• |
ide | kryesore

Dëshmia e djalit të Belerit/ Si manipuloi media në shërbim të Edi Ramës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Belerit



Sa herë qeverisë i duhet të marrë një vendim kontrovers, opinioni përgatitet përmes lajmeve të manipuluara që synojnë ta çojnë perceptimin “në drejtimin e duhur”.  Edhe arrestimi i Fredi Belerit u shoqërua me një propagandë të gjithanshme që është denoncuar nga familjarët e tij në një shkrim të BIRN, që ç’është e vërteta ishte krejtësisht i njëanshëm në rreshtimin e deklaratave apo hamendësimet mbi atë që ndodhi në Himarë.

Shkrimi pasqyron vetëm versionin e familjarëve të Belerit ndaj akuzave për blerjen e votave, tek prapaskenat e arrestimit, tek e kaluara e tij në përdhosjen e simboleve kombëtare shqiptare dhe atë për vrasjen e ushtarëve shqiptarë në kufi.

Nëpërmjet rrëfimit të djalit të Fredi Belerit, Petros raportohen disa nga momentet, që çuan në burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dy ditë para votimit, me akuzën e blerjes së votave.

“Në 33 vitet që ka rënë komunizmi dhe dëgjojmë për krime elektorale, vetëm një person është arrestuar. Ky është Fredi Beleri dhe është me origjinë greke. Në zgjedhjet komunale të majit janë raportuar 35 raste të parregullsive zgjedhore. Vetëm Beleris është arrestuar dhe lënë në paraburgim” thotë Petro Beleri për BIRN.

Shpjegimin për arrestimin e të atit, vetë Petro Beleri herë e gjen  tek diskriminimi i minoritetit grek në vendin tonë dhe herë tek rreziku që paraqiste zgjedhja e tij në krye të Bashkisë së Himarës për interesat financiare të investitorëve pranë kryeministrit Edi Rama.

“Babai im dyshohet se është arrestuar në flagrancë, por pa kryer asnjë krim në atë moment. Askund në përgjimet e paligjshme ai nuk duket se jep para apo pranon të japë para për të blerë vota. Nuk kishte asnjë urdhër gjykate për kryerjen e një hetimi të fshehtë përpara arrestimit që është parakusht sipas ligjit”, thotë ai.

Lexo edhe: Propaganda e Ramës me Policinë e Shtetit, përdor Fadilin njësoj si Inën

Lexo edhe: Skandali/ Propaganda e qeverisë do t’i marrë audiencën edhe policit të vdekur

Lexo edhe: Afera McGonigal/ Pse propaganda e Rilindjes nuk ta ngref

Me nëntitullin “Propaganda e mediave shqiptare” trajtohet mënyra se si media jonë e përcolli lajmin e burgosjes së Belerit, duke u bazuar në pakënaqësinë që familjarët e tij kanë pasur për një nga emisionet e “Inside Story” në Top Channel.

Beleri veçon një filmim në “Inside Story” në lidhje me dhënien e parave dhe për takimet e Belerit me të infiltruarin e policisë. Sipas tij, në këtë emision u inskenuan nëpërmjet aktorëve dhënia e parave për votat dhe u tha se në dosje ekzistojnë video dhe audio-përgjime që implikojnë të atin.

“Gazetarët … nuk janë prokurorë për të përcaktuar se çfarë do të përfshihet në dosjen e lëndës. Gjithashtu në emisionin e supozuar investigativ, ata përdorën aktorë, të cilët shfaqeshin duke u dhënë para në emër të babait tim disa personave, duke lënë të kuptohet se kjo ishte video e regjistruar nga policia. E gjithë kjo është krejtësisht kundër etikës gazetareske”, shprehet ai.

Kushdo që ka ndjekur “Inside Story” në Top Channel e ka të qartë se përdorimi i aktorëve për të rikrijuar një situatë të caktuar është një proces pune rutinë i autorëve. Kjo nuk është hera e parë që aktorët performojnë në këtë emision, për t’i sjellë sa më të gjalla imazhet dhe skenat që raportohen nga gazetarët.

Por çështja është se ekzistenca e videos, ku pretendohet se janë shkëmbyer paratë dhe implikimi i Fredi Belerit është një moment vendimtar në dosjen që çoi në arrestimin e tij.

Lexo edhe: Pas deklaratave të Ramës, arrestohet Fredi Beleri (pamjet)

Beleri dhe avokatët pretendojnë se nuk ekziston asnjë takim dhe asnjë bisedë mes tij dhe personit të instruktuar nga policia për të marrë paratë në këmbim të votave. Sipas tyre, nuk ka video dhe audio, që të provojnë takimin dhe se ky informacion është përhapur për të justifikuar arrestimin “në flagrancë”.

Në datën 31 Korrik, avokati i Belerit pranoi se prokuroria ka dorëzuar prova të reja, por sërish thotë ai nuk ka video dhe audio të bisedave mes Belerit dhe personit që pranon se ka marrë paratë. “Nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka as sot që kanë përfunduar hetimet” u shpreh avokati.

Inskenimi me pagesën e parave dhënies së parave në media nuk është rastësi. Nëse kthehemi pas në kohë, në ditët pas arrestimit qarkulloi informacioni se Beleri ishte kapur gafil, me audio dhe me video, duke dhënë para për të blerë vota. U tha se policia kishte përgjime që e gozhdonin kandidatin grek të Himarës në marrëdhënien me një të infiltruar të policisë. Kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga arrestimi dhe asnjë prej këtyre materialeve nuk është publikuar në media.

Kuptohet se pas zhurmës që ka ngritur kjo çështje në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, nëse përgjimet video dhe audio do të ishin publikuar do t’i vinin kapak një herë e mirë historisë. Përndryshe sajimi i tyre është një një manipulim i i frikshëm që bën bashkë gjyqësorin, politikën dhe median dhe përballë të cilit do të ishte i humbur secili prej nesh./Lapsi.al



26 Comments

  1. “Mihali me thikë në gojë…”/ Deputeti i Berishës nxin Shqipërinë: Z.Briatore, Shqipëria s’është ajo e reklamave, këtu të vrasin e të marrin peng,Edmond Spaho

    1. Ore ju të Lapsit, jeni me Shqipërinë apo me Greqinë?
      Aa, jeni spiuna e bij spiunash!
      Ashtu poo. Na falni.

      1. O Doktor ty po ta fut nje shqiptar i gjate cuni i Taqos me shume se cta ka futur grekur keto 300 vitet e fundit deri ne degjenerim. Personalisht eshte hera e pare qe mbaj krahun e “grekut” kur perballe kane shqiptar rilindas. Edhe shqipria qe eshte coptuar nder vite si dikuet eshte drejtuar nga te ngjashem me keta te rilindjes.

        1. Për ty ka folur Faik Konica.
          Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët. E ka patur fjalën për ty dhe Sali Berishën.
          Ja kam shkërdhyer pragun Edi Ramës, por me grekun nuk bëhem kurrë për inat të Edvin Ramutit.
          Dhe thonë, pse nuk e voton populli opozitën.
          Me këtë rastin e Himarës i janë larguar të paktën edhe nja 100 mijë të tjerë.
          Unë jo, sepse unë votimi i fundit që kam bërë është në vitin 2009.
          Pra jam larguar qysh para 14 vjetësh.

  2. Xhokonda e Himares me syte e shkruar! 😅😅😅

    Nuk e di, por sa here qe ka shkrime te ilustruara me foton e ketij tipit nuk arrij dot te mendoj tjeter vecse per pozat e tij kaq “graziose”! 😅

    Vetem maloku Berisha, qe vete e ka thene qe eshte “ku rafsha mos u vrafsha”, dhe ai koke-cepshi nga Skrapari, mund te na ofronin nje kandidat te tille kaq bizar.

    Eshte e turpshme, dhe kjo tregon shume per nivelin e politikes se fqinjit, qe nje Greqi e tere eshte ngritur per te mbrojtur kete Zhgore.

    Tmerr. Siklet. Turp.

  3. Kur te merni gruan edhe vajzen e Bejlerit na thoni se mos dalim lakuriq ne foto,
    Sa te digjeneruar qe jeni, , pse sflisni per ate qe EU e hodhi poshte Greqine, duke thene se eshte ceshtje e drejtesise Shqiptare, edhe nuk i ndalohen fondet e BE -se, por na flisni per djalin (dobicin ) e Bejlerit, ju shkerdhefte zoti ne cdo vryme, race e ndyre

      1. Jo ma tha motra jote, se ne fund te fundit mund te jemi kundershtare ketu, por ne jeten reale ta adhuroj motren

  4. Gëzim e entuziazëm nga qarqe afër mazhorancës dhe pezm i madh, madje mërzitje të thellë në opozitë.

    Ndërkohë që Tritan Shehu shprehu shumë ashpër inatin e tij për zbulimin e naftës, mediat dhe gazetarët pranë Berishës, po tentojnë të hapin idenë se sado që të dalë naftë asgjë nuk do të fitojnë shqiptarët. Por a do ta bënin këtë nëse do të ishte Sali Berisha-kryeministër

  5. Të mbrosh Fred Belerin në Shqipëri është sikur të shkruash hartime për virtytet e Hitlerit në Izrael. Përveç gjithë të tjerave, është një gomarllek, budallek, debil-llek që vështirë ti gjihet shoku në kohë e hapësirë.

    1. E kapi kullen Berisha: malin e Malokut ne mes te qendres se Tiranes Haxhi Qamilse.

      Rri ti, bej teori ketu!

      1. Se mos ja dhashe une kullen o Jorgo! Te ishte per mua, Berisha me gjithe familjen dhe nje grup bashkepunetoresh te ngushte do ishin ne burgje qe ne 1996-ten kur masakruan zgjedhjet. Do te ishin te varur ne litar ne 1997-ten kur dogjen Shqiperine. Te ishte per mua, historia e tij do ishte e vdekur me kohe e me vakt.

        1. Te lutem mos e egzagjero me varje. Mos i fut ate energji negative vetes.

          Let’s have just fun.

          Te ishte per mua, Ben Blushi do ishte Kryeminister, Edi Rama, drejtor i Top Channel, ndersa Berisha drejtor i Klanit. 😀

          1. Ashtu duhet te ishte. Me beso! 😀

            Por Ben Blushi shkrete eshte duke imploduar si whatever drejtor i EuroNews Albania. Edi Rama po shkaperdhehet si Kryeminister… ai kari tjeter qe thjesht ka hallin e Zenit…

            Kur gjithcka mund te ishte kaq e thjeshte: Ben Blushi – Kryeminister, Edi Rama – Drejtor i Top Channel, Sali Berisha – Drejtor i Klan TV.

            Easy as that!

  6. Ju mavite duket qe nuk ia keni idene se çdo te thote liri e demokraci. Nje person nuk mund te stigmatizohet nga pamja. Mendoni se eDramen e keni me te bukur. Dukeni qe ketu qe per ju eshte e rendesishme vetem forma, dukja, dhe aspak thelbi.
    Ky rast tregon totalitarizmin me te cilin funksiononi si putineska te vockla. Ju ftoj te ktheheni ne nivelin qe keni patur me Nanon ku te pakten i keni patur 2-3 njerez me dy klase shkolle me shume qe dinin te argumentonin. Gjynah!

  7. Gjithë kjo zhurmë e madhe për “vjedhësin e votave” të shqiptarit të greqizuar Fredi Beleri është produkt i politikës djallëzore të Ramës e aleancave të dyshimta të Berishës .
    Që në Shqipëri ka një pakicë minoritare greke si në të gjitha vendet europiane e më shumë në Ballkan, ky është një realitet i padiskutueshëm.
    Është ama një fakt i padiskutueshëm që Shqipëria nuk e ka injoruar asnjëherë këtë realitet.
    Edhe nja dy copë fshatra të Prespës me origjinë sllavo-bullgare, janë njohur si minoritet etnik.

    Po si qëndron problemi i trajtimit të minoriteteve etnike në Greqi ?
    Le ta nisim me arvanitasit.
    Nuk ka një statistikë të saktë të tyre të bërë nga qeveritë greke, pasi duke qenë ortodoksë , ata janë konsideruar gjithmonë grekë.
    Le ti krahasojmë shqiptarët arvanitas me shqiptarët arbëreshë në Itali.
    Një trajtim diametralisht i kundërt.
    Arvanitasve në Greqi ju është ndaluar me dhunë që ta flasin gjuhën e tyre shqipe e jo më të kenë pasur institucione shkollore në gjuhën shqipe, siç kanë pasur arbëreshët në Itali.
    Ndërkaq në Shqipëri edhe në kohën e diktaturës enveriste kishte shkolla në gjuhën shqipe për disa fshatra minoritare greke e deri në Universitetin e Gjirokastrës.
    Po i lemë shqiptarët e gjorë arvanitas në Greqi që pothuajse janë asimiluar krejtësisht e quhen grekë.
    Po meremi me historinë më të vonët të genocidit të shqiptarëve të Çamërisë që kulmoi me Luftën e dytë botërore.
    Jemi marë vetëm me çamët që u masakruan nga bandat e Zevros e erdhën të lebetitur në Shqipëri, paradoksalisht edhe ky një shqiptar arvanitas, por nuk përmendim miliona shqiptarë të përkatësisë myslimane që u dëbuan me dhunë nga Greqia për në Turqi duke i konsideruar si turq, vetëm se ishin myslimanë me një marveshje të miratuar edhe nga Europa “e krishterë” që sot është e mbushur me dhjetra miliona emigrantë myslimanë nga Azia e Afrika.
    Njëlloj si Greqia, edhe Turqia nuk i njeh këta miliona si minoritet shqiptar por si “qytetarë turq”
    Këtu ja vlen të bëjmë pyetjen :
    Çfarë ndryshimi ka midis “demokracisë” greke me ate turke sa i takon për minoritetet etnike ?
    Asnjë ndryshim.
    Ndërkaq dihet se fiset ilire të Gadishullit Ilirik, ishin të parët në Europë që pranuan fenë e Jesu Krishtit.
    Çfarë ndodhi që në mesjetë, një pjesë e madhe e tyre u myslimanizuan ?
    Nuk po i hyj përgjigjes së kësaj pyetje se janë me mijra libra të shkruar për këtë me ndarjen e perandorisë romake të perëndimit nga ajo bizantine e lindjes, katolikëve e ortodoksëve.
    Për tu rikthyer tek Beleri.
    Nga na doli një Himarë greke, kur ajo ka qenë qendra e Labërisë ?
    As Maqedonia e as Epiri nuk kanë qenë grekë apo sllavë por të banuara nga fise ilire që grekët gjuhëshkrues i quanin “barbarë” pasi nuk e shkruanin gjuhën e tyre..
    Gjuhën e tyre nuk e kanë pas shkruar në ato kohëra edhe fiset e mëdha të shteteve të sotme të fuqishme europiane.
    Meqë iliro-maqedonasi, Aleksandri i madh pushtoi deri vende të Azisë, a mos duhet që ne shqiptarët të quajmë ato teritore të pushtuara si tokë shqiptare ?
    Varfëria e injoranca janë shkaqet që njerëzit blejnë e shesin votat e tyre e më keq shesin edhe identitetin e tyre etnik.

  8. Vazhdoni me bejlerin ju.
    Nje arixhi tjeter po ju qi grate dhe quhet ariqen hajmuti nga gjirokastra vendlindja e enver bythqirit.
    430 milion i vodhi. Jorgo maloku majlinda si mendoni o shoqet e partise?

    1. Bari ka ngjyrë blu-, tha gomari. Ai që i thoshte: E ke gabim, është i gjelbër -, dënohej, ndërsa gomari vazhdonte të pëlliste i lumtur për “fitoren”.

      Unë nuk kam dashur prej kaq javësh të hyj në debat me asnjë gomar gënjeshtar.Per te gjithe shpellkaret mediatike e politike qe qarkullojne ne mjedisin e ndotur nga krye shpellkari malok e krimineli i Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha.

  9. Kampioni absolut europian i vjedhjes së votave, Edvin Rama, po na shitet si luftëtar kundër hajdutit të 15 votave në Himarë.
    Nuk bën asgjë pa ndonjë prapamendim intrige dymetroshi.
    Meqë ja kanë përplasur vazhdimisht në surrat vjedhjen masive të votave në të gjitha zgjedhjet që ka organizuar qeveria e tij, gjeti rastin që të burgosë shqiptaro-grekun Beleri, kandidat për bashkinë e Himarës të mbështetur nga Berisha.
    Një rrugë e dy punë.
    Medemek “demaskon” patriotizmin e Berishës e do që të vejë shenjën e barazimit me opozitën për vjedhje votash. e ndërkaq, meqë po i pëlcasin në SPAK të gjitha skandalet e mëdha korruptive me koncesionet qindra miliona eurosh, kujton se do ta tërheqë vëmëndjen e publikut me ato tre-katërqind euro që paska harxhuar Beleri për të blerë ca vota me paratë e Greqisë.Ky dymetrosh pa kokë e zemër qe i gatshëm që ti falë Serbisë Veriun e Kosovës , që me pasuritë që ka, përbën 60% të GDP së dy shteteve shqiptare, e paska hallin se Himarën do tja merka Beleri !

  10. Edhe ju te Lapsit late nam me keto budallalleqe. Botoni tani edhe kujtimet e Zerves, se vetem kjo ju ka mbetur.

  11. Nga masakra e Peshkëpisë, te loja e Berishës, gazetari grek i numëron bëmat Belerit,kampion dhe strateg per vjedhjen e votave eshte cilsuar nga nderkombetaret vetem salih karaxhic berisha zgjedhjet lokale 1992,per kushtetuten 94,zgjedhjet parlamentare 1996 ku i fitoje 99% te kuvendit,zgjedhjet e 2009 ku i dogji me duart e ristanit kutite e zgjedhjeve,zgjedhjet lokale te 2011 ku vjedhja ishte live ne tv,rekorde qe nuk i ka as nje politikan ne ballkan por vetem kapo i Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha

  12. Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen në një gangrenë për opozitën, pasi njeriu që inskenoi shkatërrimin e karrierës së Gjiçit, Sali Berisha, tani është faktori kryesor që socialistët ta rimarrin përsëri Bashkinë.

    1. Berisha paskej bërë fajin e rëndë që paskej “shkatëruar karrierën e Gjicit” ?
      O Zot !
      Çfarë nuk lexon në “komentet” e shqiptarëve tru tredhur nga politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *