• |
ide | kryesore

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper së shpejti drejt fejesës?

Paparazzi



Bradley Cooper dhe  Gigi Hadid janë në një romancë prej tetorit të vitit të kaluar, por miqtë dhe familja e Gigi-t shpresojnë që çifti të fejohet së shpejti.

“Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre,” tha një burim për ET. “Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejuar së shpejti, por gjithashtu ata duan të dinë nëse çifti është në këtë rrugë drejt zyrtarizimit të lidhjes.”

Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes të dyve dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen bashkë,” vazhdoi  burimi. “Ata janë të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e punës, por edhe prindërimin. Gigi dhe Bradly kanë qëllime të ngjashme, gjë që e bën gjithçka më të lehtë.”

Gigi ka qenë në një lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio, një romancë që thuhet se ka nisur në vitin 2022. Bradley ka qenë në një lidhje afatgjatë me modelen Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë shtatë vjeçe, Lea De Seine. Ata u ndanë në vitin 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *