• |
ide | kryesore

Dekorimi i Ali Ahmetit/ Maqedonia si fushë beteje mes Ramës dhe Albin Kurtit

Arkiva, Kryesore, Lajme
ahmeti rama kurti



Parakalimi i liderit të BDI-së, partisë të shqiptarëve në Maqedoni, para Këshillit të Bashkiak të Tiranës, ishte shumë më tepër sesa një testim për të matur temperaturën e mardhënies Rama-Veliaj, ashtu sikurse u pasqyrua në pjesën më të madhe të mediave. Pas kësaj ceeremonie dhe dekorimit të Ahmetit me urdhërin qytetar nderi i kryeqytetit, fshihet dora e Tiranës diplomatike për të forcuar influencën në rajon.

Në “nderin” që iu bë atij që Rama e quajti si një “një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare, kishte një kalkulim të pastër elektoral. E gjitha qe konceptuar si një qokë ndaj Ali Ahmetit, i cili këtë 8 maj do të përballet me garën më të vështirë elektorale që prej fillimviteve 2000.

Kundër BDI-së, partisë që ai drejton, është grumbulluar koalicioni më i madh i opozitarëve shqiptarë që është ndërtuar ndonjëherë. Partitë e tubuara nën logon VLEN- synojnë një rezultat të kënaqshëm që do ta bënte këtë koalicion partnerin e ardhshëm të qeverisë së re maqedonase.

LEXO ME TEJ:

Lojëra pushteti në Shkup/ Ali Ahmeti luan kartat për të mbetur në qeveri

Lideri i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski, që ashtu sikurse tregoi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, duket se do të jetë fituesi i thellë dhe kandidat për kryeministër, ka deklaruar publikisht se ai planifikon ta drejtojë vendin në bashkëqeverisje me shqiptarët e VLEN, duke e dërguar BDI-në në opozitë. “BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi. Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, – tha ai në një tubim në Manastir duke iu drejtuar BDI-së.

Natyrisht ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ali Ahmetit, i cili qëndron prej dy dekadash në qeverisje edhe kur zgjedhjet i fiton LSDM ja e majtë edhe kur ato i fiton VMRO-ja sovraniste. Ai i mbahet parimit të pashkruar se çdo qeverisje e këtij vendi multietnik duhet të ndërtohet si një koalicion i partisë fituese të maqedonëve dhe partisë fituese të shqiptarëve. Por që ta arrijë këtë ai është i dënuar të arrijë një super rezultat në këto zgjedhje. Dhe për këtë ai i kërkoi një nder mikut të tij Edi Rama, për t’u dukur sikur në këtë betejë elektorale ka nga pas edhe Tiranën zyrtare.

Rama ia plotësoi kërkesën madje u rikthye pas 13 vitesh të shkelte në bashki, enkas për të ndihmuar Ali Ahmetin. Por lëvizja e kryeministrit shqiptar nuk nisej vetëm nga parimi i miqësisë alturiste. Ai e ka pasur prej kohësh Ali Ahmetin si një aleat edhe në ditët e vështira të projektit të tij të Ballkanit të Hapur, në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç. Kur të gjithë faktorët shqiptarë ishin kundër kësaj nisme që i voliste vetëm Beogradit, si parti qeverisëse, BDI, e Ahmetit e mbështeti atë si parnere e koalicionit, fillimisht të Zaevit dhe më pas të Kovaçevskit.

Analiza e REL: A ka Vetëvendosja ambicie panshqiptare?

Madje kjo mendohet se ka qenë një nga arsyet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi të përfshihet në zgjedhjet maqedone të 8 majit, në përkrahje të opozitës shqiptare. Ndonëse publikisht Kurti ka deklaruar se Vetëvendosja nuk garon në zgjedhjet e 8 majit, “de facto” ai ka njerëzit e tij në listat e VLEN e në mes tyre edhe ish këshilltarin e tij Bekim Qoku. Ai i ka pritur dhe i ka mbështetur udhëheqësit e opozitës shqiptare, ka zhvilluar tubime paraelektorale përkrah tyre dhe ka vënë në shërbim popullartitetin e tij mes shqiptarëve të Maqedonisë për të pasur një rotacion të pushtetit në Shkup. 

Andi Bushati: Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Pikërisht për ti vënë digë ambicieve të Kurtit është futur në lojë dhe Edi Rama. Kryeministri shqiptar nuk mund ti lejojë vetes, që pasi ka humbur totalisht influencën mbi qeverinë e Prishtinës, ti priten lidhjet edhe me atë të Maqedonisë. Në një situatë, kur raporti i tij me Vuçiçin është ftohur, kur në Podgoricë nuk drejton më Dritan Abazoviçi, kur mardhëniet e fqinjësisë së mirë me Athinën kanë shkuar për dreq, ai do të bëjë gjitthçka që që të ruajë një dorë mbi qeverinë e re në Shkup. Rama nuk e pranon dot këtë rënie të lirë të influencës në rajon. Prandaj ai i erdhi në ndihmë Ali AhmetiT. Dhe prandaj i bëri qokën e ceremonisë së dekorimit në Tiranë, për të mos e lënë garën elektorale të 8 majit, në vendin fqinjë, vetëm në duart e trysnisë që po ushtron Albin Kurti. 

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Rama eshte nje lider jo vetem i Shqiperise, por i mbare rajonit.

    Do ishte mire sikur vellezerit tane ne Kosove e Maqedoni ta degjonin me shume fjalen dhe keshillat e tija te pjekura dhe largpamese.

      1. Rama e ka lëshuat Erjon Veliajn.
        Këtë ua them me siguri kushedi sa %.
        Sepse e kam lexuar në një portal.
        Te Lapsi më duket.

    1. Respekte per Ali Ahmetin dhe gjithe luftetaret e UÇK qe I futen pallen serbit dhe çliruan Kosoven me ndihmen e aleateve gjigand te kombit shqiptar SHBA .Kjo aleance I futi hajdarmalluten rusit edhe klyshave te rusit ne ballkan.

  2. Ka ardhur koha qe uragani opozitar te heqi nga pushteti kete diktator te eger! Shqiperia po boshatiset dhe po zevendesohet nga te huajt

    Vetem kete vit kjo qeveri tradhetare parashikon ardhjen e 15 milione turistave te huaj!

    Nderkohe shqiptaret jane kthyer ne qenie te kategorise se dyte qe vetem japin shtepite me qira e punojne neper hotele e restorante e taxi e plazhe e ture turistike! Do thoni ju, po shyqyr se marrin leke! Po c’i do ato leke?! Ato leke mbajne ere tradheti!

    Poshte Edi Rama! Diktatori i fundit i Europes!

      1. Ja PATRONAZHISTI!!!

        Ky vend ka nevoje per patriote te vertete qe ta udheheqin!

        Ky vend ka nevoje per njerez me taban si Sali Berisha dhe Ilir Meta, por Edvin Noriega me leket e krimit te narkoshtetit, Sorrros dhe ambasadoreve te korruptuar e shpalli non grata te parin. Ndersa te dytin po e torturon psikologjikisht.

      2. O idiot i dobishem, nuk jane 15 milione turiste, por jane 15 milione genjeshtra rilindase. Shqiperia nuk ka kapacitet hotelesh, rrugesh, infrastrukrturash. Po ju jeni analfabete funksionale dhe beheni tellalle te mashtrimeve mavi.

          1. Sa do të bëjë pelivanlliqe Rama për të qenë protagonist në hapësirën shqiptare as që ka për ta arritur kurrë Kurtin. Në Kosovë jo e jo por as dhe në MV.

  3. Gabim e ka Kurti me Aliametin. Aliahmeti ka ber shum per ceshtjen shqiptare. Nuk e kuptoj dot Kurtin me then te drejten.

      1. Kurti ju qift familje juve qe kritikoni,keni ju ramoviq vlla me vuqiq,hajdut ikonash dhe ja kini zili o pjelle e ps,kopila koprativash.!

  4. Le ta shpallim publikisht Elefantin ne Dhome:

    Kurti eshte gjys-budallall, semi-dement!

    E keni pa edhe vet si qesh dhe sillet.

    Pa dash ketu me spekulu ca i ka ndodh neper burgjet serbe… a ishte ne te vertete nje i burgosur apo agjent i UDBA-s

    Dmth. Kur flasim, shkruajme e debatojme per Kurtin duhet gjithmone te marrim ne konsiderate qe po flasim per nje ish-burgaxhi!

    Kini pak respekt dhe mirekuptim njerezor!

    Tmerr qe shqipot qe e kane marr karin ne bythe nga UDBA ende sot i thone UDB dhe nuk dine as kuptimin e akronimeve: “Uprava državne bezbednosti”

    Per sherbimet e inteligjences greke flasim heres tjeter.

    Hej, po he mo ca thuhet?! A e hengret byrekun me gjize?!

    Sa burre eshte nje shqiptar nga 1 tek 10?!

    -8

    1. O kar mos u merr me biografinë e Albinit, por shiko se si e ka shtrirë autoritetin në komunat veriore me shumicë serbe, gj që paraardhësit e tij as në ëndër nuk mund ta shikonin!

  5. Mjafton te shohesh foton ilustruese te ketij pacavure shkrimi per te kuptuar qe Rama dominon!

    C’eshte ky burre, c’eshte ky alien?!

    A mos ndoshta vjen valle nga e ardhmja?!

    Interstellar!!! Christopher Nolan! Te lindur ne Korrik!

  6. Sic duket nga komentet sufllaqexhinjvet u eshte dhene bonus per te lehur me shume ne keto kohe jo dhe aq te qeta per “ Birone politike “

  7. Po po mo po neve na japin bonuse. Po juve cfare ju japin?!

    Sapo ndalova dy turiste madrilene qe po ecnin rrugeve te Tiranes edhe i pyeta: ore ju kokrra bythsqirash shoviniste qe keni torturuar katalanet e Barcelonasit… ca beni ju ketu?!

    E po na pelqen shume Shqiperia e Edi Rames me thane. Keshtu qe mos na ca shume karin!

    Pra ndiqni edhe ju keshillen e tyre te mire.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Si ka mundësi të jesh kaq idiot, sa paguhesh ti, at mjaftojnë paratë për nevojat tua dhe të familjes?!

      Mos thuaj po, se ju që komentoni pro qeverisë jeni thjesht langaraqë që paguheni me paga minimale rreth 400 mijë të vjetra, që as për një person të vetëm nuk mjaftojnë, jo më të kesh familje!

  8. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka ushtruar kontroll pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për financime nga fonde jo publike për Partinë Demokratike, referuar viteve 2009, 2011 dhe 2013, në kohën kur ky subjekt politik drejtohej nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

  9. Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera.i madhi Indro Montanelli

  10. Me pak fjalë i bie që Ylli Rakipi të jetë pjesë e klaneve të Edi Ramës dhe ka dash të dëmtojë Erion Veliajn, por paska dëmtuar rëndë Shkëlzen Berishën.

    E vërteta është se nuk ka ndonjë problem që dhe djali i Sali Berishës të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Aq më tepër që është ndërtuesi më i madh anonim në Tiranë, herë në emër të Shtufit, herë në emër të Çimit, dhe një liste të gjatë njerëzish që i përdor për maska biznesi.

  11. Keto jane te njohura ne shtypin shqiptar sidomos Syri, Ylli, Eni i News , erla kurva, Grida po ashtu, Jane nje sere jarganxhinjsh te punesuar nga Saliu dhe familja e tij! Pa folur per Andin, Shkullon e palare,sejaminin,Abilekaj! Po genc Burimi? Cfare ironie gazeatr shqiptar ne France qe paguhet nga Saliu dhe Likja! A nuk e kupton me Saliu qe keta sherbetoret e tij e kane humbur moralin e tyre dhe askush nuk i beson me! Sa me shume kata shejne Ramen dhe mbrojne Saliun aq me shume elektorat humbin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *