• |
ide | kryesore

Rama në Greqi/ Mitsotakis: Nuk e ftuam, por as e pengojmë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur këtë të mërkurë për vizitën e Edi Ramës në Greqi. Rama do të udhëtojë drejt Greqisë në 12 maj ku janë planifikuar takime me diasporën shqiptare atje. Mitsotakis ka thënë për mediat se Rama në Greqi nuk është i ftuar i qeverisë së tij, ndërsa ka zbuluar edhe detaje nga vizita e kreut të qeverisë shqiptare.

“Edi Rama vjen të bisedojë me bashkëkombasit e tij. Zgjedhja e Ramës për këtë vizitë më duket e panevojshme. Nuk e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai.

Qeveria greke i kërkoi kryeministrit Rama që të anulonte vizitën për shkak të fushatës që po zhvillohet në Greqi për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Mirëpo, Edi Rama u shpreh iu vendosur se udhëtimi i tij në Athinë do të zhvillohej sipas agjendës së përcaktuar tanimë. Shefi i qeverisë rikonfirmoi vizitën e tij me një postim të ri në rrjetet sociale, duke thënë: “Pres me shumë krenari takimin me të gjithë ju, shqiptarë të Greqisë”.

Vizita e Ramës zhvillohet në një kohë kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

Autoritetet greke i druhen vizitës së kryeministrit Edi Rama për ndikimin që mund të ketë kryeministri shqiptar të votuesit lidhur me kandidimin e Belerit për eurodeputet, edhe pse GJKKO e dënoi me 2 vite burg për blerje votash vitin e kaluar.



3 Comments

  1. Pse keshtu, a erdhi Micotakisi gjat fushates ne Himar? Apo vari karin ajo nuk quhet. Ma bythqira se greket nuk ka, beni sic them un e mos beni sic bej un. Flasin dhe per te drjeta njeriu, greket flasin per te drejtat e njeriut. Hapu dhe e merri brenda te gjith keta mutra. Keta qe po te jesh cam i lindur ne Greqi, nuk te lejojn te shkosh ne vendlindje. Keta qe kushedi sa shqiptar kan vrar ne kufi, kushedi sa kan torturuar e vrar neper burgje. Keta qe nuk lejn studentet shqitpar ekselent te ngrejn flamurin, vetem pse jan me origjin shqiptare. Flasin keta racista e shovinista muti per te drejta njeriu. Keta qe nuk njofin asnje minoriteti e i detyrojn shqitparet te ndrrojn emra e kombesi. Flasin keta halabajga per te drejta njeriu, shtet i falimentuar e i perkedhelur me shum sec duhet nga BE. Ik ore bythqir.

  2. Normale qe greket Salike Bejlerin duan. Pse te mos e duan? Detin ua fali, nja 4 varreza ua dha gjoja per ushteret grek. Edhe greken moren ca eshtra permetaresh e korcaresh dhe i varrosen si ushtar grek. Bejlerin ua beri kandidat, Likja i dha nenshtetesi Anastasit. Pse te mos e duan Saliken. Mezi e kan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *