• |
ide | kryesore

Presidenti maqedonas vendos në peshore Procesin e Berlinit dhe Open Balkan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Presidenti



Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksi ka zhvilluar një vizitë pune në Pustec me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, nga ku bëri dhe një krahasim mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur.

Një vit më parë Pendarovski shprehej se Ballkani i Hapur ishte ide e mirë, por jo alternativë për BE-në dhe se nisma nuk do të kishte sukses përderisa nuk ishin përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

I pyetur sot për nismën, Pendarovksi tha:

“Ballkani i Hapur që nga fillimi ishte një bashkëpunim rajonal mes shteteve të Ballkanit. Ka mbi 50 nisma për bashkëpunim, e Ballkani i Hapur ishte një prej tyre. Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur”.

Të shoqëruar nga autoritete vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, dy presidentët me zonjat e para u ndalën edhe në pika turistike të zonës dhe në Pogradec.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *