• |
ide | kryesore

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe ministra, katër pikat që do të diskutohen

Lajme, Të fundit



Sot në Kryesinë e Kuvendit do të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku do të marrin pjesë ministrat dhe kryeministri Edi Rama. Raportohet në mbledhje katër do të jetë pikat ku do të fokusohet mbledhja e kryesocialistit Edi Rama me deputetët dhe ministrat e tij.

Pika e parë ku do të mbështetet diskutimi është qeverisja dhe forcimi i saj, funksionimi i ligjit, korrupsioni dhe nisma ‘Shqipëria e 2030-ës’. Rama pritet të ketë mesazhe direkte për punën e ministrave, madje do të flasë edhe për kuadrin ligjor si dhe zbatimin e forcimin e tij.

PS ka hyrë në një proces riorganizimi prej muajsh, një proces ky i rëndësishëm për këtë forcë politike, ndërsa në datën 10 dhe 11 qershor do të mbahet kongresi i PS ku do të zgjidhen delegatët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *