• |
ide | kryesore

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama kathimirini



Edi Rama ka përveshur llërët në një operacion komunikimi, qëllimi i të cilit është ti mbushë mendjen Athinës zyrtare se ai nuk ka gisht në burgosjen e kandidatit fitues për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Që prej mesit të gushtit, kryeministri ka shkruar një çarçaf të lodhshëm në Facebook, ka dhënë sërish një deklaratë pasi nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis në darkën e liderëve ballkanikë, i ka shkruar vetë gazetarit të të së përditshmes Kathimirini, Pavlos Papadopulos për ti kërkuar një intervistë për të shpalosur versionin e vet të ngjarjeve dhe ka dhënë një intervistë për televizionin publik grek ERT. Në të gjithë këtë ofensivë shefi i qeverisë shqiptare është rekur të argumentojnë se ndryshe nga sa e akuzojnë, çështja Beleri i takon drejtësisë e cila nuk i ndan të dyshuarit e saj në shqiptarë dhe minoritarë, se ai nuk i ka nën kontroll gjykatat dhe SPAK, të cilët kanë ndëshkuar edhe njerëz së partisë së tij, se puna e kryebashkiakut të Himarës është një kazus individual, pasi pushteti në Shqipëri nuk ka probleme me minoritarët e tjerë të zgjedhur nga komuniteti i tyre.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit 

Pasi politikanë grekë më në krye kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut organizuan një protestë në Himarë për  çështjen Beleri, Rama reagoi menjëherë në Facebook me çarçafin e gjatë. Në mesazh kryeministri shprehte habinë se si grekët po “absolutizojnë përkatësinë etnike të subjektit të protestës mbi çdo normë juridike, standard ligjor e logjikë demokratike”. Protesta e tyre në Himarë, thoshte Rama ishte kundër vendimeve të gjykatave dhe se grekët po “politizojnë një çështje të drejtësisë shqiptare”.

Kryebashkiakët që morën pjesë në tubim, atë të Athinës dhe atë të Selanikut ai i përshkroi si “të denjë për skenarin e një filmi sarkastik për marrëdhëniet ndërshtetërore në një Ballkan të denjë për stereotipin e vet të vjetër të përplasjeve “kush jam unë e kush je ti!”,

Ai vuri alarmin edhe për rrezikun se mund të ketë “pasoja regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke”. “Grupe të caktuara ekstremistësh, i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë” thoshte Rama (e plote ketu poshte).

Por, duket se Athina zyrtare nuk u prek fare nga ky shfajësim i gjatë i kryeministrit shqiptar, që donte të vihej në pozicionin e liderit kozmopolit përballë politikanëve nacionalistë primitivë greke. Madje, fill pas kësaj, kryeministri Mitsotakis mori vendimin për të mos e ftuar Ramën në darkën e liderve ballkanikë të organizuar me rastin e 20 vjetrorit të samitit të Selanikut, që vendosi rugën evropiane për rajonin tonë. Qeveria greke u kujdes ta bënte të qartë se me këtë lëvizje donte të ndëshkonte personalisht Ramën. Zëdhënësi i saj, Pavlos Marinakis, sqaroi para takimit se arsyet e mungesës së një ftese ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë bërë qëndrimet e tij për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri:“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm është e vendosur për shtetin e së drejtës, jo vetëm për Fredi Belerin një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”, –tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Kësaj lëvizjeje aspak diplomatike Rama iu përgjigj me një tjetër qëndrim në rrjetet sociale, këtë herë të shkruar në anglisht. Kryeministri shqiptar e ka kritikuar darkën e gabuar të Athinës duke përdorur për të terma të ashpër. Ai ka thënë se ajo i dërgoi Shqipërisë një mesazh kontradiktor me qëllimin e saj që të diskutonte të ardhmen evropiane të Ballkanit përendimor. Këtë lloj qasje greke, Rama e ka quajtur “peng i politikës së brendshme fisnore”.

Tensionet me Athinën / Provokon Mitsotakis, Tirana jashtë tryezës ballkanike 

Megjithëatë në pak paragrafë, të hedhur në Twitter, përpos shkopit ai ka treguar edhe karrotën. Ai e ka etiketuar kryeministrin Kiriako Mitsotakis, që nuk e ftoi në takim, si një “mik të dashur dhe koleg shumë të respektuar” dhe është shprehur gjithashtu “i lumtur” që ky tubim u zhvillua. Pra Edi Rama e ka vendosur veten në pozitën e evropianit liberal dhe të moderuar, duke i lënë homologut të tij grek, pa e thënë shprehimisht, pozitën e ekstremistit të varur nga “palë të treta, të etura për të shfrytëzuar çdo rast për të ngritur një mal nga një kodër”.

Rama e ka vënë veten në piedestalin e atij që preferon të diskutojë edhe kur ka kontradikta, duke e lënë kryeministrin grek nën dritën e keqe të atij që e refuzon komunikimin.

“Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët, para së gjithash, është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq”, ka shkruar ai.

Por as taktika për ta kompleksuar politikën greke si të prapambetur, fisnore dhe jo të përputhshme me vlerat evripiane, as ajo për të krehur Mitsotakisin si lider modern nuk janë dëgjuar në Athinë. Ato kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kjo e ka detyruar Ramën të shtojë pelivanllëqet dhe të tentojë të dëgjohet me çdo kusht përtej kufirit.

Nëse mesazhi në anglisht nuk piu ujë, Rama ka vendosur të komunikojë direkt përmes mediave greke. Në këtë mënyrë ai peshkoi gazetarin e Kathimirini, Pavlos Papadopulos.

Analiza e “Kathimerini”/ Pse Edi Rama po bën “të fortin” me Athinën 

Ky i fundit kishte shkruar në një koment në gazetën e tij se Rama ka një plan për të mos e lejuar të betohet Beleri: “Ky është mesazhi i fundit i qeverisë greke, burime pranë të cilës theksojnë se betimi nuk i “prish punë” krimit të pretenduar. Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka që thjesht të lejojë Belerin të betohet. Por duket se nëse bëhet kjo, atëherë plani i Edi Ramës rrëzohet“ shkruante ai në artikullin me titull: “Lëreni të betohet”. Kryeministri e tregoi vetë bisedën që ka pasur me gazetarin grek të së përditshmes me reputacion “Kathimerini”. Ai i ka gjetur numrin dhe i ka nisur mesazh, pa e njohur fare Papadopulosin, aq sa ky i fundit ka kujtuar se ishte një shaka dhe se nuk po fliste me një kryeministër.

Pjesë nga dialogu i Ramës me gazetarin Pavlos Papadopulos

Tri ditë pas këtij komunikimi u botua intervista në Kathimirini. Rama bëri prapa ktheu në përgjigjet që i dha gazetarit grek. Kur u pyet për deklaratat e fushatës kundër kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, të cilin e quajti budalla, kokegdhë, maskara, gagaç etj, Rama tha se nuk ndihej krenar për ato që kishte nxjerrë nga goja.

Por ai e justifikoi dhunën e tij verbale si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Belerit, që sipas tij, kishte provokuar me koncepte si helenizimi i Himarës dhe çlirimi i saj.

Gjithashtu në intervistën me gazetarin e Kathimerini, Rama i ka folur grekëve në një gjuhë miqësore, pavarësisht fërkimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit mes dy shteteve. I mohoi të ishte ndjerë i fyer nga mungesa e ftesës në darkën e Athinës nga Kirjakos Micotakis. “Nuk jam i fyer. Por vete nuk do ta bëja të njëjtën gjë, as nuk e imagjinoj të jem në një pozicion që të bëj dicka të tillë. Kiriakos është mik” tha Rama në intervistën e botuar të dielën më 27 gusht.

Të mërkurën të njëjtat mesazhe ai i përsërit edhe në një intervistë për televizionin publik ERT.

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike 

Por, gjithë këto mesazhe, intervista dhe sinjale nuk kanë pasur asnjë kundërreagim nga Athina zyrtare, e cila me sa duket nuk preket nga alibitë, por pret të shohë faktet. Qeveria greke është shprehur qartë se do bllokojë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, fondet e komisionit Evropian dhe ajo po lobon për të sensibilizuar çështjen Beleri, si në Uashington, po ashtu dhe në Bruksel. Pra deri më tani strategjia e Ramës edhe për ta mbajtur Belerin në burg edhe për të përkëdhelur “mikun Mistotakis”, pra edhe për të mos e lënë kryebashkiakun të hetohet edhe për tu zotuar se ai është miku më i mirë i Greqisë, nuk ka funksionuar. Ndoshta kokfortësia e pagdhëndur prej nacionalisti e grekëve është ilaçi më i mirë për të mos u prekur nga intriga e stërholluar e Ramës.  Prandaj dhe deri më tani gjërat kanë mbetur pezull.  

Tensionet mes Tiranës dhe Athinës u ashpërsuan shumë pas arrestimit të kandidatit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri në 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale që e shpallën atë fitues. Grekët pretendojnë se kjo u bë me urdhër të kryeministrit. Beleri vazhdon të mbahet në burg dhe po pengohet të betohet si kryebashkiak i votuar nga qytetarët. Ky kazus ka ngritur në sipërfaqe edhe probleme të tjera që po qëndrojnë pezull mes dy vendeve, si ai i përcaktimit të kufirit detar, të drejtat e minoritetit dhe atë të pronave të qytetarëve me kombësi greke.

©Lapsi.al

 



15 Comments

  1. Hhhhaaa🙈😂🤣😹Athina s pjerdh per gjith lideret e Europes e jo me per gerdallen e Shkiperise.😂🤣🙈😅😇😇

  2. Epo që të bëhej Fredi Beleri,një debil i lindur, personazh ndërkombëtar,vetëm Rama mund t’a realizonte!
    Lëre m* ,se bie erë ….
    Për Himarën,Fredi është turpi vetë
    Për helenizmin edhe më tepër!
    Njolloset emri i një krahine të mirë,të bukur ,me njerëz të urtë,të thjeshtë që të respektojnë,një krahine që ka nxjerrë njerëz të shquar për Shqipërinë duke i vënë kryetar një TRAP?
    Dhe ,për më tepër duke i dhënë publicitet një gomari si Fredi!!???
    Unë jam shtetas shqiptar,që në lindje.
    Gjyshja e tim eti edhe ajo e nënës time, ishin greke të lindura në Greqi,nga prindër grekë dhe të martuara kësaj ane të kufirit.
    Kam edhe damar greku si i thonë fjalës,por kurrë nuk mund të ngatërroj këtë punë me gomarllëqe që dëgjoj andej e këtej kufirit:
    Himara është territor shqiptar,Greqia nuk mund as t’a ëndërrojë se menjëherë humbet ishujt pranë Turqisë.
    Kjo është firmosur nga themeluesit e shtetit grek,por herë pas here ajo kërkon të fusë hundët në punët tona,për hatër të tabuve nacionaliste që grekëve ua mëkojnë që në gji..
    Nuk jam as me analfabetët këtej që nxjerrin çdo himarjot nga Progonati,Tërbaçi apo Velça.
    Lerini rehat në punë të tyre.
    Jorgon e CIA, Tenetin
    nga babai dhe Kaçalano nga nëna, e bënë nga Progonati ,ndonëse ja bën mu që ka mbiemra latinë,(korfiatët kanë mbiemra të tillë),Tenente dhe Castellano. Por kushërinjtë e tyre këtej i thonë vetes edhe Kokaj!
    Tani edhe nga Progonati,edhe nga Korfuzi edhe nga Himara shqiptare.!
    E kuptoni çfarë lëmshi është !?
    Ore po tek e fundit, ç’na hyn në punë ne kjo….nuk na pyet kush se nga e ka origjinën tjetri!
    Ama të jetë vendi i Tenetit dhe njëkohësisht edhe Belerit kjo nuk vete fare,po fare fare …..!
    Përfundimisht të mos bëhemi budallenj,për çështje kombëtare ndahemi me grekët, por për gjene dhe origjinë më mirë mos t’a ngasim atë punë se bën vaki që ADN,ne këtej dhe ata andej t’a kemi njësoj!
    Pa harruar që Turqit i kishin qejf femrat e Jaurrit,dhe nuk ja përtonin “belly dances”,apo jo?
    Pra edhe gjenet e tyre janë aty….
    Nacionalizmi debil si i tyre si i joni është i neveritshëm….

    1. Se pse me ngjan kjo historia jote njehistori e shpikur nga Fuga dhe jo histori e e vertete ;). E ka kap frika Ramen nga greket sa ca nuk do shpiki keto dite,deri sa te gjej sebep e te liroj Bejlerin. Imagjino sa i dhim do dilte,pasi beri nacionalistin fallco, te detyrohet ta liroje

  3. Duhet te kete planifikuar per vete ndonje resort qindramiliondollaresh ne Himare qe per nje

    mandat katervjecar te nje kryebashkiaku rrezikon mardheniet me fqinjin tone ku qindra mijera

    shqiptar kane gjete strehe, buke e pune per vete e familjet e tyre. Kjo tregon se si per “pleshtin”

    e tij eshte gati te djege “jorganin” e intereit shqiptar.

  4. Rama eshte me gdhe se Bejleri (i cili pa diskutim qe eshte i tille) qe perdor nje fjalor te tille ne poziten e kryeministrit ne fushate, por me gdhe akoma jane shqiptaret qe votojne nje te tille per kryeminister. Ky ben te fortin me te dobetit (shqiptaret) dhe zgerlaqet me te fortet (greket, BE, USA).
    Ne fund te fundit kjo gje ka qene gjithmone pjese e karakterit (ose mungesa e karakterit) te shqiptareve. Mire te na behet.

    1. E keqja eshte qe Greqia nuk eshte as e forte, po Rames po i duket si gogol.Se te ishte ndonje shtet i madh,ja arsyetonim friken Rames, po te dhihet robi nga Greqia e pastaj te shkoje tu lepihet mediave greke si fakir, ky eshte kulmi. Njeri pa personalitet

  5. S’ka Greqi fare, as Serbi, as Shqiperi, jane te gjitha shtete vasale, kot fare, qe kane vetem nje mundesi levizjeje sa i perket politikave te jashtme – me ke kane aleance dhe cfare interesi kane shtetet e fuqishme ndaj tyre. S’ka c’ben Greqi me Shqiperine as Shqiperia me Greqine, te dyja do i binden ne fund fare BE dhe USA. Cfare vendosin ata behet. Te tjerat jane llogje.

  6. Ky trapi kujton se Evropa dhe Amerika jane si kjo halja ku mbreteron ky dhe mund te genjehen me llogje e barsaleta. Andej te peshojne trute e ky dihet qe nuk ka se mezi kalonte klasen, meqe ishte i biri i Kristaqit dhe me kartele. Po as bole s’ka se drejton nje palo shtet kriminal e pa peshe. Ndaj kot e ka se nuk e pjerdh kush

    1. kap pershtypjen se ky palloshi i gjate e ben kete si show per ti treguar shqiptareve ketu (qe i trajton si dele) te shikojne sa i zoti eshte ky qe ben lojra edhe me greket

  7. janë të përçarë prej Sali Berishës. E kuptoj që nuk kanë bythë ti thonë ik Sali Berishës, po të paktën të mos i gënjejnë opozitarët e thjesht duke u thëne se i ka përçarë Edi Rama, pasi kështu do shtyjnë dekada në opozitë dhe nuk do ta zgjidhin problemin derisa të vdes Sali Berisha dhe ty dal atyre frika të thonë më në fund që nuk i ka përçarë Edi Rama, por ai që mbuloi balta.

  8. Brado Lapsi , dhe kesaj rradhe nuk zhgenjeve.
    Portal kurve ishe , portal kuve do mbetesh.
    Sado i keq te jete Rama , ju nuk i arrini dot as tek bolet atij.

  9. Menyra sesi qeveria shqiptare trajtoi cehstjen e ketij pseudogrekut ose te veteshpallurit grek nga progonati eshte teresisht amatore ,treguan qe skane kellqe te bejen udheheqesin por ju shkruajne gazetaeve ne whatsapp aman eja te jap nje interviste ku do shpjegohem ,nje udheheqes normla nese ndihet i perbaltur nga cilado gazete kudo qofte ,e con ne gjykate ,i merr edhe demshperblim dhe i jep nje mesim te mire edhe te tjereve qe bejne sehir …….nderkohe ju shkuan njerezve ne whtsapp dhe thote sme pelqen burokracia ……ormale se kur i dihet dicka rames burokracite jane te teperta por kur nje njeri i tjeshte sulmon burokracite ngrihet rama dhe etiekton pasta shpellarre e ku di une ……..gjithe jeten inferiore ne periudhen demokratike …..shtet bananesh me sharlatana ene pozita drejtuese ketu e 33 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *