• |
ide | kryesore

Presidenti i RMV pranon humbjen dhe uron kundërshtaren

Arkiva, Lajme, Të fundit
president



Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka dalë në një konferencë për mediat ku ka pranuar humbjen përballë rivales së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova.

Në zgjedhjet e raundit të dytë të zhvilluara këtë të mërkurë, kandidatja e opozitës mori më shumë se dyfishi i Pendarovskit që kërkonte një mandat të dytë në krye të vendit. Sipas rezultateve të 76.77% të kutive të numëruara, Davkova ka 64.7% të votave ndërsa Pendarovski nuk ka shkuar më shumë se 29.31% të votave.

Pas shpalljes së këtyre rezultateve Perndarovski pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën, por edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe u uroi punë të suksesshme. Këtë të mërkurë u zhvilluan edhe zgjedhjet e përgjithshme ku sërish koalicioni i partive opozitare maqedonase mori një fitore të thellë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *