• |
ide | kryesore

SHIFRAT/ Si ndahen mandatet në parlamentin e ri të RMV-së

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur janë numëruar rreth 95% e votave të zgjedhjeve për parlamentin dhe që do të zgjedhë qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar fitorja e thellë e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Partia që drejtohet nga Hristian Mickoski numëron 43.11% të votave.

Në këtë mënyrë ai ka siguruar 59 deputetë në parlamentin me 120 ulëse. Në vend të dytë është renditur LSDM, partia që është aktualisht në pushtet dhe që ka marrë një humbje të thellë. Partia e Dimitar Kovaçevskit ka marrë vetëm 15.17% të votave duke marrë 19 mandate.

Koalicioni “Fronti Evropian” i drejtuar nga BDI-ja e Ali Ahmetit ka marrë 14.01% të votave ose 18 mandate. Në vend të katërt renditet koalicion VLEN i partive shqiptare të opozitës me 10.94% të votave që përkthehen në 13 mandate.

6 mandate kanë shkuar për partinë maqedonase “E MIRA” dhe 5 mandate shkojnë për partinë “Për Maqedoninë Tonë”. VMRO-së do t’i duhet të bëjë koalicion për të siguruar votat e nevojshme për të formuar qeverinë, por nuk do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes. Nuk dihet nëse pjesë e qeverisë do të këtë koalicioni VLEN që ishte afër kësaj force gjatë fushatës.

Në një dalje për mediat Mickoski tha se është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë.“Do të bisedojmë me të gjitha partitë opozitare, por jo dhe me BDI-në“, paralajmëroi ai duke njoftuar negociatat me të gjitha partitë politike opozitare, edhe pse sipas tij kjo nuk nënkupton se të gjitha do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme” – tha ai. Mickoski me këtë rast la të kuptohet se pavarësisht numrit të mandateve që ka fituar BDI-ja, kjo e fundit nuk është në agjendën e VMRO-DPMNE-s. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *