• |
ide | kryesore

Bardhi: Emri i Ramës në dosjen belge “Shqiponja e zezë” të pastrimit të parave

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas një artikulli në mediat belge ku thihet se gjatë një procesi gjyqi për një grup kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë” të lidhur me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të pista në Shqipëri me ndihmën e politikavenëve të lartë përmendet edhe emri i Edi Ramës.

“Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, – shkroi Bardhi në rrjetet sociale duke iu referuar artikullit. 

Më 18 prill, prokuroria belge kërkoi dënimin me 10 vjet burg për shqiptarin Arben I., të cilin e konsideron si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale të lidhur me një organizatë të ngjashme me qendër në Majorka të Spanjës.

“Prokurori pohoi gjithashtu se Arben I. ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama” – thuhet në shkrimin e rtl.be. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ky idiot që kemi për Km do i shpallë luftë gjithë mediave të lira europiane .
    Shpifje,shpifje,shpifje!
    Ik or dick , s’e kupton që po të vjen fundi?
    Edhe të tutë s’të duan më,mezi presin të vij momenti të zhysin në gropën e mutit që vetë ke hapur.

    1. Mediat atje e dinë mirë që rama ska më mbështetje prandaj kanë dilluar të botojnë artikuj ku del rama, dhe qe bejne sens në lexuesin europian. , pra janë dytësore shkrimet për ramën nuk i plas kari për shqipërinë se kanë plot ceshtje me më interes.

      Shqiptaret janë born criminals për belgët luxemburgun hollandën

  2. Kesaj here e ka spiunuar lavirja e Surrelit 🤣Jane prishur per shume marramendshe paresh 🤫Laviret nuk te falin per 🤑

  3. Pordha pa lidhje, kundërmim Gazi fosfat. Çfarë do të thotë citohet? Citohet si përsoni që pastron paratë? Shet drogë? Drejton grup kriminal. Është kryeministër?

    Përsëri gaz kundërmues nga Gazi duket.

    1. E more se çfarë problemi është!!
      Dhe Rama shqiptar është. Deshi që të pasurohet shpejt shumë. Këtu janë bo të pasur ca çapaçulë me trafik droge e mos të bëhet Rama çun Tirone, artist dhe kryeministër!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *