• |
ide | kryesore

Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë prej ditësh, kryeministri reket të sigurojë publikun grek, (në videon që ka shpërndarë në Facebook është kujdesur që titrat të jenë dhe anglisht), se nuk është ai, autokrati që ka paravendosur burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Ai ka folur për drejtësinë tonë të pavarur, të formatuar nga BE dhe SHBA, për faktin se ajo po ha edhe shumë koka socialistësh, ka guxuar të bëjë prapa ktheu për zhargonin prej rugaçi që përdori ndaj Belerit në fushatë (ndonëse manipuloi kur tha se e kishtë bërë këtë si pasojë e  deklaratëve për helenizimin e Himarës).

 

Edi Rama përdori një vetëmbrojtje që në një pamje të parë duket bindëse: “Po ta dija që ai do të arrestohej, a do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh” e pyeti ai, në formë retorike, gazetarin Papadopulos. Pastaj vazhdoi me argumentin se nuk ka asnjë provë se është ai që qëndron pas këtij makinacioni policesk, të denjë për ish agjentët e KGB-së. “Që prej Romës së lashtë, barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit” tha ai, duke dashur të nënvizojë se nuk ka asnjë fakt që e bën me faj atë.

LEXO ME TEJ:

Ç’thuhej në shkrimin e Kathimerini që “leqendisi në publik” Ramën 

Padyshim, që duhet pohuar se nuk ekzistojnë prova konkrete, bideda të përgjuara, apo shkresa që të dëshmojë se urdhërin për burgosjen e kundështarit opozitaro-minoritar e ka dhënë shefi i qeverisë. Dhe askush, hiq ndonjë surprizë, nuk pretendon ti zbulojë ato. Por, raste si ky trajtohen në kontekstin e përgjithshëm dhe shpesh sfondi politik dhe lloji i ushtrimit të pushtetit, janë tregues për mënyrën si funksionon dhe drejtësia. Në intervistën e Ramës ka një detaj, një lapsus të pandërgjegjshëm, që tregon shumë për atë që folëm më lart. Duke rrefyer për marëdhënien e tij me homologun grek Mistsotakis, për vizitën e përbashkët që ata bënë dhjetorin e shkuar në zonën minoritare të Derviçanit, Rama nxori për dëgjuesit edhe një sekret të vogël. “Vendosëm që aty të ngrihet një bust i babait të Kiriakosit”, tha ai duke iu referuar një tjetër kryeministri të famshëm helen, Kostandin Mitsotakis. 

Por, është interesante të qëmtohet si vijon biseda dhe se si sillet kryeministri ynë, fare pa e kuptuar, me qasjen e njeriut që bën dhe shiun dhe diellin në këtë vend. Duke iu referuar situatës së fundit të acaruar me Greqinë ai shpalli me triumfalizëm: “Unë nuk kam dhënë urdhër të ndalet puna me bustin”.

Imagjinioni për një çast. Cili lider demokrat, që vepron në një hapsirë demokratike, do imagjinonte ta nxirrte një frazë të tillë nga goja? Kush udhëheqës politik do i lejonte vetes pushtetin për të vendosur se kur duhen ngritur statujat dhe kur duhet pezulluar lartësimi i tyre?   

Ky detaj, fare i vogël dhe i parëndësishëm në dukje, dëshmon shumë për mënyrën ses Edi Rama sundon mbi vendin e tij. Për shumë kënd ai merr peshën dhe rëndësinë që nuk e zhbëjnë dot çorba e fjalëve për pavarësinë e gjyqësorit dhe ndarjen e pushteteve në demokraci.

Analiza e “Kathimerini”/ Pse Edi Rama po bën “të fortin” me Athinën 

Por, pa u kapur pas kësaj nuance që nuk përbën provë, ndonëse është tejet ilustruese për shijen dhe aromën e atmosferës në të cilën zhvillonen ngjarjet, pasi dëgjova alibitë e Ramës se, pas arrestimit të Belerit nuk qëndronte ai, vendosa të bëj një gjë tjetër. U futa të lexoj pak për rastet e fundit që kanë bërë bujë si burgosje dhe dënime politike. Eshtë e habitshme të shokosh sa të ngjashme janë justifikimet e autokratëve që tregohen me gisht se qëndrojnë pas tyre. Erdogani është sjellë po njësoj, kur është akuzuar se qëndron pas dënimit nga gjykata të njërit prej opozitarëve të tij më të fortë, kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu. Duke i qaujturi reagimet si një struhi kundër një vendimi të drejtësië, raisi turk përbetohej, në dhjetor 2022: “Ky debat nuk ka lidhje as me ne dhe veçanërisht as me mua”. 

Edhe cari i ri i Kremlinit është sjellë po njësoj pas dënimit të ish oligarkut të Yukosit, Khodorovski. “Ne duhet të nisemi nga principi se krimet e Mikhail Khodorovskit janë provuar nga drejtësia”, deklaronte Putini në 2010, për një televizion rus.    

Ndonëse sipas të drejtës romake, askush nuk jepte dot prova për të akuzuar as autokratin turk dhe as diktatorin rus, mbarë bota demokratike nuk ka pasur dyshime për rolin e tyre në këto “ndëshkime të drejtësisë”. 

Dëshmia e djalit të Belerit/ Si manipuloi media në shërbim të Edi Ramës 

Se nganjëherë, më me rëndësi se provat konkrete është kuadri i përgjithshëm në të cilin zhvillohet ngjarja. Dhe çështja Beleri duhet parë në këtë sfond. Rallë ndonjëherë, në një vend të mirfilltë demokratik, një kandidat për një bashki të rëndësishme, mund të prangoset dy ditë para garës. Aq më tepër kur ai është njëkohësisht edhe opozitar edhe pjesë e një mnoriteti. Vështirë se ndodh që kjo të bëhet me kontributin vullnetar të një të infiltruari të policisë. Edhe më e pamundur është që të përdorret argumenti i arrestimit në flagrancë, kur flagrancë nuk ekziston. Po ti shtosh këtyre edhe shkeljet proceduriale, që vendimet u morën në Vlorë, ndërkohë që për krimet zgjedhore ligji autorizon SPAK-un dyshimet thellohen. Ato bëhen edhe më të forta kur, tani pas zgjedhjeve, po luhet çdo gur që Beleri të humbasë mandatin, duke i penguar betimin si kryebashkiak. 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook

Në fakt, e gjithë afera qelbet era politikë.  Prandaj dhe alibitë për ndarjen e pushteteve duken qesharake. Në një vend kur një neri i vetëm vendos se kujt i duhet ngritur statujë e kujt jo, se kush e meriton të jetë i lirë apo të përfundojnë në burg, të flasësh për sundimin e ligjit është njësoj si të diskutosh për seksin e ëngjëjve. Ndoshta me një mendësi të thellë demokratike këtë qasje të gabuar pati në intervistë edhe gazetari grek Pavlos Papadopulos. Ai adoptoi një model të ngjashëm me atë bisedave që dikur Oliver Stoun ka zhvilluar me Fidel Kastron apo Putinin. Duke e marrë një personazh të ngërthyer një një konflikt konkret dhe duke i lënë hapsirën të flasë si artist apo të tregojë kujtimet e rinisë me berberët e Rinasit, ai e ç’fokusoi thelbin e intervistës. Në një farë mënyre ai ra në kurthin e kolegëve që intervistojnë autokratë. Ai la tepër hapsirë për alibitë e Ramës, që megjithatë, sa do të ealboruara që të ishin, nuk ndryshojnë shumë nga ato që prodhohen në Moskë apo Ankara.   

©Lapsi.al

 



27 Comments

  1. Prokuroria Turke ska arrestuar asnje ish minister te Erdoganit sic po ben SPAK ne Shqiperi. Tani ndaje mendjen Bushat eshte SPAK vegel qorre e Rames qe na e beri Sorosi se donte te ndihmonte Ramen, apo eshte organi me i pavarur i drejtesise qe ka pas Shqiperia ndonjeher. Se nuk shkon 1 dite ta mburresh qe po ja con njerzit Rames ne burg per gjera qe Rama ka dal ti mbroj vet personalisht e diten tjeter ta shash si vegel e Rames. Se dukesh pastaj sikur ke mendjen e nje cilimiu…

    1. Një vegël e shtetit është e pavarur kur vendos drejtësinë në çdo rast dhe jo vetëm atëherë kur është e detyruar nga rrethanat. Kupola nuk thotë gjë sepse nuk ka çfarë të thotë ngaqë gjërat janë trashur shum, fut këtu edhe elementin ndërkombëtar që në disa raste ka qenë kundër Ramës.

      E thënë thjesht SPAKu nuk është vegël e pavarur, por vepron sipas konjukturave me bekimin e kupolës. Të kesh Ramën e kompani në drejtim është si të vësh ujkun të ruaj delet, tamam tamam daha më keq.

      1. Nuk e dëgjova Ramën, po nëse ka thënë këto që përmënd Bushati, përfundimisht Rama është i madh.
        Për diplomaci, nuk ja ha qeni shkopin .
        Ëëëëë, hajde duroje deri në 2029 !

    2. Eh mor Andi. Nuk e ke kapur filmin fare. Lexo Meron ndonjehere qe te ndricojesh. Ose komentin me posht te nje fare “Borizani”.

      Kishte nje shkrim sot Mero, mbi Ramen dhe Grekun.

      Kuptohet,,te lexosh prrofkat e Meros ka ndonjehere dhe lezetin e vet. Vija e tij e sjelljes eshte e qarte: Udheheqesi kurdohere i pare qe shkaterron armiqte brenda dhe jashte sidomos me deklarimet publike. Kishim shokun Envere por ky Rama ia kalon dhjete fish!

      Dmth “anal-iza” meroiste na thote qe Rama nuk ka “kontroll” mbi drejtesine por qeverine. Dhe, ne vend te zbatoje kushtetuten dhe ligjet, sic ne raste te ngjashme, jo sepse eshte kushtetuese dhe ligjore, por per ti bere demek qefin Greqise nuk do ta “ushtroje” kompetencen mbi Belerin! Por do presi sa te konsumohen gjithe shkallet e gjykimit!!! Pra kater vjet e ca.

      Ndaj edhe dr. Kukudhi Mero, na jep rastin e Shkodres per ilustrim. Qe njesoj, Himara, qe zgjodhi Belerin, do prese nen kryetarin e Rames, Goro, te cilin e ndershkoi me vote.

      Pra me kete strategji kriminale, Rama shkon edhe nje hap me tej minimit te demokracise, duke pamundesuar ushtrimin real te demokracise dhe mbajtjes peng deri ne zgjedhjet e ardhshme. (Tashi, po ta kishte deklaruar Trump kete ne SHBA, sot e kishte dekdis gjykata ke burgu Arizones….)

      Dhe pse? Gjoja per ti bere qefin “grekut” duke ia futur dy here!!! Nje here qe ia futi ne burg Belerin, dhe tani qe u thote nuk ka per me e shkarku po nuk e betu! Tani te shohim a do ta kape filmin apo jo greku. Si zor ta haja sapunin e Rames o Mero.

      Pra operacioni i Rames na u bazoka ne ndryshimin kushtetues sipas te cilit Keshilli i Ministrave mund te shkarkoje organin e zgjedhur per shkelje te renda te Kushtetutes dhe ligjeve. Dhe kuptohet, meqe ai mut “Keshilli” nuk eshte gje tjeter vecse Rama, edhe kjo nje skandal me vete, edhe pse organi i zgjedhur vendor ka shkelur rende kushtetuten dhe ligjet, sic berrasin gajduret ramutiste, Rama nuk do ta shkarkoje qe ti beje qefin grekut. Kete e deklaroi vete pyka dhe prokurori me loqe do e kishte gozhduar kokeloqen.

      Dhe meqe do “prova” vete deklarimet e pykes Rama jane prova e organizimit te nje konspiracioni per te perdhunuar demokracine ne Himare.

  2. Sado rrekesh pafund te qemtosh se bejler robqirin e arrestoi drejtesia e kapur lrap ngec se ske prova mer and palla. Pastaj kjo drejtesia ‘e kapur’ smund te arrestoje ahmetajn e keta te sterilizimit apo jo? Toc kuklle

  3. Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës.

    Në artikull evidentohet nisma e bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.Intervist kalibri.lapsi ka pune gjate javes tani

  4. Idotet e mesiperm, nuk duan ta kuptojne thelbin e artikullit: ne qeverisemi nga nje autokrat i korruptuar qe cdo dite behet edhe me i rrezikshem ndonese i parashikueshem. Vepron aq trashe, saqe nuk ka alibi qe e mbron.

  5. Nëse vërtet zbritja e Tony Blair me helikopter në Himarë ka qenë një udhëtim i dështuar në synimin për të qenë pajtuesi mes Ramës dhe Mitsotakis, sikurse doli në intervistën e tij me gazetarin grek, unë edhe pse kam pakënaqësi si qytetar, sot e përgëzoj KM.

    Ka ikur koha e mblesërisë dhe vetëm një komunikim i drejtë institucional është rruga e zgjidhjes së çdo problemi me fqinjët, sigurisht kur këtë e pranojnë të dyja palët.

    Uroj vetëm që refuzimi i Ramës për këtë , sikurse deklaroi, të jetë i vërtetë ….

  6. Rama, Rama, Rama, na cate daullen e veshit, E gjithe retorika anti-rame ka si shtyse ziline per cka

    ai ka arritur. Vetem nje gjeni si Rama mund te fitoje pushtet e para pa fund. Ju edhe mund ta

    urreni Ramen por ai eshte i adhuruari sidomos i rinise, eshte shembulli qe duan te ndjekin. Cili

    i ri nuk do te ishte si Rama qe pa dhene asgje te perfitoje gjithecka, te jete sot nder njerzit me te

    pasur jo vetem te Ballkanit por edhe te Evropes pa pasur trashegimi, pa pasur biznes

    por vetem me mendjen e tij brilante duke shfrytezuar pushtetin qe e ka fituar po vete?

    Cili i ri do te donte te ishte si Berisha qe te ngrysse jeten mbi libra, qe ne te ri te rrije tere

    naten tek koka e te semureve, qe te rrije tere jeten me nje grua, qe te caje malet per te lidhur

    dy pjeset e kombit dhe perfitimet ti marre Rama me ane te traut, qe duke pasur te gjitha mundesite

    te mos perfitoje asgje nga pushteti dhe ne fund te akuzohet si i korruptuar ? Cfare do tu leje

    Berisha femijve pervec respektit te demokrateve dhe urrejtjes se socialisteve ? Kurse Rama do

    t’ju lere nje perandori financiare qe edhe per njemije breza nuk i harxhojne dot.

    Ja pra pse gazetar e kundershtar e ziliqar rrine gjithe diten duke vjell vrer kunder Rames, por atij

    aq i ben, ju llomotisni e ai fiton miliona e miliarda qe ju si shihni as ne enderr.

  7. Rama esht nje Idiot! si mund te analizohet nje i tille? A tashme esht konstatuar. Ceshtja esht si ta largosh

  8. 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐨𝐧-𝐠𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐒𝐀 𝐩𝐨𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧, 𝐧𝐣𝐞 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥 𝐩𝐚 𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞 𝐪𝐞 𝐩𝐞𝐥𝐪𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐥𝐞𝐪 𝐭𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐪𝐞 𝐬’𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐝𝐨𝐭 𝐢𝐥𝐚𝐜𝐞𝐭, 𝐚𝐬 𝐭𝐞 𝐬𝐤𝐚𝐝𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐞𝐬𝐢! 𝐏𝐥𝐞𝐪 𝐪𝐞 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐞𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞 𝐞 𝐪𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐮 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧 𝐭𝐫𝐮𝐫𝐢! 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐢 𝐛𝐞𝐧 𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐧, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐫𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞𝐫! 𝐍𝐣𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐥𝐞𝐭 𝐩𝐬𝐢𝐪𝐢𝐤, 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐞𝐦 𝐪𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐥𝐞 𝐝𝐨𝐭 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐞 𝐝𝐢 𝐜𝐟𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧! 𝐓𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐥𝐚𝐣𝐤𝐚 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞𝐯𝐞 𝐢 𝐛𝐞𝐧 𝐬𝐞 𝐢 𝐭𝐡𝐚𝐧𝐞 𝐪𝐞 𝐭𝐞 𝐛𝐥𝐥𝐨𝐤𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐁𝐄, 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐞 𝐛𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐰-𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐚𝐟𝐭𝐞𝐧 𝐪𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐣𝐞 𝐁𝐄 𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐢 𝐤𝐭𝐡𝐞𝐣𝐧𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐢𝐳𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐡𝐮𝐦𝐛𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐦𝐞 𝐧𝐚𝐟𝐭𝐞! 𝐆𝐫𝐞𝐤𝐮 𝐭𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐣𝐨 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞𝐧 𝐝𝐞𝐫𝐢𝐬𝐚 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐤𝐭𝐞𝐧 𝐦𝐢𝐧𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐣𝐞 𝐠𝐫𝐚𝐛𝐢𝐭𝐪𝐚𝐫 𝐢 𝐭𝐢𝐥𝐥𝐞 𝐢 𝐧𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞𝐦, 𝐬𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐧 𝐭𝐞 𝐧𝐞𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐲 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢, 𝐦𝐞 𝐭𝐚𝐤𝐬𝐚 𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞𝐥𝐚 𝐪𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐩𝐚 𝐛𝐞𝐣𝐬𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢! 𝐇𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐤𝐚𝐪 𝐦𝐢𝐳𝐨𝐫 𝐬𝐚 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐙𝐨𝐭𝐢! 𝐌𝐞 𝐚𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐭𝐨 𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐣𝐮𝐭𝐞𝐫 𝐚𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐪𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐧𝐣𝐞 𝐝𝐣𝐚𝐥𝐥 𝐪𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐚𝐬 𝐙𝐨𝐭𝐢𝐧! 𝐊𝐲 𝐥𝐥𝐮𝐦 𝐊𝐌 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥𝐞𝐭 𝐩𝐚 𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐫𝐞 𝐚𝐤𝐨𝐦𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐫𝐚𝐧𝐞 𝐛𝐲𝐭𝐡𝐞𝐥𝐞𝐩𝐢𝐫𝐞𝐬 𝐪𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧!

    1. Ervis GREKU !
      Duke qenë se në Shqipëri kanë mbetur vetëm pleqtë që ushqehen vetëm me dhallë, por që do votojnë vetëm Ramën, nuk e di si do të durosh deri më 2057.
      Deri 2029, kryeministër Edi Rama.
      – 2029 – 2045, Erjon Veliaj.
      – 2045 – 2057 , Zaho Rama.
      – 2057 – Nipi i Sali Berishës, djali i Argitës dhe Jamarbër Malltezit.
      Ky nuk është parashikim i pleqve që hanë vetëm dhallë, por i demokratit më të madh pe Korçe, Ilir Vrenozi.
      Respekte për zotin Vrenozi.

      1. 𝐆𝐣𝐚𝐭𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞, 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐩𝐬𝐢𝐤𝐨𝐩𝐚𝐭𝐞 𝐬𝐢 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢, 𝐌𝐮𝐬𝐨𝐥𝐢𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐞𝐧𝐠𝐡𝐢𝐬 𝐊𝐡𝐚𝐧 𝐢 𝐛𝐞𝐧𝐢𝐧 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢𝐭𝐞 𝐤𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐬𝐢 𝐭𝐲, 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭! 𝐏𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐳𝐞𝐦𝐞𝐫 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭, 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐚 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 (𝐚𝐥𝐢𝐚𝐬 𝐇𝐢𝐭𝐥𝐞𝐫𝐢 𝐝𝐨 𝐯𝐝𝐞𝐬𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞 𝐦𝐛𝐢𝐝𝐨𝐳𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐢 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐮𝐥𝐥𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐢), 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐧 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐚𝐣 𝐢 𝐋𝐆𝐁𝐓𝐈𝐐𝐈𝐔𝐍𝐄𝐁𝐘𝐓𝐇𝐄 (𝐝𝐨 𝐯𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐌𝐮𝐬𝐬𝐨𝐥𝐢𝐧𝐢 𝐤𝐨𝐤𝐞𝐩𝐨𝐬𝐡𝐭𝐞, 𝐨𝐬𝐞 𝐯𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐠), 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐙𝐚𝐡𝐨 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐢 𝐯𝐨𝐠𝐞𝐥 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐮 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐩𝐬𝐢𝐤𝐨𝐩𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐪𝐞 𝐣𝐮 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐭𝐞𝐦𝐚! 𝐒𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐞𝐤𝐚 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐢 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐮 𝐛𝐞𝐫𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐫 𝐦𝐞𝐳𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐧𝐠𝐫𝐲𝐬𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐀𝐟𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞 𝐉𝐮𝐠𝐮𝐭! 𝐊𝐞𝐭𝐨 𝐥𝐥𝐨𝐠𝐚𝐫𝐢 𝐪𝐞 𝐛𝐞𝐧𝐢 𝐣𝐮 𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐞𝐦 𝐤𝐮 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞𝐬𝐢 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐚𝐧𝐭𝐢-𝐩𝐞𝐫𝐜𝐞𝐩𝐭𝐢𝐦 𝐢 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞𝐬 𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐭𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞 𝐪𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝟑 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐚𝐭𝐚 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐞 𝐧𝐞 𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐣𝐞 𝐪𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐦𝐞𝐫𝐫𝐧𝐢 𝐭𝐞 𝟒𝐫𝐭𝐢𝐧. 𝐃𝐮𝐤𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐛𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞𝐧 𝐫𝐫𝐨𝐠𝐨𝐳, 𝐤𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐪𝐞 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐝𝐨𝐫𝐮𝐫 𝐬𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐚𝐬𝐡𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐚𝐳𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐢 𝐮𝐣𝐞 𝐧𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐨 𝐤𝐨𝐡𝐞 𝐤𝐮 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐡𝐚 𝐬𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐞𝐭𝐣. 𝐊𝐮𝐩𝐭𝐨𝐧 𝐣𝐮 𝐤𝐚 𝐧𝐠𝐞𝐥𝐮𝐫 𝐨𝐫𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐩𝐚 𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧𝐢 𝐪𝐞 𝐬𝐢 𝐧𝐞 𝟐𝟎𝟏𝟑 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐞𝐧𝐝𝐞 𝐭𝐞 𝐡𝐮𝐚𝐣𝐭, 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐪𝐞 𝐢 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐞𝐭𝐮 𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐥𝐞𝐪𝐭𝐞 𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐪𝐞 𝐬’𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐝𝐨𝐭 𝐢𝐥𝐚𝐜𝐞 𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐳𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐞𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐚𝐥𝐥𝐞! 𝐊𝐣𝐨 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐚 𝐣𝐮𝐚𝐣 𝐤𝐮 𝐒𝐚𝐟𝐞𝐭 𝐆𝐣𝐢𝐜𝐢 𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡 𝐬𝐩𝐞𝐫𝐦𝐞𝐧 𝐧𝐞 𝐭𝐚𝐯𝐨𝐥𝐢𝐧𝐞𝐧 𝐤𝐮 𝐧𝐞𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐫𝐨𝐫𝐞, 𝐤𝐮 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐣𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐨𝐥𝐢𝐠𝐚𝐫𝐤𝐮𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐤𝐚 𝐥𝐞𝐧𝐞 𝐤𝐨𝐩𝐢𝐥𝐢𝐧 𝐧𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐞 𝐛𝐮𝐫𝐫𝐢𝐭, 𝐤𝐮 𝐳𝐞𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞𝐬 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐌𝐁 𝐩𝐚𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐣 𝐦𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐪𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐧𝐝𝐚𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐞𝐭𝐮 𝐤𝐮 𝐛𝐞𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞𝐣𝐟 𝐬𝐞𝐤𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐦𝐞 𝐧𝐚𝐟𝐢𝐣𝐞𝐧 𝐛𝐣𝐨𝐧𝐝𝐞 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚, 𝐤𝐮 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐧𝐨𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐚𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐛𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤! 𝐊𝐲 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐢 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐫𝐞, 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐚𝐦 𝐠𝐫𝐞𝐤, 𝐣𝐚𝐦 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐬𝐞 𝐭𝐲 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐌 𝐣𝐨𝐭 𝐪𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐠𝐫𝐞𝐤 𝐪𝐞 𝐩𝐨 𝐣𝐚 𝐟𝐮𝐭 𝐠𝐫𝐞𝐥𝐞𝐫𝐯𝐞, 𝐣𝐨 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐮𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐲 𝐩𝐨𝐫 𝐬𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐨𝐣𝐞 𝟏𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐚𝐫𝐝𝐞 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐪𝐞 𝐢 𝐤𝐚 𝐯𝐣𝐞𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐜𝐝𝐨 𝐤𝐨𝐧𝐜𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧! 𝐌𝐨𝐬 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣 𝐬𝐢 𝐝𝐞𝐥𝐢𝐫𝐚𝐧𝐭 𝐬𝐞 𝐭𝐞 𝐡𝐚𝐩 𝐛𝐚𝐫𝐤𝐮𝐧, 𝐮𝐧𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧, 𝐪𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐩𝐨 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐚 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞𝐫 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐩𝐨 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐚 𝐩𝐞𝐧𝐠𝐨𝐣𝐞 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐥𝐚𝐣𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐮𝐩𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢! 𝐓𝐞 𝐛𝐞𝐟𝐭𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐲 𝐬𝐞 𝐢 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐭𝐞 𝐣𝐚𝐦 𝐪𝐞 𝐣𝐞 𝐧𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢 𝐬𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐮𝐬𝐡𝐩𝐞𝐥𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞!

        1. Po të isha me probleme ekonomike, votoja SRB. (Sali Ram Berisha)
          Sepse shih në lagjen tënde, apo në cilindo fshat të Shqipërisë.
          Kush e voton sot SRB? Injorantët dhe bythëgrisurit.
          Ja shifi bashkitë ku fitoj më 14 maj.
          Kukësi dhe Tropoja nuk e votoi, sepse nuk janë më me probleme ekonomike.
          Kanë çunat në Londër.
          Ndërsa unë që shkruaj, kam që në 2009 që nuk shkoj më të votoj.
          Por shkruaj nga marazi.
          Sepse e shoh që askush nuk e kupton dhe nuk bën përpjekje serioze për të rrëzuar këtë qeveri, megjëthëse e zhytur në skandale, i fiton zgjedhjet përsëri të paktën deri në 2029.
          Zgjedhjet e 2025 erdhën.
          Dhe një vit e gjysëm na ndajnë.
          Me Sali Berishën dhe qëndrimin e tij progrek, ku në Himarë kandidoi atë që e shpalli kriminel, sepse në 1994 i vrau dy ushtarë shqiptarë dhe plagosi 4 të tjerë, e djathta nuk vjen kurrë në pushtet.
          Me rastin Beleris, i janë larguar të paktën edhe 100 mijë votues të tjerë.
          Apo më e pakta, nuk ka bërë që të marin pjesë në zgjedhje ata 1 milion veta që nuk votojnë.
          Ndërsa pleqtë që ushqehen vetëm me dhallë, mjaftojnë për ta mundur SRB të paktën deri më 2029.
          Ndërkaq, ato parashikimet më sipër, nuk janë të miat.
          Ndiqe demokratin e thjeshtë por me zemër të madhe Ilir Vrenozi pe Korçe.

          1. Pak a shume, kalon nga e drejta ne te gabuar ne cfare shkruan, mgjthse ne pergjithesi te jep pershtypjen qe do te anosh nga e mira kur shkruan! Shih filmin Narcos (Meksika), partia ne pushtet i vjedh zgjedhjet sepse te pavendosurit apo ata qe mund ta rrezojne demoralizohen dhe nuk shkojne te votojne nga lajme te TVKlan apo TopiQenit qe thone ne 11 te mengjesit se ka pjesemarrje te ulet! Te varfrit nuk shkojne te votojne sepse e kane hallin te ekonomia ditore e bukes. Mua nuk me ben pershtypje nqse eshte Saliu alternativa, do e votoj gjithmone ate kunder Rames sesa Lul Bashen apo te tjere bq te shitur! Ajo qe duhet te kuptojne te gjithe shqiptaret eshte se PS eshte nje konspiracion i madh anti popull shqiptar, ata punojne vetem per 5 % te popullsise madje edhe kunder socialisteve si mua! Rama ka vjedh ne cdo koncesion, ne cdo borxh nga jashte, ka vjedhur cdo pasuri publike qe nga Butrint, Drilon, Port Durres, Port Vlore e deri te Porto Palermo qe do ta beje kazino! Kundershtarit te basteve i vrau te gjithe njerezit, madje me afertin ja dogji te gjalle ne makine dhe vete Martinaj e shkrine ne vaske acidi me urdher te tij! Si mund te jesh me Edi Ramen?! Vetem nqse je i cmendur.. Vetem nqse nuk te punon truri se te ka lene te varfer e mezi ushqehesh! Saliu duhet te votohet nga inati, jo se e meriton por vetem ai mund ta ndale Ramen pa ju fundosur me shume! Injorantet dhe bythegrisurit votojne PS, ata qe s’kane presione financiare votojne si duan vete! Nuk di cte them per akuzat ndaj Belerit per masakren e Peshkopise, nuk jam gjykates! Nuk e di ca ka bere e cfare jo, por nuk kandidon dot askysh me dosje penale pra nuk eshte provuar fajesia e tij! Ne ato kohe te erreta socialistet kane bere vete shume krime te kamufluara, si psh ne kohen e tyre zhduken gjithe fisin Haklaj, ne 97 shpartalluan gjithe Shqiperine me bandat e tyre! Nuk me plas fare per Berishen por Edi Rama por e degjeneron kete vend ne nje pike te pakthyeshme se shpejti, prandaj njerezit ta votojne kunder nqse nje dite nuk duan tu mbije ne dere ndonje Rrahja i ri dhe tu hyje me dru fizik apo financiar! Problemi eshte Rama tashme per te gjithe popullin, sepse ai na urren dhe po na trajton keq si kriminel paikopat qe eshte!

          2. Po voto arlind qorrin o kar se ju ka mbetur gozhde berisha

            Bythqir

  9. Per mua personalisht, qe NUK e kam degjuar FARE intervisten, GAZETARI GREK NUK I LA ASNJE HAPESIRE KETIJ PSIKOPATIT ME MJEKER!

  10. Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;

    Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme;
    Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik,nga kapo i klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave eshte Llaxorja e rrugeve te tirones dhe turistet i cuditi ky Haloperidol salih karaxhic berisha.Ne fund u lumturia qe e intervistoje ramen,o loqe

  11. Fatos Nano, politikani modern i nje kohe primitive.
    Frymezoi europianizimin e politikes dhe institucionalizimin e demokracise.

    Gjeneroi nje politike kombetare clirimtare ne harmoni euroatlantike.
    Çarmatosi konfliktin nderpartiak me qytetari dhe intelektualizem.
    Integroi PSSH ne strukturat eurosocialiste.
    Pagoi egersine berishiane me burg.

  12. janë të përçarë prej Sali Berishës. E kuptoj që nuk kanë bythë ti thonë ik Sali Berishës, po të paktën të mos i gënjejnë opozitarët e thjesht duke u thëne se i ka përçarë Edi Rama, pasi kështu do shtyjnë dekada në opozitë dhe nuk do ta zgjidhin problemin derisa të vdes Sali Berisha dhe ty dal atyre frika të thonë më në fund që nuk i ka përçarë Edi Rama, por ai që mbuloi balta.

  13. shko ore bythqir i Hysni Kapos se nuk ke bythe ti te merresh me Edi Ramen Shko fshiji bythen e fishkur Salih Kurves

  14. “Mos u merrni me vuajtjet e mia”/ Ish-ministri rrëfen si Nano refuzoi arrestimin e Berishës: Më ’98 kërkonin ‘kokën’ e tij,ky eshte viti i braktisjes se madhe nga Trusti i geshtenave si klani mafioz i Salih karaxhic berisha.

  15. Nga SHBA te Britania e Italia, forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD,per copat e tjera te pd europa thot ktheni bythen nga diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *