• |
ide | kryesore

Analiza e “Kathimerini”/ Pse Edi Rama po bën “të fortin” me Athinën

Arkiva, Lajme, Të fundit
edi



Në Athinë ka nisur të shprehet ankthi se Fredi Beleri, i zgjedhuri (por i palejuar të bëjë betimin, pasi është në paraburgim që prej 13 majit) kryebashkiak i Himarës, mund të humbasë postin e tij, si pasojë e natyrshme e metodologjisë që po aplikon në tremujorin e fundit qeveria e Edi Ramës. Është karakteristike se në darkën informale me krerët e Ballkanit Perëndimor u ftua presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe jo Rama, pasi çështja “Beleri” është e hapur. Begaj nuk e pranoi ftesën, një fakt që duket se do të përkeqësojë më tej klimën mes dy kryeqyteteve. Madje, Athina duket se ka dashur të tregojë me këtë iniciativë, në të cilën është parashikuar të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, se rruga e anëtarësimit në BE për fqinjët, kalon ende përmes Greqisë – një mesazh që për momentin i drejtohet kryesisht Tiranës.

Thuhet se Kryeministri i Shqipërisë i ofroi garanci palës greke në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se “çështja Beleri do të zgjidhej”. Sot kuptohet se ai thjesht mund të ketë bërë blof për të blerë kohë që të plotësohen 3 muaj paraburgim dhe të kalojë në fazën tjetër që është përjashtimi automatik i Belerit nga detyra. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, kryetarit të bashkisë i kërkohet të ketë një adresë banimi brenda kufijve të bashkisë së tij. Fredi Beleri tashmë ka një adresë atë të burgut të Vlorës ku mbahet, pasi çdo i burgosur pasi ka kaluar 3 muaj merr adresën e qendrës së paraburgimit.

“Teknikisht”, sipas ligjit, 3-mujori përfundon të dielën e 20 gushtit. Për pasojë, Ministria e Brendshme e Shqipërisë nga e sot mund të pretendojë se Beleri nuk mund të betohet si kryetar bashkie pasi nuk jeton brenda kufijve të bashkisë së tij dhe të shkarkohet automatikisht nga detyra.

Protesta

Vendosmëria e qëndrimit të Athinës u manifestua javën e kaluar me një demonstratë në mbështetje të Belerit, në të cilën morën pjesë kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis dhe kryetari i Selanikut Konstantinos Zervas. Në konsultim me Pallatin Maximos dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme ata u përpoqën t’i transferonin Edi Ramës mesazhin se Greqia nuk do ta pranojë një metodë të tillë pa shtruar pyetjen për cilësinë e demokracisë në Shqipëri.

“Demokracia nuk është e burgosur”, – tha Kostas Bakojanis, duke lënë të kuptohet se Greqia do të denoncojë Shqipërinë në institucionet evropiane dhe do të ndikojë negativisht në raportin e ardhshëm për Ballkanin që do të mbahet në tetor. Komisioneri Margaritis Schinas, pjesëmarrës në demonstratë, deklaroi se “ky rast nuk duhet të bëhet pengesë për ambiciet europiane të Shqipërisë”.

“Mesazhi është dërguar” edhe në Tiranë, por nuk është e sigurt që Edi Rama do të ndryshojë qëndrim. Çfarë është ajo ku bazohet obsesioni i kryeministrit shqiptar? Në çfarë mbështetet ai për të rrezikuar marrëdhëniet e mira deri vonë greko-shqiptare?

Makis Voridis dhe Stavros Papastavrou e kanë studiuar çështjen me detaje. Veçanërisht Voridis që është futur në thellësi të historisë së konfliktit, pasi ka folur edhe me avokatët që mbrojnë Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur (dhe ish-presidenti i Omonias) po mbahet në bazë të një dosjeje në dukje të dobët dhe të rreme. Dyshohet se bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ka tentuar para zgjedhjeve të blejë votat e 14 zgjedhësve për 50 euro secili. Nuk ka asnjë provë, vetëm pretendohet se transaksioni ka ndodhur në tualetin e vendtakimit.

“Para jush edhe Erdogani është kampion i demokracisë”, – ishte deklarata e fundit e Belerit nga burgu drejtuar Ramës. Athina e kupton që pavarësia e gjyqësorit shqiptar nuk duhet vënë në pikëpyetje, prandaj edhe retorika ka ndryshuar pak.

“Lëreni mënjanë lirimin me kusht, vetëm lëreni Belerin të bëjë betimin dhe kjo mund të bëhet edhe nga burgu”. Ky është mesazhi i fundit i qeverisë greke, burime pranë të cilës theksojnë se betimi nuk i “prish punë” krimit të pretenduar. Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis i ka kërkuar vazhdimisht homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka që thjesht të lejojë Belerin të betohet. Por duket se nëse bëhet kjo, atëherë plani i Edi Ramës rrëzohet. Kryeministri shqiptar thuhet se i kishte dhënë garanci palës greke se çështja do të zgjidhej.

Pretendimet e minoritetit

Kryeministri shqiptar akuzohet se ka mbështetur (moralisht) biznesmenë të mëdhenj shqiptarë që duan të sekuestrojnë titujt e pronësisë së grekëve, të cilat nuk janë përcaktuar kurrë saktësisht pas rënies së regjimit komunist. Janë përcaktuar vetëm tituj në përdorim, të cilët blihen lehtësisht nga interesat e mëdha. Titujt mund të “konvertohen” në tituj pronësie me të drejta të rregullta shfrytëzimi në Rivierën e famshme të Himarës nëpërmjet vendimeve të bashkisë. Sipas këtij interpretimi, zgjedhja e Belerit kërcënon planet e establishmentit shqiptar. Beleri nuk admirohet nga shqiptarët. Ai mësohet se ka pasur të paktën kontakte si 20-vjeçar me organizatën MAVI – Fronti Çlirimtar i Vorio Epirit. Megjithatë, ajo që e bën atë të padëshiruar në Tiranë nuk është “e kaluara e tij superpatriotike”. Ka edhe diçka tjetër…

Beleri u zgjodh me mbështetjen e partisë së ish-kryeministrit Sali Berisha (duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të kahershme mes tyre). Edi Rama dhe Berisha janë armiq të betuar, duke bërë që Himara të behët një tjetër fushë e konfliktit të tyre – me viktimën Belerin. Ekspertët e Ballkanit thonë se Rama “pëlqen” të luajë një lojë kaq të ashpër me Athinën, sepse Berisha është një “person i padëshiruar” për Uashingtonin. Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi drejtpërdrejt se Berisha është i padëshirueshëm për SHBA-në sepse është i përfshirë në raste korrupsioni. Madje, sipas disa burimeve edhe Fredi Beleri nuk ka leje hyrjeje në SHBA.

Rama përmend faktin se është gjykata e pavarur që vendos për Belerin. Ajo u krijua në vitin 2019, pas presionit të SHBA për të reformuar drejtësinë shqiptare. Ky është i famshmi SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit) që përfshin tre organe, Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit, Zyrën e Hetimit Kombëtar dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më 2 gusht u njoftua se Beleri do të gjykohej për “korrupsion aktiv në zgjedhje” nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë.

Duhet shtuar se ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe në veçanti ambasadorja e gjithanshme Yuri Kim, e cila u largua vetëm më 10 korrik (dhe u gradua Ndihmëssekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë), luajti një rol të rëndësishëm në ndërtimin e SPAK, por dhe më gjerë në reformimin e drejtësisë shqiptare (dhe shpeshherë ishte cak i komenteve kritike nga anti-amerikanët shqiptarë…). Mjafton të themi se në faqen e ambasadës amerikane, aktualisht gjendet gjerësisht një shpallje për plotësimin e 6 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Lartë të vendit.

Rrjedhimisht, Edi Rama po rrezikon sepse (ndoshta mendon se) po mbështetet te amerikanët që e kanë Berishën (dhe Belerin) “leckë të kuqe”. Një skenar më “i avancuar”, i cili përfshin shkarkimin e Belerit (me ose pa lirim me kusht) dhe më pas zëvendësimin e tij në krye të Himarës nga një minoritar “i moderuar” jashtë rrethit Berisha, është diskutuar në disa kryeqytete dhe mund të realizohet, por për momentin, Athina këmbëngul të mbështesë Belerin dhe nuk dëshiron ta miratojë atë në asnjë rrethanë. ©Marrë nga Kathimerini, Përshtati në shqip LAPSI.al



13 Comments

  1. Por me pragqire vemjet qe votojne perdhunuesin narkoneurotik ramut lekuretrashin me haremin e gonorrese dhe fistules se pa-sherueshme.

  2. Edi bravo! Kesaj i thone te biesh në grop me këmbët e tua. Të lutem mos e nxirr nga burgu Fredin, ai të marrë dënimin e duhur sepse “ka blerë vota pa hesap”, paçka se ka shprehur haptazi frymë antishqiptare për vite me rradhë.

    Gjeni diçiturën – Hajduti i madh kap hajdutin e vogël…. QR.

    🙂

  3. Ne se te huajt nuk do ta kishin mundur Hitlerin, sa per popullin gjerman akoma do te ishte

    ne pushtet po te kishte jeten e gjate.

  4. E c’na merzitet ju te paemer, pastrojeni e pasurojeni fjalorin. Te njejtit avaz i bini 90 %fjale te ndyra e 10%fjale pavlere. E mbani veten per me te dituri, por jeni nje grup INJORANTESH te PAVLERE.

  5. Nuk jane te gjithe si niko peleshka, elokuenti transmendimtar afshinant permanent.
    Kaq sa thashe dhe me ra tensioni.

  6. Epo ju Lapsi jeni vertet një llum një portal pederast me bythqir o portal kurve Rama nuk po e ben te fortin o Laps bytha por Edi Rama po mbron interesat e kombit Shqiptar ndaj një barboni qe quhet Fredi Beleri po ju o laps bytha bashk me sali non graden ilir meten vangjel dulen po i beni avokatin ketij barboni që quhet Fredi Beleri ju Lapsi jeni pa atdhe dhe pa iman yyyyyyyyyy portal bythe legen e di ti more laps plera se Edi Rama ka aleat nga te gjith vended e botes dhe Ju Lapsi bashk me Sali non graden Ilir Meten Vangjel Dulen Barbonin Fredi Beleri dhe ate Grek bythqirin ju Rames dhe Shqiperis te na rruani karin Shqiprija esht aleate me Ameriken dhe greku po u prish me Shqiperin prishet dhe me Ameriken dhe prit prit kur ti shpalli dhe bythqimat e Greqis non Grada

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *