• |
ide | kryesore

Konfirmohen hetimet për Olsin, Rama i tregon SPAK ç’duhet të bëjë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se me veprimin që bëri Bardhi, prokuroria duhet që të ndajë të vërtetën nga shpifja.

Ndërkohë që vetë disa hërë ka thënë se nuk ndërhyn dhe komenton në çështjet e drejtësisë dhe aq më pak të SPAK-ut, Rama i ka treguar sot se çfarë duhet që të bëjë prokuroria.

Sipas Ramës kjo ka vetëm 2 rrugë, ose Bardhi ka zbuluar një trafikant në rrethin e tij familjar dhe se i vëllai duhet të futet në burg, ose ndryshe Bardhit duhet që t’i vendosen në gojë proteza e ligjit.

Postimi i Plotë

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit! Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.



10 Comments

  1. o edvin haleja, kanë qenë burra atdhetarë e me karakter si Sadami e Kadafi, etj, por edhe ata e patën një fund, jo më ti langaraq që je karikaturë e shëmtuar e tyre!

    1. dhe me emër aspak nuk është problem të vësh në dukje tradhëtin që i bëhet këtij populli në emër të votave që i merren nëpërmjet manipulimeve elektorale ano grabitjes së votës që ju bëhet shqiptarëve.dhe në këmbim s’ju afrohet jeta minimale jetike. Europa indiferente karrshi nesh si popull.

      1. Dhe kur jep mendime sa çfarë do bëjë Spak ,atje janë gati të bëjnë çar thotë ai por mos i ka udhëzuar ndryshe Amerika dhe u thonë bëni të kundërtën!!

  2. Koka e vertete dhe e madhe e çdo afere je ti dhe vetem ti . Çdo afere korruptive dhe kriminale qe ke bere keto 11 vite pushtet , e ke nisur me ide te qarta dhe paramendim qe para 2013-es . Ti nuk i le gje rastesise o i gjati ine .
    A ishte vellai jot koka “vogel e xibrakes” me bekimin tend ? Nese 1+1 nuk bejne 2 , athere po qe ai nuk ka qene koka .
    Babezia dhe lakmia te dhane shtysen per ne pushtet ato do te te japine edhe dermen per ne ferr .

  3. Ç’far do shkrimi e kudo që bëhet është një thashethem mbas Krave . Po ke fakte dili përballë dhe mos e ul veten . këtë metodë pa emër ai që e ka shpikur bën sondazh që të di se sa njers pa dinjitet njerëzor dhe zvarranik ka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *