• |
ide | kryesore

Tjetër provokim për Greqinë, Mickoski e quan shtetin e tij “Maqedoni”

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit “Maqedoni”.

Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut.

“Sot, së bashku me zëvendëspresidentin Timco Mucunski, patëm një takim me ambasadorin austriak Martin LPammer. Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën ekonomike do të promovohen dhe inkurajohen edhe më tej në periudhën e ardhshme”, shkruan ai.

Kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet.


3 Comments

  1. Nuk arij ta kuptoj se çfare ka greqia kur populli maqedonas e therret emerin e shtetit te tij ashtu si ata e pelqejne dhe e dijne. Greket meqe po tregohen gangsteret e Ballkanit te jugut le ti kerkojne Turqise qe ta ndroje emerin e Stambollit ne Konstatinapoje.

    1. Armiku i popullit
      Maqedhonia historikisht eshte Greke
      Rrealisht Maqedhonia e sorme eshte Bullgare
      Bullgaret jane ardhes ne ballkan greket jane Autoktone
      Para se te komentoni mendoni se cfare jeni ju shqipetare te shqiperis shqioetare te maqedhonise
      Apo Albane te gjeorgjiz a po te Azerbaxhanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *