me mikroskop ose me periskop. Shteti i haleve.

          1. Do zhgenjehesh, po nejse, si pidh si kar, ti menjen e paske ndar.

  8. Drejtesi mashtruese.

    Turp per amerikanet se me ke e kane ngritur drejtesine, duhet te thone me njeres qe ata te binden e ti bejne presion.

    Vetem Kurti ja del ketyre demokrate sorosiane te shpifur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *