• |
ide | kryesore

Edhe opozita greke kundër Ramës: Vizita në Athinë, provokim! Në të njëjtën datë me arrestimin e Belerit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia opozitare greke SYRIZA ka reaguar në lidhje me takimin që pritet të mbajë Kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë më datë 12 Maj. SYRIZA e quan takimin e Ramës si një provokim nisur nga fakti se në 12 Maj është edhe përvjetori i paraburgimit të Kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shit-blerje votash pak para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Më tej SYRIZA hedh akuza edhe drejt homologut të Ramës, Mitsotakis, se ky i fundit përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake.

Deklarata e plotë e SYRIZA

“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit. Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”,- shprehet SYRIZA.



4 Comments

  1. te gjithe popujt jane ne nje mendje per sa i perket rames. flm lapsi.
    me mbahet mend ne vitet 90 do shpallnim nje hajdut pulash pishtar demokracie se ishte vrare ne menyre heroike dhe patriotike ne gjendje paksa te dehur ne perpjekje per te demtuar diktaturen
    i derguar ishte tritan shehu i cili ne nje moment mori fjalen dhe perserrit k

  2. Hahaha, ja keta bythecet. Po pse , Greqia I respekton fort te drejtat e minoriteteve qe as nuk i njef fare si minoritete. Pa le te drejtat e cameve. Pastaj, ai i juaji pse shkoi ne Gjirokaster? Per provokim? Shqiptaret aty jan 10% e popullsis dhe ju akoma me politika asimiluse. Duke ju ndryshu emra e kombesi. Ja respekti juaj. I mbajtem me buk thon. Duke I paguar dy lek ose hic fare. Suoerioritetin tuaj merreni e futeni ne byth se shqiptaret do jen gjithmon e me shum faktor I rendesishem ne ballkan. Ja per gje po jan ne 6 shtete. Dy i drejtojn, ne dy te tjera jan faktor te rendesishem politik. Tani i ka ngel redha Greqis se aty ne Serbi jan pak e si pjerdh njeri. Po ne Greqi jan komunitet. Futeni ne byth superioritetin tani se me mbrapa do ju dhemb me shum.

  3. Dhe e majta greke është e vetëdijshme se Rama s’është gjë tjetër veçse një diktator.
    Dhe marrëveshja që bëri me fashisten Meloni për grekët është një arësye të mendojnë këtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *