• |
ide | kryesore

Skandali në Ta Nea: “Gjyqtarja Irena Gjoka kaloi në Greqi me dokumenta fallco”

Arkiva, Lajme, Të fundit
irena gjoka ta nea



Nuk ishte më një surprizë, po tani janë gazetat greke ato që kanë zbardhur pyetjen që Sali Berisha dhe mediat pranë opozitës i bënin gjykatëses së çështjeve të nxehta kundër kreut të opozitës dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Irena Gjoka. Sipas tyre kryetarja e GJKKO ka pasur probleme me ligjin në Greqi dhe një gjë e tillë i është toleruar nga komisioni i vettingut. Kjo llogari e vjetër i ka bërë atë sipas gazetës greke “Ta Nea” të vihet në shërbim të pushtetit.  Sipas “zbulimit” që bën media greke, që në fakt ishte një goditje e paralajmëruar.

Historia e 54 vjeçares Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka) ka “llogari të hapura” me Greqinë. Ajo rerzulton të jetë arrestuar “për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke” shkruan Ta Nea.

LEXO ME TEJ:

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri 

“Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga Kakavija duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Gruaja në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t’u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri.

Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua” informon media greke.

Andi Bushati: Paradoksi i të qenit pro Belerit dhe kundër Greqisë 

Pastaj sipas gazetës ky fakt shumë i rënë u mbulua politikisht kur asaj i duhej të përballej me procesin e vettingut në vitin 2019.  “Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e skualifikoi.

Më pas ajo u ankua dhe komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull, vijon artikulli. Sipas tij, ky fakt i njollës në karierën e gjyqtares Gjoka dhe më pas shpëtimi që iu bë asaj për arsye politike e bën atë të njëanshme në shqyrtimin e procesit kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Kathimerini në 10 pika/ Manipulimet më të mëdha të procesit Beleri

“Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme dhe negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri” përfundon artikulli.

Kryetarja e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka e kaloi me probleme vettingun pasi fillimisht Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj dhe më pas brenda pak ditëve ai ktheu mendje, duke konkluduar Pasaktësitë, mospërputhjet dhe një balancë e vogël negative në analizën financiare të KPK-së, nuk u vlerësuan penalizuese.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe është përjashtuar prej tij nga Sali Berisha një vit më vonë. Për më shumë se një dekadë, ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prej dhjetorit 2019, Gjoka është pjesë e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin të Organizuar në Tiranë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhe akuzave të vazhdueshme nga berisha dhe Beleri në mbrojte jtë Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dalë Këshilli i Lartë Gjyqësor. “Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë” thuhet në deklaratë.

 

Pershtati nga Ta Nea, Lapsi.al

 



29 Comments

  1. Kisha pase deshire te degjoj per nji gjykates ose prokuror qe nuk ka lidhje me krimin ,kjo vlen edhe per per qeverin si tersi,ne veqanti T.palla si krye mafioz…!

  2. Ky që drejton, edvin droga , i jep çdo vartësi të vet ftyrën e tij ! Jan imoral si ai , drogaxhinj si ai , të pacip si ai , zuzar si ai , intrigant si ai , të lig si ai ! Jo vetëm gjith administrata me gjith skap e shtrëmbësira e re , po deri tek votuesit e vet jan të tillë , shëmbëllejnë me të !

  3. Qija ropt e zbuloi lapsi armikun e popullit. Ka perdor gjysma e shqiptareve dokumenta fallco se greku te don grek me zor. Po lapsi si media e paguar nga sherbimet greke na e shet kete gje si dicka e rrall qe ska ndodhur ndonjeher ne historin e pluralizmit tranzitor infinit ne Shqiperi. Sa lek paskeni marr nga greket ja qifsha jeten. Vetem shqitpar qe nuk je o Bushat bythpamuku.

    1. Mjeshter, eshte gjyqtare ajo, jo do si do! Ta kishte deklaruar, qe kalova kufirin me dokumenta falls, se ashtu donte bytha e grekut. Kaq!

      1. po ti cpate qe te dogji? Se kesthu si e ben ti muhabetin, ateher i bie si ka mundesi qe Sala vuri nje terrorist (qe dihej nga te gjith) qe ishte ne grupin e terroristave qe vrau dy ushtarak shqiptar ne krye te detyres kur Sala ishte president? Si ka mundesi qe vuri dike qe e di gjith Shqiperia qe punon per sherbimet sekrete greke dhe qe ka axhend antishqiptare separatiste? Apo ashtu ishte nje pun. Se ne merremi me pasojat po harrojm shkakun, qe nje patriot dy-leksh qe te shqyen kur behet fjal per Vucicin (dhe mir ben) , kur vjen puna shet interesin kombetar per interesin personal ngaqe shpreson se mos i heq non-gratan lobi grek andej nga USA. Po si i thot populli: ha nje lug corb te prishur dhe vjell per gjith jeten. Turpi ka per ta ndjek edhe kur te shkoj ne ate bot.

        1. Armoku i popullit
          Ndrishimin e emrave te fes dhe te beses Shqipetaret e kane nderuar se her ju a ka dashur nevoja Shqipetaret i nderuarun emrat dhe fene nga kristjane orthodhokse ne emra turq dhe besim islam
          Pra dhe po ti nderojne emrat dhe besimin fetar do shkojne ne orgjine
          Newofte se su pelqen mos shkoni ne greqi
          Rrugen pa vize e kini te hapur Avganistan Azerbaxhan kine Turqi
          Po vate ne greqi duhet ta dini more se greket do tju nderojne dhe lekuren po u sollte si silleni
          Irena gjoka duhet menjehere nga shteti grek jovetem per fallcifikim por rdhe kalim kufiri pa leje
          Me e keqja esht se duhet denuar dhe per rracizem ku ajo e ka perdore poxicjonin zirtar ne drm te krie basjkjakut te HimareszBeleri pra duhet te denohet dhe per shfritezimposti
          Pra sipas gjikates specjale te shfritezimit te postit dhe te drejtave te njeriut
          Gjikata duhet ti jape denimin 25 vjet
          Ne mungese te ligjit me varje

        2. bo ku ka arit debilizimi

          Irena sipas ketij fakti eshte për burg

          Asnjë nuk eshte mbi ligjin apo çi qi tëmën ligjit ??

    2. Armoku i popullit
      Ndrishimin e emrave te fes dhe te beses Shqipetaret e kane nderuar se her ju a ka dashur nevoja Shqipetaret i nderuarun emrat dhe fene nga kristjane orthodhokse ne emra turq dhe besim islam
      Pra dhe po ti nderojne emrat dhe besimin fetar do shkojne ne orgjine
      Newofte se su pelqen mos shkoni ne greqi
      Rrugen pa vize e kini te hapur Avganistan Azerbaxhan kine Turqi
      Po vate ne greqi duhet ta dini more se greket do tju nderojne dhe lekuren po u sollte si silleni
      Irena gjoka duhet menjehere nga shteti grek jovetem per fallcifikim por rdhe kalim kufiri pa leje
      Me e keqja esht se duhet denuar dhe per rracizem ku ajo e ka perdore poxicjonin zirtar ne drm te krie basjkjakut te HimareszBeleri pra duhet te denohet dhe per shfritezimposti
      Pra sipas gjikates specjale te shfritezimit te postit dhe te drejtave te njeriut
      Gjikata duhet ti jape denimin 25 vjet
      Ne mungese te ligjit me varje

  4. Eshte e cuditshme se si nuk gjendet dot nje njeri i vetem i ndershem ne “kuadrot” e PS, i paperlyer

    ne krim, korrupsion, ne trafik drogerash apo qeniesh njerzore, fallsifikim. Nuk eshte e gjithe PS keshtu

    sepse edhe atje ka njerez te ndershem dhe me integritet, por puna eshte se behet nje perzgjedhje

    nga KM sdhe strukturat e rilindjes famekeqe per te rekrutuar pikerisht njerzit pa karakter, me te

    shkuar kriminale apo te korruptuar, njerez te pa din e iman te gatshem qe per interesat e tyre

    ti q..jne nenen jo vetem ligjit e kushtetutes por edhe Shqiperise.

    1. te ndershmit, edhe pse jan ata qe e bejn punen e vertet, nuk kapin asnjeher pozicione te rendesishme. Sepse te ndershmit jan edhe te zgjuar dhe nuk pranojn te ven firma andej kendej qe te haj i madhi dhe qe ta hajn vetem pastaj kur behet muti mullar. Se akordi i Rames me keta zarat qe vendos andej ketej, eshte: per te ngren do ham bashk, per ta ngren do e hani vetem.

  5. Paskan qene “donzhuan” te medhenje keta rilindasit. Tegjithe jane me nga dy e tre emra, te gjithe kane
    pasur nga dy e re gra apo dy tre burra. Irena Shpata qe pasi e nderroi Burrin u be Gjoka e kushedi si
    do ta kete mbiemrin pas disa vjetesh. Shih rrushi rrushin e piqet , edhe keta shih liderin e tyre dhe
    bejne te gjithe si ai.

  6. Perla e ditës, Berisha nga shtëpia: Garantoj NATO-n se do e mbështesim pa rezerva (qetësohet Uashingtoni e Brukseli)Sipas bushatit nipit me valixhen e drurit po na thote rama e bleu dhe kalane fundit ne bote,bushat blidhi Pllumat tani,se dhe salihu i valixhes po i vjen ngordhja.Po e tha Ta nea kete e forcon dhe lapsi sepse kesti i muajit duhet paguar nga bushati dhe shkulLlaku

  7. Po pse , duke fshehur arrestimet apo dëbimet e gjyqtarëve horra , do të forcohet besimi tek drejtësia ? Faktet jan ashiqare për këtë pisllikun me tre mbiemra e me dy burra e me dy shkarkime , dhe klgj po na mbush mëndjen për drejtësi !

    1. Edhe pse sot, nga maja e penxheres i shprehu mbështetje bazës ushtarake të NATO në Kuçovë, (pa ja kërkuar njeri) çdo mbasdite mban nga një fjalim kundër SHBA dhe perëndimit që e ka sanksionuar “non grata” dhe familjarisht si hajdut, duke u përpjekur të krijojë një kontingjent taliban antiperëndimorë në Shqipëri.

  8. makina ushtarake e Shqipërisë kishte 1.200 tanke dhe përbënte forcën tankiste më të madhe në rajon. Forcat ushtarako-ajrore kishin 196 avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe vetëm baza e Kuçovës kishte 140 avionë ushtarakë.

    Flota ushtarako-detare kishte 100 luftanije të tipeve të ndryshme. E gjithë kjo makinë ushtarake e dobishme për mbrojtjen e atdheut u shkatërrua si me shkop magjik nga një urdhër suprem.Salih Berisha president.

  9. Lexon ketu papagallet e Saliut qe jan hedhur ne sulm per te mbrojt Belerin. Merren me ca gjera vari karin dhe harrojn thelbin e ceshtjes, qe Sali Berisha me ndergjegje te plot kandidoi nje terrorist antishqiptar punonjes te sherbimeve sekrete greke. Mos harroni qe ka qen i pari Sali Berisha qe ka shpall Belerin terrorist. A e kuptoni apo jo thelbin e ceshtjes? Mendoni sikur Albin Kurti te kandidonte per kryetar te Mitrovices Radocicin. Po ju keni aq shum urretje per Ramen sa keni harruar gjakun e na beni muhabete pordhash ketu. Jo e lagu jo se lagu. Imagjjinoni te nderhynte shteti Shqiptar ne nje ceshtje te till ne Greqi. A e imagjinoni dot? Harruat gjykatesit grek qe per hic gje fusin brenda shqiptaret dhe i hedhin celsat? Nejse, vazhdoni o dumbabista me Belerin tuaj.

  10. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi.hani mut o shpellkare mediatik te lapsit

    1. Kur e bëri këtë verifikim!
      Me kërkesën e kujt,me autorizimin e kujt?
      Si u bë kërkesa,autorizimi dhe përgjigjia brenda ditës?
      Ka ndonjë shkresë të përgjigjes të policisë?
      Kujt i tregon policinë greke ti o njeri,na ka dalë mjekrra nëpër radhët e tyre…
      Greqia o shqiptar nuk të jep përgjigje brenda ditës për çështje që i leverdisin politikës të tyre,jo më për çështje që u sjellin dëm.
      Po që ka bërë rekurs në një Gjykatë Administrative në Greqi , Irena për këtë përjashtim 12 vjeçar e di ti?
      Po që për këtë rekurs duhet kërkuar përgjigje në Gjykatë jo në polici e di ti?
      Personalisht mendoj se nqs Irena ka falsifikuar atë numrin 99 dhe e ka bërë 100 nuk është shkelës ligji por idiote,sepse mund të falsifikohet një vizë hyrje por jo një vizë me të cilën më pas do shkosh në polici,si cjapi te kasapi ( kjo është rruga pasi merr vizat D)…
      Edhe një herë o miku im verior,kam që në tetor 1991 unë që jetoj në Greqi ,nuk kam nevojë për Gop Channel të njoh burokracinë e këtyre!
      Edhe nuk besoj se ka ndodhur siç thotë Ta Nea, ama ky turravrap i i “ambasadorit ” shqiptar në Greqi ,Artur Bibe,dhe përgjigja çak- bam e policisë greke që pretendon ti ,vërteton absolutisht të kundërtën!
      Nëse del gënjeshtare Ta Nea,do të diskreditohet,ama nëse del gënjeshtare Irena,të ftoj t’a kuptosh që në këtë rast në Shqipëri bie shteti!
      Një kryeministër që urdhëron arrestim të një fshatari për tekat e tij,një polici që inskenon çdo provë e fakt me pagesë,me provokatorë,me dëshmitarë që zhduken dhe me prova që nuk gjenden,një prokurori që nuk njeh ligjin,një gjykatë që përbëhet nga falsifikatorët këto janë shteti në këtë rast!?
      Duhet të mbyllim sytë se po luftojmë shovinizmin grek!?
      Për ty dhe të tjerët që janë gati të mbajnë plehun në shtëpi mjafton që të bezdiset nga era e plehut komshiu ju them : Ruani dhitë atje ku jetoni!

  11. O idiotet e Lapsit te pakten jepni dhe variantin e gazetarit qe investigoi dhe po thote te eshte fake news. Mos hani cdo m… qe publikojne gazetat Greke sado i embel tju duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *