• |
ide | kryesore

Ariu rus në kafazin tonë të vogël

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Edi Rama po ysht shumicën e tij parlamentare drejt një beteje të re me mullinjtë e erës. 73 kartona jeshilë socialistësh miratuan një komision të posaçëm për të kontrolluar influencën e fuqive të huaja mbi demokracinë shqiptare, ose thënë më troç, ndikimin e parave ruse mbi mediat, politikën apo rrjetet sociale.

Deputetët që e ngritën këtë alarm e paraqitën atë si një problem urgjent. Vetë Rama publikoi një status ku kërkonte ecjen me shpejtësi në këtë rrugë. Kryeparlamentarja Nikolla i dërgoi një letër diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, i cili mbulon këtë fushë në vendin e tij, për të folur përpara kuvendit për të njëjtën çështje. Ndërsa Top Channel, në ekranin e të cilit rilindasit infiltrojnë të gjitha lajmet pa burim, njoftoi se në skanerin e komisionit të sapo ngritur do të kalojnë mediat on line, për të cilat shërbimi sekret ka të dhëna që financohen në mënyra të errëta.

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja PS kërkon Komision të Posaçëm Parlamentar

Pra, sa hap e mbyll sytë, nga hiçi, u shpik një kërcënim që askush nuk e pati parë.

Duhet thënë që në fillim dhe troç se kjo është një fortunë në gotë. Asgjë nga ato që dimë deri më tani nuk e justifikon ekzistëncën e një komisioni të tillë. Partia në pushtet pretendon se ajo ka marrë si model komisionin e posaçëm dhe rezolutën që miratoi Parlamenti Europian për këtë çështje. Por rasti shqiptar me atë të Strasburgut, ndryshojnë si nata me ditën. Deputetët evropianë gjetën me prova dhe fakte kolegë të tyre që kishin mbajtur lidhje të drejtpërdrejta me Moskën. Kështu ekologjistja letoneze, Tatjaa Zdanoka, u zbulua nga një media e pavarur ruse se ruante kontakte me oficerë të shërbimit sekret FSB. Nga ana tjetër, kryeministri belg ka folur për disa të zgjedhur në parlamentin e Strasburgut që kanë lidhje të dyshimta me Kremlinin. Po ti shtosh këtyre edhe faktet se portale, si ai çek “Voic of europe”, financoheshin për të bërë propogandë kundër Ukrainës dhe për të ndalur mbështetjen luftarake ndaj Kievit, shqetësimi evropian përligjet.

Por ama në Bruksel dhe Stasburg fillimisht panë indiciet dhe më pas u angazhuan për hetimin e tyre. Ndërsa tek ne, në Shqipëri, të tilla mungojnë krejtësisht, nëse kemi aq respekt për veten sa të mos marrim seriozisht inskemimet qesharake të grupimit Rama – Duçka – Neza – McGonigal.  

Pra ne jemi e kundërta e shembullit ku pretendojmë se po mbështetemi. Ne po nisim një hetim pa indicie. 

Andi Bushati: Putinistët që klithin për rrezikun rus

Por ky nuk është dallimi i vetëm. Tashmë është e provuar se Rusia ka nisur një fushatë dizinformimi në perëndim, për të përçarë vendet e NATO-s dhe BE-së, për të diskredituar sanksionet kundër saj dhe për të mpakur mbështetjen ushtarake kundër trupave ukrainase në terren. Efektet janë të njohura. Berlini dhe Parisi kanë edhe deri ish – kryeministra të paguar nga oligarkët pranë Putinit, pa përmendur këtu politikanë dhe deputetë, sidomos të partive populiste, që bëjnë thirrje për braktisjen e Kievit.

A ndodh kjo në Shqipëri? Do të dukej qesharake edhe vetëm po ta supozoje. 

Këtej nga anët tona jo që nuk ka asnjë forcë politike, por nuk ekzistojnë as individë që të bëjnë, për shembull, thirrje për dalje nga Aleanca Atlantike. Si për ironi të fatit edhe e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha e mbylli jetën e saj si idhtare e NATO-s.  

Këtu askush nuk e çon nëpër mend një ndryshim kursi, përpos atij të pranimit një ditë në Bashkimin Evropian. Madje shumëkush mburret me krenari se jemi vendi më pro BE në kontinent. 

Po le të vijmë tek konflikti mes Moskës dhe Kievit. A është dëgjuar ndonjëherë ndonjë zë që i jep të drejtë qëndrimeve të Moskës për Krimenë Donbasin apo naziskinët mbështetës të Zelenskit? Natyrisht që jo. Madje shpërfillja është aq e madhe sa ka një përtaci intelektuale qoftë edhe për të njohur qëndrimet dhe tezat e diplomacisë ruse.

Deklaratat/ Një koalicion perendimor kundër paketës anti shpifje të Ramës

Atëhere kur është ndikimi i rublave? Ku preket ai në sferën publike? Ku e kanos ai shoqërinë tonë?

Nëse vërtet duhet folur për një rrezik të tillë, ai duhet kërkuar tek servilizmi i atyre që shtiren si “pro amerikanë” dhe aspak tek një fabul e paqenë. 

Në Shqipëri nuk gjendet asnjë shenjë e influencës ruse. Pikërisht për këtë, ngaqë socialistët po ngrejnë një komision të posaçëm, duke manipuluar për thelbin e tij, kjo tentativë i ka dhënë krahë edhe hipotezave nga më ogurzezat. A mos është kjo një përpjekje e re për intimidimin e mdediave, pasi qeveria dështoi me paketën anti shpifje? Apo ndoshta vallë është një nismë për të shpikur një version të ri të opozitës së rublave? Për të vajtur më tej: a është rastësi që mandati i komisionit shtrihet deri në zgjedhjet e ardhshme? 

Askush nuk mund të vërë bast për qëllimin e vërtetë të nismëtarëve.

Këto pandehma do të qëndrojnë të gjitha në ajër, për sa kohë që këtu po ndërtojmë një kafaz imagjinar për ariun e largët rus. Por një gjë ama kuptohet me siguri: ata që kërkojnë të na trembin me një rrezik të paqenë, kanë me siguri një qëllim të mbrapshtë.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Cirku i ramakllounit hap sezonin e ri të çfaqjeve me arush rus në kafaz

    Mediat si topi klani vizioni news rtsh pra ramakazanmediat do i bejne trurin sallate publikut me fijet qe sduken po qe i sheh kllounrama

    1. Bravo ti, bravo dhe Andi!
      Shqiptarët janë i vetmi popull në botë që nuk bëhen kurrë spiuna të russit apo të serbit.
      Rama sheh ëndrra me sy hapët me spiuna e sigurimsa.

  2. ne nje vend kaq te korruptuar njerezit dhe pushtimin rus do e shihnin si garanci qe do te vidheshin me pak. thjesht te kursehen fondet e propagandes rilindase , dalin dhe teprojne per mireqenien sociale te vendit

  3. ANDI BUSHATI E TALL KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBANE GOJA ERE MUTI DHE E TALLIN TE GJITHE SHQIPERIA SI NJE ZAGAR U MJERUAR POSHTERUAR DHE SHQELMUAR NGA CUNAT PROBLEMATIK TE EDI RAMES PER DOSJEN E GREG KRISTAQ RAMES ME KRISTAQ RAMEN thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH EDI RAMES ALEXANDER VUCIC ,VLADIMIR PUTINIT DHE FRRYK CYPIT E MOS E NDRYSHO TITULLIN E EDITORIALIT TIM

  4. H🤣🤣🤣🤣 Ramoviqi vetem show kerkon te beje 😏 ashtu sic idhilli i tij Spiropalloshja:- “ Behen edhe ne filma🎭🎬 e show “…🥳!!

  5. duhet të ndëshkohen tek korrupsioni dhe t’i konfiskohet gjithçka që këta i kanë vjedhur shqiptarëve. Nuk duhet vetëm burgu. Duhet t’u konfiskohet familjarëve të Berishës sidomos, të ndalohet së ushqyeri familja e Berishë me leje ndërtimi, të ndalohet edhe Ilir Meta me gjithë pasurimet që vazhdon t’i pastrojë.

  6. ANDI BUSHATI I TALL KEQ KADRINJET E EDI RAMES KADRI YMER KELLIREN KOL KYCIN DHE SKENDER MINXHOZIN thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH SKENDER GERON MINXHOZIT DHE FRRYK CYPITE MOS SHKRUANI KETU TE LAPSI
    ME FAL SE HARROVA FUTJA KARIN NE BYTH EDHE KOL KYCIT SALLAKS

  7. KADRI YMER KELLIRA U KAP SONTE DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE ZENI TE BABIT DHE ARMINA MEVLANIT

  8. Disinformimin me te madh ne Bote e bejne mediat fashiste perendimore. Rama do coj ne burg per agjitacion dhe propagande njerez qe dalin kunder rregjimit te tij duke i akuzuar si pro Rus. Ta mbani me shendet dhjerokracine Amerikane qe mbeshtet kurven Rama

      1. Merkeli iku por putini do i shtroi minat ne kembe Rames pasi te fitoi luften ne Ukraine. Ju nuk e imagjinoni dot se sa te thelle ja keni hapur gropen vetes duke dale ashpersisht kunder Rusise kur as vende Si Greqia dge Italia nuk guxojne te behen vegla qorre te Ameriqenve. Tash,e jeni ne shenjester se jeni debila dhe nuk dini te mbani pozite asnjeanese. Ky Kurva Rama pse nuk ve dge nje ligj kunder Cifuteve Zionist qe po bejne genocidin me te madh td shekullit por i ndohmon dhe i perkrah

      1. Te qifsha BE qe eshte me keq se Afrika tani. Po ik o kar se nuk eshte me 1990 ku nuk e njihnim Boten.Shko qihu megjithe bythzinjte dhe pederastet e Ameriqise……

  9. Shume e drejte kjo qe shkruan ky sufllaqja i ores 21:02, ama me prova dhe jO me inskenime. Por ky i futet nje diskutimi idiot me nje koment akoma me idiot. Arsyet jane dy:
    1-Ngaterron temen dhe kjo ose sepse eshte budalla, ose sepse ka mungese ushqimi ne stomak dhe vitaminash ne tru
    2-Ben autogol se nese burgosen Berisha, Meta & co, keta duhet te burgosen pasi te jene denuar Rama dhe e gjithe qeverija aktuale qe po e rjep kete vend.

  10. Deri diten e fundit te jetes, Kapot, me falni, Bushatët, besnikë te Rusisë-mëmë. Hysniu në bythë ky djalë (ariu-rus, thote, me demek Rusia eshte superfuqi e pamposhtur).

  11. O shkulLlak ne vend te pikpyetjes ajo fjali eshte e verte,arsyet nuk jane rama dhe ‘regjimi’si e quan salihu metaj dhe ju opinionbersit qe merni fjale nga politika dhe doni ti mbushni mendjen publikut se po jetojme ne nje regjim,kur salihu vriste per te mbajtur pushtetin ju benit tifo neper studiot e tv,bota vetem pushtetin e salihut e ka quajtur Pushtet Gangesteresh,gazeta ku ke punuar ti e ka me titill kapital kete fjali.

  12. Cdo gje per te hequr vemendjen nga hajdutlleqet e skandalet qe s’kane te sosur. Mjere ky popull, sic duket e paska te shkruar te vuaj.

  13. Shkarkohet gjyqtari që i dha Berishës vulën e PD, nuk justifikonte dot 93 mln lekë,nje shpellkar me pak i salihut jashte drejtesise,nje vendim gjykate pro salihut e beri kete cecen zhukri te pasur me 1 miliard leke,prandaj dhe dalin e protestojne byrektoret shpellkare salihu te paguan mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *