• |
ide | kryesore

“Kush kapet, është tradhtar” Rama mesazh ish-bashkëpuntorëve të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 11 vitesh në pushtet, kryeministri Edi Rama ka ngritur sot flamurin e antikorrupsionit duke u mburrur për arrestimet e SPAK në radhët e mazhorancës. Duket se dosjet e korrupsionit dhe dënimet në Gjykatën Speciale do të jenë kuajt e betejës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe Rama ka mbajtur sot fjalimin hapës të fushatës, ku nuk ka kursyer ish-ministrat e qeverisë dhe ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës.

“Kush tradhton besimtarët e thjeshtë, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm, që secili në këtë sallë i kanë dhënë mandatin e jetës, në parlament apo qeveri, deputet apo ministër, nuk është i yni dhe nuk ka asjë punë me ne.

Nëse fut duart në arkën e shtetit dhe në xhepat e popullit nuk është ne, nuk ka se si të jetë ne dhe nuk ka çfarë kërkon tjetër nga ne veçse përbuzjes.

Është një tradhtar i dyfishtë i popullit shqiptar, por edhe i PS, si një parazit. Kur një parazit zbulohet nga drejtësia e hidhur është që e kishim mes nesh, por lajmi që u zbulua.

Vjen njësoj si tek ju dhe tek unë helmi që hidhet, siç hidheshin minjtë për të helmuar kështjellën.

Cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi e përdor për t’i vjedhur këtij shteti, i dëgjoj kur bërtasin hajdutët e Edi Ramës, ia kapën një drejtor a kryetar bashkie, apo një përgjegjës drejtorie dhe nuk pushojnë. Në shoqërinë ku jetojmë individi është sovran” u shpreh Rama.



7 Comments

  1. Nje organizate politike ka aftesine te dalloje dhe te seleksionoje,te filtroje individe qe jane te afte dhe te zote ne profesionet e tyre. Nese ky mekanizem filtrues, seleksionues nuk funksionon, atehere e gjithe organizata(ne kete rast partia) eshte nje organizate jo eficente, parazite!
    Dhe nuk mund te lash duart si Ponc Pilati kur te zgjedhurit dhe te promovuarit e tu perfundojne ne burg! E gjitha kjo eshte nje hipokrizi e madhe!

  2. Tu qifte raca o kryemashtruesi me i madh i shqiptareve. Ti po jep serish mesazh bastardeve qe ke ne krah. Vidhni por mos bini ne sy dhe me popullin po lan gojen me demek po lufton korrupsionin. I zhduke shqiptaret nga ky vend i bukur. Po pse duhet ta shijojne kete vend te huajt o te qifsha gruan ne picke? Po te paret tane e mbajten me shekuj e ti ua shet cdo perversi me tanga qe te del para o bir kurve

  3. ik pusht vetem ti nuk ke vjedhur haaaaaaaa te tjeret jane hajdut ti je shenjt haaaaaaaa po ke gjetrur dele dhe te ecen mire se te ishe ne europe perendimore do ishe kalbur ne burg mut legen pa dinjitet pa nder e pa burrni drogaxhi bythlepires i ambasadoreve e te gjithe europes vec per te mbajtur pushtetin me kurva

  4. Harram e pacin ata qe kapen. Ne do vazhdojme per-para me ata qe nuk kapen, me ne krye sulltanin e Surrelit. Po kur te na e kapin edhe kete si do bejme? Apo perseri per-para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *