• |
ide | kryesore

Paradoksi i të qenit pro Belerit dhe kundër Greqisë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur një pyetje që në sipërfaqe duket paradoksale: A mund të jesh njëkohësisht edhe kundër politikave që Greqia ndjek për Himarën edhe kundër asaj që po i bëhet përfaqësuesit më zhurmëmadh të minoritetit grek, Fredi Beleri? Eshtë e vështirë që kësaj dileme ti përgjigjesh me “PO”, në një rajon ku gjerat janë mësuar ti shohin bardhë e zi dhe ku konfliktet etnike të vënë përpara zgjedhjes, ose me “ne”, ose me “ata”. Por, në fakt e vërteta qëndron pikërisht në shtegun e ngushtë mes dy ekstremizmave: në përplasjen e fundit mund të mos jesh, as me atë që po bën Athina, apo aq më pak me kundërpërgjigjen që po i jep Tirana. 

Në opinionin tonë janë të  shumtë ata që nervozohen nga aroganca greke për të diktuar qasjen e drejtësisë shqiptare. Sjellja e ministrave, krye bashkiakëve madje dhe e kryeministrit Mitsotakis, janë nga ato që të ngrenë qimet përpjetë.

Lexo me tej:

Micotakis: “Beleri” përmbysi progresin që kishim arritur me Shqipërinë 

Kur këto i sheh në sfondin e trajtimit që i është bërë emigrantëve shqiptarë ndër vite, politikat e ndryshimit të emrave dhe greqizimit të tyre, si në asnjë vend tjetër të Evropës, çështja fillon e hyn ndër ato, kur për një plesht, mund të marrë flakë tërë jorgani. 

Po të njëjta janë taktikat e Athinës edhe në atë zonë të cilën më ekstremistët vijojnë ta quajnë si Vorio Epir. Në një studim që hedh dritë mbi strategjinë e shtetit helen në Himarë, Ardit Bido i ka zbardhur me skrupulozitet këto përçapje. 

Pikërisht kjo tablo e ka bërë shumkënd që me një mendjelehtësi patriotike, sa herë hapet çështja Beleri, të shprehet se, “mirë i’a bënë grekut”, “ai e meritonte”, “ai nuk respekton flamurin shqiptar”, “ai ka gisht në masakrën e Peshkëpisë”, “ai nuk pranon që Himara është e jona”, “ai punon për Vorio-Epirin”.

Por, në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ky turavrap nacionalist. Fredi Beleri nuk po gjykohet për të ndëshkuar në grup politikat e helenizimit të jugut. Ai nuk gjendet në qeli, as për masakrën e Peshkëpisë, as për flamurin dhe as për shifrat e minoritetit në Himarë. Prandaj, të gjitha këto, që shërbejnë si justifikim për konkluzionin: “e meritonte atë që i bënë”, nuk kanë asnjë vlerë. Ai është një i burgosur politik, që u prangos prej direktivës dhe vullnetit të shprehur publikisht të kryeministrit. Ai është rasti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, kur një kandidat arrestohet dy ditë para garës. Ai shënon një rekord të zymtë, të kthimit të metodave të sigurimit të shtetit, duke përdorur të infiltruar të policisë. Ai është peng i një sistemi drejtësie të telekomanduar nga zyrat e qeverisë.  

Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit 

Ti anashkalosh të gjitha këto, do të thotë të mbështesësh ndëshkimin e dikujt për atë që është dhe jo për atë që ka bërë, ta kesh me personin dhe jo me faktet, të hakmerresh etnikisht dhe jo të logjikosh juridikisht. “La raison d’Etat” nuk është e përputhshme me një sistem demokratik. Nëse e justifikojmë vullnetin politik për të burgosur Belerin duke dashur të luftojmë atë që ai përfaqëson, ne i kemi thënë hapu kutisë së Pandorës. Me të njëjtën logjikë ne mund të amnistonim, le ta marrim si hipotezë, vrasjen shtetërore të Ervis Martinit, në emër të së shkuarës së tij, sipas shprehjes së njohur të Ramës: “hëngërshin kokat me njëri-tjetrin”. Po sipas të njëjtit model, ne duhet të përlgjnim vjedhjen e votave të opozitës, pasi në krye të saj është ‘non grata’ i 21 janarit dhe Gërdecit. Po njësoj mund të qemë dakord me shkeljen e të drejtës të çdokujt që është i papërputhshëm me steriotipin dhe moralin që pranon shumica.  

Se çfarë mundësie për abuzim dhe se ku përfundon kjo mënyrë të menduari, nuk ka nevojë për shpjegim. 

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Pikërisht për këtë, sado e çuditshme që të duket, qëndrimi më i drejtë në konfliktin aktual është që edhe të denoncosh qëndrimin grek ndaj Himarës, apo minoritetit në përgjithësi, por edhe të ngresh zërin ndaj kurthit politik që i bënë Fredi Belerit. Qasja e parë nuk mund të shërbejë kurrë si alibi për të mbrojtur të dytën. Dhe kjo s’ka të bëjë fare, as me fqinjët tanë grekë, as me politikat e Athinës. Ajo, së pari, është një problem i shoqërisë shqiptare, sepse nëse pranojmë “arsyen shtetërore” për të përligjur ndëshkimin e dikujt, atëhere në vendin e kandidatit fatkeq të Himarës, mund t’a shohë nesër veten secili prej nesh.   

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Kam respekt per Bushatin,se eshte nje nga, apo ndoshta gazetari qe ben analizat me te sakta, duke i kushtu rendesi edhe detajeve qe te tjeret nuk i vene re,ose qe i quajne te parendesishme, por nuk jam dakord me nje pjese te madhe te ketij shkrimi,e jam absolutisht kunder Bejlerit (edhe ne qofte se eshte i pafajshem juridikisht). Jo se Andi eshte pro Bejlerit, por Andi e sheh nga prizmi i te drejtave te njeriut,apo arsyes pse u arrestu,dhe ne kete aspekt mund te kete te drejte, por une (dhe e pranoj qe po tregohem pak i padrejte ne analizen time) jam kunder Bejlerit, per shkak te CV se tij,(jo kombesise, por CV pra bemave te tij antishqiptare) Jo, se eshte grek, absolutisht jo, por akuzat per vrasjen e ushtareve shqiptare ne kufi, dhe sidomos deklarata e vellaut te tij se “po e mbajne ne burg Bejlerin se shqiptaret duan te pengojne helenzimin e Himares” kjo me del e me tepron qe pavareisht a u arrestu me apo pa te drejte, dua qe Bejlerin ta shoh ne burg,te pakten deri sa t’i skadoje afati i betimit, e qe dmth te kaloje rreziku qe Bejeri te vije ne krye te Himares e te zbatoje agjenden qe paska pas ne plan.Kesaj radhe pra ia vlen edhe te shkelet ligji per te shpetu nje rrezik qe mund t’i vije Himares, ama nqs prape populli ne Himare voton ndonje Bollano apo Bejler, atehere kot qe merremi me kete pune,se sna ka fajin as Beleri as Greqia.

    1. A e dini se kandidadat i kujt është Beleri, për Himarën?
      Nuk është i grekut, as i PBDNJ të Vangjel Dules.
      Por i Sali Berishës dhe Ilir Metës.
      Nëse Beleri fitoi në Himarë me vetëm 19 vota diferencë, kjo nuk do të thotë se këta që dolën shumicë ishin minoritarë grekë.
      Jo. Këta ishin përkrahës të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët ju bënë thirrje votuesve të tyre, Votoni kriminelin Beleri.
      Këtë Beler, të cilin Berisha më 1994 e shpalli me të drejtë kriminel, sot e vendos kandidat të partisë së tij.
      Ja pra, pse nuk janë të thjeshta gjërat.
      Kur grekët janë të gjithë bashkë pro Belerit, duke e cilësuar si Kryetar Bashkie të një zone greke dhe e kanë shpallur hero, ne shqiptarët jemi ndarë.
      Gjysma është kundër kriminelit grek Beleris, për atë që ai ka bërë në shkelje të ligjit shqiptar, ndërsa gjysma tjetër, ajo që e quan veten opozitë, është pro Belerit, pro grekëve.
      Dhe thonë pastaj, pse populli shqiptar voton këtë qeveri hajdute dhe të korruptuar dhe nuk voton opozitën.
      Hë pra o popull, pse nuk e voton opozitën?

    2. Arber, norma tregon qe ligji prevalon. Nese nuk respekton ligjin nuk respekton rregullat e lojes demokratike. Ju thoni se duhet t’i shtohet(n) akuze(a) te tjera Bejlerit. Por ai ligjerisht, tanipertani, nuk ka nga shkon pa u betuar si bashkiak. Preferoni Sigurimin e Shtetit dhe nuk honepsni politiken kolonialiste greke?? Eshte nonsens. Me kete i japim te drejte Greqise: Sitemi yne i drejtesise behet me metoda hetuesie jo ligjore e proçedurale.
      Per mua, qofte edhe ne menyre morale, te sqarohet: Pse me gjithe kete CV qe ka Bejleri, (1) nuk eshte hetuar asnjehere dhe (2) pse askush nuk i eshte referuar CV-se se tij gjate fushates elektorale ?
      (3) Çdo te thote kjo per çeshtjen greke ne Shqiperi dhe per Himaren ? Çfare eshte realisht çeshtja greke ne Shqiperi?

    3. Arber nuk eshte shkel asnje ligj, ai zoteria eshte kap duke blere 8 vota me 50 euro secilen dhe ajo eshte vetem maja e ajbergut, se ato mijera vota te tjera te leberit e Vlores dhe te Tepelenes nuk i fitoi se ishte burr i mire por se u premtoi passaporta Greke, pensione Greke dhe letrat Greke. Une kam kusherinj ne ate zone dhe ma pohuan haptas ja dhane voten Bejlerit per keto arsye. Bushati eshte tipiku i rastit per inat te vjehrres (Rames) do shkoj te bej sex me mullixhiun (Grekun).

  2. Oh can kenaqi Bushati me sodium’s bolshevike. Bushati thote, “Ai shënon një rekord të zymtë, të kthimit të metodave të sigurimit të shtetit, duke përdorur të infiltruar të policisë.” Gjithe bota demokratike dhe ajo jo demokratike ka perdorur te infiltruar te policise per te kapur ata ligj prishesit. Apo jeton ne hene Bushati apo i shkruan artikujt pasi pi ashash.

  3. Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Sali Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij. Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.

  4. ARRESTOHET YMER QELBAZA KELLIRA:POLICIA E KAPI YMERIN DUKE HA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT thotë:

    YMER QELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR KRISTAQ RAMA BABAI i EDI RAMES DHE TANI JA LEPI QIMET E BYTHES EDI RAMES KURSE NJE KOHE YMIERI JA MBANTE LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES HAHA

  5. Nga ana juridike parimi baze i gjykimit administrativ eshte ndarja e pushteteve. Nje ceshtje nuk mund te jete njekohesisht ne juridiksion administrativ dhe gjyqesor. Keshtu qe ai propozimi qe nje drejtor burgu mund te jape leje per te bere betimin eshte i pavend persa kohe ai nuk eshte i denuar me vendim te formes se prere dhe te kete kaluar serish ne juridiksion administrativ.
    Pra te gjithe cfare thuhet dhe pretendohet nga greket per “autoritetet shqiptare” i drejtohet vetem e vetem gjykates shqiptare dhe nuk lidhet me drejtorin e radhes se burgut dhe as me kryeministrin e radhes qe eshte administrues.
    Kjo ne rastin me te mire eshte e tepert dhe arrogante.

    1. Respekt per krejt shqiptaret e ndershem qe nuk e shesin sumen as te beleri as te shefat e belerit ne athin.

  6. Po si nuk e the nje fjale per ato qe kan kandiduar belerin mor bushat djali. Po mor po rama na qenkerkesh hajdut dhr inatcor dhe po e mban ne burg ne menyre te paligjshme dhe kjo sdo shume mend te kuptohet por a ka justifikim ne bote qe mund ta laje mekatik e saliut dhe metes qe kandidojne nje armik te betuar te shqiperise? A parashkruhen dot krimet antishqiptare per te cilat eshte denuar? Me vjen keq per ivi kason e gjore qe e nxjerrin pernate ne tv per te mrojtur belerin duke thene qe e ka deshmine e penalitetit te paster dhe eshte i detyruar te behet pale me trumpetuesit e vorio epirit. Po mor po rama po e mban ne burg dhe kete e kupton dhe bufi por ta dini qe ka mbrapa nje popull te tere pavarsisht arsyeve qe ai mund te kete ne koke po a ka zot qe ta laje turpin e ketyre gjakprishurve te opozites qe per hir te politikes jane te gatshem te bejme pakt me djallin me te zi dhe ti vene zjarrin vendit sic ja kane vene. Edi rama ke lindur me kemishe me keta perballe por mjere populli shqiptar qe per keto arsye eshte i detyruar te te votoje ty disa here por qe dhe ti ne menyra te tjera jo kaq okulte sa keta nuk bere sa duhet per kete popull dhe e ke vrare shpresen perfundimisht.

  7. Belerit ja futen normalisht, e futen ne gracke, por vete i hengri qe bleu vota. Ku perfshihet Saliu dhe Iliri, do kete shitblerje vote masive.

    Po shpresoj qe keta te fundit te arrestohen shume shpejt, e me pas ta kete rradhen piktori deshtak qe kemi per kryeminister.

  8. Belerit ja futen normalisht, e futen ne gracke, por vete e hengri qe bleu vota. Ku perfshihet Saliu dhe Iliri, do kete shitblerje vote masive.

    Po shpresoj qe keta te fundit te arrestohen shume shpejt, e me pas ta kete rradhen piktori deshtak qe kemi per kryeminister.

  9. Nuk duhet të ketë Shqiptarë që mund të shohë me indiferencë ca emra pa lidhje me këtë vënd, i mirë apo i keq të jetë, ca Mitcotsic, Dhioninus Beleris a ku di unë, që vijnë këtu dhe na japin urdhra. Dhe kush janë? Janë ca që i kanë trajtuar Shqiptarët me operacione të quajtura Fshesa – dmth është bërë për poshtërim – dhe vijnë këta Dhionisusat në Shqipëri dhe duan të na tregojnë, jo, urdhërojnë se çfarë do të bëjmë. Ik ore pirdhu, me gjithë Bushat e Berishë e Arjan Can e të gjithë Dhionisusat, dhe Europën nëse kjo është ajo që mbështet.

  10. Sigurisht qe eshte kryer jo nje por disa krimme. Ne bashkepunim. Ne perberje te nje organizate kriminale. E cila ka korruptuar, kapur dhe asgjesuar nga partite politike PS dhe PD deri ne vete pushtetet dhe shtetin tone. Edi Rama eshte kreu i asaj organizate. Qe per rastin konkret, “goditi” nje filogrek te njohur e dhene interes te pamerituar. Segmente te policise, prokurorise dhe gjykates, atyre lokale dhe SPAK, e me tej masmedia me se shumti skllave e organizates, u angazhuan dhe veprojne nen ideimin dhe drejtimin vertikal te kreut te organizates. Rrine e diskutojne ende “greku” vorio epiri” e prralla te tjera pseudo nacionaliste. Sot, Greqia eshte me shqiptare se kurre. Me nje popullate derrmuese arberesho-arvanitase qysh nga krijimi i shtetit modern grek dhe e rivitalizuar nga miliona shqiptare pas viteve 90. Ndoshta, shteti i dyte me me shume popullate shqipfolese ne rajon, pas Turqise qe numeron 12 milione. Po na “sulmon” greku “arberesh”!!!

  11. Fredi Beleri i burgosur politik?! ku e gjete kete fjali! Ke ndonje dokument gjyqesori qe Beleri eshte i denuar ose i persekutuar politik? Prisni ore te mbaroj gjyqi e pastaj llafosemi.

  12. Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…

  13. YMER QELBAZE KELLIRES I MBAN GOJA ERE MUTI PRANDAJ E TALLIN TE GJIITHE SHQIPRIA SE NUK I AFROHET ANJE FEMER NE PLANET thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KOL BOLES-BALLA DHE FRRYK CYPIT E MOS SHKRUAJ KETU TE LAPSI-al

  14. Sakte si gjithmone Bushati!
    Nuk kane bythe ta padisin Belerin per ato akuza “patriotike” qe i hedhin neper rrjetet sociale per te ushqyer budallenjte rilindjote dhe e kane paditur “per blerje votash” …e kush?
    – Kjo “Drejtesia” qe ne krye te saj ka nje rrot-maloku si Ulls Manja qe ja ka lexuar tere Europa ne gazeten BILD ato bisedat e pergjuara me shefa policie ne Diber ku i urdheron per masaker zgjedhore dhe gradime nese ja kryejne urdherin.

  15. Ilir Meta dhe Sali Berisha e dinë fare mirë se, çfarë kanë bërë dhe çfarë i pret. Të dy janë kokat e së njëjtës kuçedër, të as asaj të korrupsionit, krimit, mashtrimit dhe tradhtisë që ka marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Çdo errësirë ka fundin e saj, kështu që edhe kjo kuçedër po e ndjen afrimin e fundit të saj.Maloku salihut i ores 11:40 qe erdhi ne tironen tone nga pidhi i motres vet te shkerdhyer nga shpellkaret e salihut,sot na thote mos te shkruajme ketu,maloku ne qytet kombi ne Rrezik

  16. E kështu Micotaqis, lejoi qarqet e tij që të kryenin “Dirty buisnes” me Sali Berishën për kandidimin e Fredi Belerit në Himarë. Një marrëveshje politike me një të ndëshkuar nga SHBA si “Non Grata”, e kandidimin e një personi penalisht të pakandidueshëm, e politikisht që zgjon të gjithë demonët nacionalistë nga të dy krahët.

  17. Ky esht komplet RRK merr burre. E nxorri Bejlerin te burgosur politik.
    Zhabziu u kap ne flagrance tuj ble vota dhe and kari thot i bugosur politik.

  18. Analiza e bere nga Bushati me duket shume e sakte, mbase nuk do cilesohesha pro apo kunder Belerit, une personalisht nuk kam ndonje simpati ndaj tij. Nderkohe qendrimi zyrtare grek me duket totalisht i tepruar dhe irritues. Mbase ai vertet meriton te qendroje aty ku eshte, por te mos behemi naive e te themi qe po respektohet ligji ne nje kohe kur Tom Doshi me shoke kane blere me mijera vota pa asnje ndeshkim.
    Drejtesia selektive nuk na con gjekundi, na sjell mbrapsh. Prandaj eshte detyra e ligjzbatuesve te tregohen te paanjeanshem dhe te respektojne provat. Vetem nese ligjet dhe rregullat respektohen ne menyre te sakte e te panjeanshme mundet te bejme progres ne drejtesi, gje qe do reflektoje ne shume fusha te jetes e te mirenjenies se shoqerise shqiptare.

  19. “Kemi marrë mbështetje nga evropianët”, BE nxjerr blof Gazment Bardhin: S’kemi folur fare për Avokatin e Popullit

  20. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit

  21. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

    Dëshmia mbështet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

  22. PD është e vetmja parti shqiptare në demokraci që ka zbuluar më shumë grupe agjenturore dhe agjentë brenda radhëve të saj, sesa vetë Enver Hoxha dikur në PPSH.

    Në asnjë parti tjetër politike shqiptare nuk janë dëgjuar akuza “i blerë”, “i shitur”, “agjent”. Asnjë.

    Ndërsa në PD fjalë të tilla dëgjohen në mënyrë të përditshme nga kokat drejtuese e deri te militanti më i thjeshtë në bazë.

  23. Standard&Poors rrit vlerësimin për Shqipërinë nga ‘perspektivë e qëndrueshme’ në ‘pozitive’

  24. ‘Gërdeci’/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! Mori azil në SHBA, frikë nga Shkëlzeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *